Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes te semaforët e mensës së studentëve në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar gjashtë persona. “Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit 6 persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak…
Author: almakos
14 Mars 2019 / 8:11 Rrjetet sociale Facebook dhe Instagram “u ndërprenë” përreth botës, për shkak të mijëra përdoruesve të hidhur publikuan për atë në Tuiter. Përdoruesit në pjesën jugore dhe juglindore të Anglisë mes të parëve filluan “t’i përjetojnë problemet”. Por më vonë edhe përdoruesit në SHBA, Brazil, Peru, Kolumbi, Meksikë dhe në disa pjesë të Evropës, gjithashtu e ndanë zemërimin e tyre. Dhe në të dy faqet e këtyre rrjeteve sociale paraqiten porosi për gabim gjatë përpjekjes kur inkuadrohen përdoruesit. “Ups..diçka shkoi keq. Punojmë për ta rregulluar problemin sa më shpejtë që është e mundur”, shkruan porosia në…
14 Mars 2019 / 8:00 Në Gjykatën Penale në Shkup, për sot janë caktuar seanca të reja për lëndën e “Target-Fortesa” dhe “Tenderë” të Prokurorisë Speciale Publike. Në këtë lëndën “Target-Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike janë të akuzuar ish-kryeshefi i Drejtorisë së pestë në MPB-së, Goran Grujevski dhe i punësuari në DSK, Nikolla Boshkoski, të cilët janë në arrati në Greqi, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, Vlladimir Varellov nga DSK-ja dhe pesë persona tjerë nga Drejtoria. Sipas aktpadisë, përmes tre sistemeve për ndjekje të…
14 Mars 2019 / 7:46 Delegacion i Nënkomitetit për tranzicion dhe zhvillim të Kuvendit parlamentar të NATO-s do të realizojë takim me Ilija Dimovskin, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kuvendin parlamentar të NATO-s./MIA Loading…
14 Mars 2019 / 7:30 Sot në Maqedoni do të mbizotërojë mot i me të ftohtë pranveror me temperatura të mëngjesit prej 2 deri në 6 gradë në pjesën veri-perendimore të vendit. Gjatë ditës temperaturat do të sillen nga 4 gradë deri në 8 gradë maksimale, me mundësi reshjeje të shiut. Loading…
13 Mars 2019 / 20:47 Kryeministri Zaev nuk mendon se Shqipëria e ka ndihmuar ish kryeministrin Nikolla Gruevski që të arratiset. Në një intervistë për median shqiptare Top Channel Zaev tha se është i njoftuar me të gjitha detajet e lëvizjës së Gruevskit në Shqipëri dhe se ai është ndihmuar nga Ambasada hungareze. Zaev shtoi se nuk ka provë që dikush me lidhje politike në Shqipëri ndihmoi Gruevskin që të hyjë në Ambasadën hungareze në Tiranë dhe të kërkonte azil. Unë i di të gjitha detajet, pasi vendi ynë mik, Shqipëria, na ka njoftuar me detaje për gjithçka ndodhi një…
13 Mars 2019 / 20:27 Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në një prononcim për mediat, paraburgimin e ish shefit të Byrosë për Siguri Publike Mitko Çavkov e konsideroi si përndjekje politike të atyre që nuk mendojnë njësoj me pushtetin dhe një aspekt tjetër të zaevizmit të cilin, siç tha, duhet ta mposhtin në zgjedhjet presidenciale. Mickoski këto komente i bëri pas takimit me partnerët e koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” ku u konfirmua mbështetja e përbashkët për kandidaten për presidente Siljana Gordanovska. Ne në Maqedoni kemi një stil mafioz të ballafaqimit me ata që nuk mendojnë njësoj në politikë…
13 Mars 2019 / 18:52 VMRO-DPMNE-ja dhe LSDM-ja kanë filluar me themelimin e grupeve të punës me qëllim harmonizimin e qëndrimeve rreth ligjeve reformuese. Alsat jo zyrtarisht mëson se me grupin për harmonizimin e ligjit mbi Prokurorinë Publike do të udhëheq ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. Në propozimin e dikasterit të Drejtësisë parashikohet përfshirja e Prokurorisë Speciale Publike në kuadër të Prokurorisë Publike. VMRO-DPMNE-ja ndonëse ka zgjedhur negociatorët, emrat e tyre nuk i bën të ditur. Opozita nuk pajtohet që të ketë vetëm dy grupe pune. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se subjekti i tij është i gatshëm…
13 Mars 2019 / 18:27 Një ditë përpara përfundimit të afatit për kontrollimin e të dhënave në listën zgjedhore, numri i votuesve që janë paraqitur për shqyrtim në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ, është rreth 51 mijë. Sipas KSHZ-së ky numër është i kënaqshëm në krahasim me ciklet e kaluara zgjedhore, kur interesimi ka qenë më i ulët. Në bazë të paraqitjeve të qytetarëve dhe në bazë të të dhënave të institucioneve, KSHZ-ja përditëson listën zgjedhore. Procesi i përditësimit të listës zgjedhore do të lehtësohet me formimin e Regjistrit qendror të popullsisë, ligji për formimin e të cilit është…
13 Mars 2019 / 18:09 Dëgjimi i “Bombave” mund të zbulojë se kush janë porositësit dhe dorasit e vrasjes së pesëfishtë te Liqeni i Smilkovës 7 vjet më parë, vlerëson pala mbrojtëse e familjeve të dëmtuara. Seancat e fundit të rastit “Monstra” u zhvilluan me dyer të mbyllura për publikun, pasi u dëgjuan dëshmi me masa të posaçme hetimore. Por, avokatja Dafinka Ivanovska tha se pas tri seancave, në Gjykatën Penale do të prezantohen bisedat e përgjuara, të njohura si “Bombat” e paralajmëruara nga ish kreu i opozitës së atëhershme Zoran Zaev. Kush me kënd ka folur dhe çfarë është…
13 Mars 2019 / 17:59 Nuk ka raste të reja të të prekurve nga bakteri MRSA i cili u gjet në çerdhen “Borëbardha” në Çair dhe në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se presin nga mikrobiologjia rezultatet e analizave për të parë nëse është konstatuar se tek fëmijët ka pasur prani të bakterit MRSA. Autoritetet thonë se periudhën e fundit ky bakter sa vjen e bëhet më i pranishëm, ndërsa e njëjta nuk është vdekjeprurëse dhe se mund të trajtohet me sukses. [embedded content] Prezenca e këtij bakteri apo çfarëdolloj bakteri tjetër që shkakton…
13 Mars 2019 / 17:45 Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të marrë masa paraprake, që prodhimet vendore dhe ekonomia të mos ndjejnë pasoja nga dalja e tërësishme e Britanisë së Madhe prej Bashkimit Evropian. Zëdhënësi Mile Boshnjakovski, deklaron se në seancën e mbrëmshme, Qeveria ka shqyrtuar informatën e ndikimit të BEXIT-it ndaj ekonomisë së Maqedonisë. [embedded content] Konstatimet që i sollëm janë ata që e obliguam Ministrinë e Ekonomisë, në bashkëpunim me ministrinë e Financave dhe Drejtoria e Doganave deri në qeveri të dorëzojnë propozim të vendimit për vendosjen e masave autonome, me zbatim të kushtëzuar, kuptohet sipas…

