13 Mars 2019 / 15:54 Qeveria ndryshon ligjin për emërimin e nëpunësve të lartë udhëheqës shtetërorë. Ligji i ri do t’i përfshijë: udhëheqësit e sektorëve në ministritë, organet e pavarura në administratën shtetërore, ndërmarrjet publike, institucionet shëndetësore dhe shoqatat tregtare që janë në pronësi të plotë shtetërore. Ky është hapi i parë drejt depolitizimit të administratës, meqë udhëheqësit e rinj do t’i përzgjedhë komisioni i përzier i ekspertëve, opozitës dhe pushtetit – shprehet numri “një” i këtij dikasteri. Ata udhëheqës të lartë më në fund do të duhet të tregojnë edhe rezultate. Duhet doemos të kemi ndonjë mënyrë dhe t’i…
Author: almakos
13 Mars 2019 / 15:41 Banka Popullore e liroi politikën monetare. Norma bazë e kamatave është ulur për 0.25 pikë përqindjesh dhe tani është 2.25%. Kjo kamatë është bazë sipas të cilës llogariten të gjitha kamatat e tjera të kredive edhe për qytetarët edhe për kompanitë. Nga Banka Popullore thonë se ulja e kamatave është reflektim i lëvizjeve të mëtutjeshme të volitshme të tregut devizor, që krijojnë pritje të qëndrueshme te biznesmenët. Banka Popullore “Vendimi për uljen e normave të kamatës bazohet në vazhdimësinë e qëndrueshme të lëvizjeve të volitshme në tregun devizor, që tregon se nuk ka presione në…
13 Mars 2019 / 15:32 Pas zgjedhjeve presidenciale do të vendoset për koncesionerin e ri në deponinë Drislla. Vendimi për koncesionerin e ri duhej të miratohej gjatë seancës së sotme të Qytetit të Shkupit, por e njëjta u anulua, me arsyetimin se një vendim i tillë nuk duhet miratohet gjatë periudhës parazgjedhore. Deri në maj, deponinë Drislla do ta udhëheq qyteti i Shkupit, ndërsa kanë nisur procedurat për largimin e koncensionerit të deritanishëm. Vendimi dhe rekomandimi ynë ndaj këshillit që merr vendime është që “Sholc” të jetë partneri i ri i qytetit për periudhën që jepet koncesioni. Ajo që duhet…
13 Mars 2019 / 15:16 Trajnim i përbashkët i ARM-së dhe armatës amerikane realizohet sot në poligonin e Armatës Krivollak. Majori Goran Shutevski, zëvendëskomandant i Batalionit të dytë në Brigadën e parë të armatës sonë, informon se ata marrin pjesë me dy reparte minahedhëse prej 120 milimetra. Trajnimi ishte me municion luftarak. “Dy repartet tona minahedhëse me pjesëtarët e repartit minahedhës amerikan kanë kryer përkrahje të zjarrtë të njësisë amerikane të këmbësorisë. Gjatë këtij trajnimi, që ka zgjatur gjashtë ditë dhe përfundon sot, është konstatuar se procedurat tona janë kompatibile me ato amerikane dhe me NATO-n dhe ne mundemi lirshëm…
13 Mars 2019 / 14:55 Avokati i të akuzuarave të rastit “MONSTRA”, Naser Raufi, pas seancës së sotme ka deklaruar se pret të dëgjojë bisedat e përgjuara që të zbulohet rasti, siç tha ai, të vrasësve të vërtet ku u vranë katër djem të ri dhe një burrë në moshë pranë liqenit të Smilkovës. Sipas Raufit bëhet fjalë për më shumë përgjime të cilat fillimisht do të duhet të dalin në pah gjatë procedurës së dëshmive. Mendoj se në përputhshmëri me deklaratën e prokurorit special publik do të zbulohen vrasësit e vërtetë. Ajo që është e sigurt është se këto…
13 Mars 2019 / 14:43 Shpërbërja e Sekretariatit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ka nxitur edhe reagimin e zv. Kryeministrit Hazbi Lika, i cili kundërshton shndërrimin e Sekretariatit për zbatimin e MO-së në ministri për sistem politikë. “E ndjej si obligim të sqaroj para Jush, situatën e krijuar së fundmi rreth iniciativës nga BDI për shpërbërjen e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, dhe themelimin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, iniciativë e cila ditën e nesërme do të gjendet para deputetëve. Unë si përfaqësues i BDI-së, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut,…
13 Mars 2019 / 14:27 Ish kryeministri Nikolla Gruevski përmes facebook ka komentuar arrestimin e ish shefit të BSP-së Mitko Çavkov, duke theksuar se kjo është hakmarrje e Zoran Zaevit për rastin “mitmarrje”. “Ky është arrestimi i tretë i Çavkovit, sikurse dhe dy arrestimet paraprake si dhe e tërë ndjekja ndaj tij është hakmarrje personale e Zoran Zaevit për shkak të lëndës “mit-marrje”, shkruan Nikolla Gruevski, azilant në Hungari. 1.Ова трето по ред апсење на Митко Чавков, како и претходните две, како и целиот прогон против него е лична одмазда на… Publiée par Nikola Gruevski sur Mercredi 13 mars 2019 Loading…
13 Mars 2019 / 14:09 Pas zgjedhjeve presidenciale, qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë do të mbajnë mbledhjen e dytë. Kryeministri Zoran Zaev i cili qëndroi për vizitë në Shqipëri, paralajmëroi thirrjen e mbledhjes ndër-qeveritare në të cilët do të bëhet pasqyrimi i projekteve të përbashkëta. Zaev shtoi se rëndësi do t’i kushtohet lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave. Institucionet tona do ta shfrytëzojnë momentin për konstatime shumë pozitive lidhur me obligimet e përfunduara nga institucionet. Një çështje tjetër mbetet hapjen e “One stop shop” në pikën kufitare Qafëthanë ku më së paku do të duhet të përgjysmojmë…
13 Mars 2019 / 13:16 Një e katërta e të vdekurve para kohe dhe e sëmundjeve vjen si shkak i ndotjes së ajrit që provokohet nga faktori njeri. Është ky alarmi i lëshuar nga OKB-ja në eventin Global Environment Outlook (GEO) ku po diskutohet raporti mbi gjendjen e planetit tonë. Gazrat e lëshuar në atmosferë nga produktet kimike, që po ashtu kanë kontaminuar edhe ujin e pijshëm, venë në rrezik gjithë ekosistemin që garanton mbijetesën e miliarda njerëzve mbi tokë. Një problem ky që ka të bëjë me shkaqet e ekonomisë globale. Analizat e OKB-së kanë ardhur si rezultat i…
[embedded content] 13 Mars 2019 / 12:57 Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive asaj të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë do të mbahet gjatë kësaj vere, saktësisht pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni dhe pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri, këtë sot e konfirmuan në Tiranë dy kryeministrat, Edi Rama dhe Zoran Zaev. Kësaj radhe mbledhja do të mbahet në Maqedoni dhe siç u shpreh kryeministri shqiptarë Edi Rama, është radha e Maqedonisë që të paguaj drekën. Loading…
13 Mars 2019 / 12:06 Unë personalisht deri para 21 muajve, përafërsisht dy viteve isha në opozitë dhe atëherë nuk ishim pjesë e bisedimeve për në BE dhe as nuk kishim arritur që të bëhemi anëtare e NATO-s, pasi që vendi kishte marrë një kahje tjetër. Ne sot jemi këtu të fuqizojmë idenë e bashkëpunimit midis dy vendeve. Si udhëheqës politik i kemi marrë detyrat tona dhe tani po krijojmë kushte ekonomike për jetë më të mirë të qytetarëve. Integrimet e hapura për në NATO të Maqedonisë së Veriut, ka rritur numrin e investitorëve të huaj në krahasim me vetëm…
13 Mars 2019 / 12:02 Mbledhja e përbashkët Maqedoni-Shqipëri do të mbahet gjatë kësaj vere, pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni dhe pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, këtë e konfirmoi sot Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, gjatë qëndrimit të tij zyrtarë në Shqipëri. “Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut nuk ka qenë kur më e mirë se sot, më produktive se sot se sot, kjo është e qartë si drita e diellit”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë. “Takimi do të mbahet në verë pas zgjedhjeve presidenciale dhe pas zgjedhjeve lokale në Shqipëri, Qëllimi…

