14 Mars 2019 / 12:08 Zv. Kryeministri Bujar Osmani qëndroi në institucionin më të lartë zgjedhorë, KSHZ-ja nga ku u njoftua rreth procesit të organizimit të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të caktuara për më 21 prill të këtij viti. Me këtë rast Osmani u shpreh se nuk ka vend për gabime, e aç më pakë kohë për përmirësime. Sipas tij BE-ja ka aktivizuar gjithë mikroskopët dhe monitoron edhe gabimin më të vogël. “Në kuadër të vizitave ndërinstitucionale për të vlerësuar rrjedhën e procesit reformues, planit 18, jam këtu për të vlerësuar dhe për ti mobilizuar institucionet kyçe të cilat do…
Author: almakos
Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, Stacioni Policor në Istog, me datën 8 mars ka pranuar informacione lidhur me një rast të kanosjes, ku një person i dyshuar kishte adresuar disa mesazhe kërcënuese ndaj një punonjësi në burgun e Dubravës. Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për të hetuar dhe për të zbardhur rrethanat lidhur me rastin e kanosjes, si dhe ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar F. S. (1959) Njësitet relevante policore me urdhëresë të gjyqtarit të procedurës paraprake kryer kontroll të shtëpisë…
14 Mars 2019 / 11:32 Prokuroria Themelore Publike ka publikuar rezultatet e hetimit që kanë shkaktuar aksidentin tragjik në Llaskarcë ku u mori jetën të paktën 15 personave. Sipas prokurorit, Sasho Rajçev hetimi ka zbuluar se aksidenti ka ndodhur për shkak shpejtësisë së madhe dhe parregullsisë së frenave të autobusit dhe se është manipuluar tahografi. Shoferi ka vozitur me shpejtesi 99 km/h ndërsa shpejtësia e lejuar në atë rrugë për autobusët e tonazhit të lartë është 80 km/h. Në momentin e aksidentit shoferi nuk përdorte telefonin. Nga Prokuroria pohojnë se shoferi vuan nga diabeti por në momentin e drejtimi të…
Një vajzë nga fshati Lutogllavë e Pejës është larguar nga shtëpia me datën 12 mars të këtij viti. Babi i saj ka raportuar rastin në polici, duke thënë se nuk din asgjë për vendndodhjen e vajzës së tij. “Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se vajza e tij viktima femër K-Shqiptare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj”, njofton policia. /Telegrafi/
14 Mars 2019 / 10:57 Prokuroria Themelore Publike njofton se ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona për aksidentin që ndodhi më 13 shkurt në afërsi të fshatit Llaskarcës, me ç’rastë humbën jetën 15 persona dhe 39 të lënduar. Shkaqet që shpien deri tek aksidenti në fjalë sipas PTHP-së ka qenë shpejtësia më e madhe se e lejuara, autobusi ka lëvizur me shpejtësi prej 90 km/h, ndërkohë që shpejtësia e lejuar ka qenë vetëm 80 km/h. Ndërkohë që ka pasur probleme edhe me sistemin e frenimit. Lidhur me aksidentin janë marrë në pyetje gjithsejtë 47 persona, si dhe është kryer…
Një person është arrestuar në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë. Arrestimi i tij është bërë për shkak se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse janë gjetur dhe janë konfiskuar një AK-47 me një karikator me pesë fishekë dhe dy krehër me 23 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/
14 Mars 2019 / 10:00 Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa lëndime më të lehta në dy nga gjithsej nëntë aksidente gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Në shtatë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 32 shoferë për ngasje të shpejtë, 12 para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit dhe dy fillestarë, si dhe dy automjete me probleme teknike dhe 16 të paregjistruara. Janë sanksionuar edhe dy shoferë që kanë kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer për parakalim…
14 Mars 2019 / 9:39 Prokurori publik në PTHP Shkup, Sasho Rajçev në pres-konferencë do të prezantojë informata për rrjedhën e procedurës në lidhje me aksidentin tragjik në Llaskarcë. Në aksidentin tragjik i cili ndodhi më 13 shkurt këtë vit, rreth orës 17 00 në hyrje të fshatit Llaskarcë, humbën jetën 15 persona. Autobusi i kompanisë “DURMO TURS” ishte nisur në relacionin Shkup-Gostivar me gjithsej 51 udhëtarë, të gjithë nga Gostivari. Autobusi është aksidentuar në autostradën Tetovë-Shkup dhe si rezultat ka përfunduar në humnerë pasi që i njejti pasi kishte humbur kontrollin i kishte kaluar edhe rethojat e sigurisë së…
14 Mars 2019 / 9:20 Lidhur me aksidentin e 13 shkurtit që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, nëafërsi të fshatit Llaskarcë me ç’rastë 15 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të lënduar, policia ka ndaluar 6 persona. Alsat jozyrtarisht mëson se në mesin e të ndaluarve janë edhe vozitësi i autobusit si dhe pronari i Durmo Turs. Lidhur me detajet rreth rastit ne fjalë Prokuroria Publike sot në ora 10:30 do të mbajë një konferencë për shtyp. Loading…
14 Mars 2019 / 9:05 Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë, Tomash Petzhiçek sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të kolegut të tij maqedonas Nikolla Dimitrov. Siç kumtoi MPJ-ja, në axhendën e bisedimeve të dy ministrave, krahas çështjeve për situatën aktuale dhe perspektivat për zhvillim të mëtutjeshëm të marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, do të gjenden edhe çështjet për bashkëpunim në kuadër procesit integrues të vendit tonë në BE dhe NATO, si dhe bashkëpunimi i përbashkët në suaza të organizatave ndërkombëtare. Pritet që shefat e dy diplomacive të shkëmbejnë…
14 Mars 2019 / 8:44 Në Republikën e Maqedonisë ka avancim në mediumet dhe gjyqësi, por mbetet të zgjidhen edhe disa probleme të rëndësishme si korrupsioni, theksohet në raportin më të ri për të drejtat e njeriut të Departamentit amerikan të shtetit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut në vitin 2018 ka ndërmarrë aktivitete për të hulumtuar, akuzuar dhe të dënuar persona zyrtarë policorë të cilët kanë bërë keqpërdorime, ndërsa autoritetet në vend kanë pasur kontroll efektiv ndaj shërbimeve të sigurimit, por megjithatë ekziston nivel i lartë i korrupsionit, thuhet në raport. Më tej qëndron se “Qeveria ose agjentët e saj…
14 Mars 2019 / 8:29 Sonte në mesnatë përfundon afati për skadim për verifikim të Listës zgjedhore dhe paraqitje për votim të diasporës. Në këtë datë përfundon edhe parashtrimi i kërkesave të qytetarëve për regjistrim, plotësim apo shlyerje të të dhënave në Listën zgjedhore. Verifikimi publik në Listën zgjedhore zbatohet në sektorët rajonalë dhe zyrat e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, nga ora 08:30 deri në 19:00, duke i përfshirë edhe ditët nga fundjava dhe festat. Lista zgjedhore vendoset në verifikim publik me gjendje të të dhënave të qytetarëve me 18 vjeç të plotësuara me letërnjoftim valid apo pasaportë në ditën e…

