15 Mars 2019 / 7:31 Mosrespektim i Kushtetutës është edhe nëse nuk përdoret emri i ri kushtetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar sonte kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për procedurat e mëtejme me ligjet të cilat nuk u nënshkruan nga presidenti Gjorge Ivanov. Zaev ka shprehur besimin se shërbimet do të gjejnë zgjidhje të përbashkët me qëllim të mundësohet përdorimi i ligjeve të miratuara, të cilët nuk morën nënshkrimin nga shefi i shtetit. Kuvendi të hënën ka bërë të ditur se Ivanov nuk i ka nënshkruar dekretet për shpalljen e 11 ligjeve.…
Author: almakos
14 Mars 2019 / 23:12 Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit edhe për shoferin e autobusit të kompanisë “Durmo Turs”, pas aksidentit tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në fshatin Llaskarc, ku humbën jetën 15 persona. Shoferi akuzoket për kryerje të detyrës në mënyrë të papërgjegjshme. Gjykata më herët kishte caktuar masën e paraburgimit 30 ditor edhe ndaj pronarit të kompanisë “Durmo Turs” dhe udhëheqësit të kontrollit teknik “Auto Moto Lidhja Gostivar”. Ndërsa për tre të akuzuarit e tjerë janë shqiptuar masa të kujdesit. Loading…
14 Mars 2019 / 20:55 Kryeministri Zoran Zaev mohoi zërat se për shkak të mosmarrëveshjeve me BDI-në në lidhje me Ligjin për Mbrojtje Sociale, ministrja Milla Carevska do të shkarkohet nga detyra. Sipas tij, problemet tashmë janë tejkaluar. E drejta për të fituar ndihmën sociale, sipas kritereve të definuar aty në një nen, vlente për amvisëritë. Tradita tek qytetarët shqiptar është që në amvisëri të jetojnë persona nga rrethi më i gjerë, kushërinj, familjarë. Kishte nevojë që të kthehet në nivel të familjes, tek babai, nëna dhe fëmijët. Kjo sot u pranua. Ligji do të hyn në procedurë, në seancën…
14 Mars 2019 / 20:22 Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Toni Jakimovskit, ish-shefin e kabinetit të Shasho Mijallkovit dhe për Stevo Manxhovskin, i cili gjithashtu është i punësuar në DSK. Për Kristina Josifovskën, gjykatësi në procedurë paraprake vendosi që ti merren dokumentet e udhëtimit dhe e njëjta duhet të lajmërohet në Gjykatë. Ndryshe, Prokuroria kishte urdhëruar hetim për kundër katër personave të punësuar në DSK të cilët dyshohen për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në DSK nga periudha praj vitit 2007 deri në vitin 2017 duke e dëmtuar buxhetin e shteti për 50 milion e 670 mijë denarëve. Të dyshuarit,…
14 Mars 2019 / 20:00 Prokuroria ka urdhëruar për hetimin e katër personave të cilët dyshohen për keqpërdorimin e detyrëz zyrtare në DSK nga periudha praj vitit 2007 deri në vitin 2017 duke e dëmtuar buxhetin e shteti për 50 milion e 670 mijë denarëve. Të dyshuarit, sipas Prokurorisë si nëpunës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim gjatë 10 viteve në 172 raste kanë marrë mjete në të holla dhe në fund të vitit i kanë shkatërruar dëshmitë për marrjen e mjeteve. Për këtë veprim ata nuk kanë pasur lejen e drejtorit të DSK-së. Prokuroria kërkon masën e paraburgimit për…
14 Mars 2019 / 19:41 Parlamenti i Republikës së Çekisë do ta ratifikojë Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO deri në këtë verë, ndërsa në vjeshtë vendi në Londër do të ulet me vendet tjera anëtare të Aleancës si anëtarja e saj e 30-të, theksoi sot ministri çek i Punëve të Jashtme, Tomash Petzhiçek në konferencën e përbashkët për shtyp me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov pas takimit që e kishin në MPJ. Petzhiçek i uroi Dimitrovit për mbylljen e kontestit me Greqinë dhe përmendi se arritja e Marrëveshjes së Prespës është shembull se si…
14 Mars 2019 / 18:55 Shpejtësia dhe frenat në gjendje jo të rregullt janë shkaktarët e aksidentit tragjik të autobusit në fshatin Llaskarcë. Tahografi ka qenë i manipuluar për të fshehur shpejtësinë reale të autobusit. Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit 30 ditor pronarit të kompanisë “Durmo Turs” dhe udhëheqësit të kontrollit teknik “Auto Moto Lidhja Gostivar”, ndërsa për njërin nga të dyshuarit është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Gjykata po shqyrton kërkesën e Prokurorisë edhe për tre të dyshuarit tjerë. Gjashtë personat e lartë përmendur ndiqen penalisht për veprim kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion, kurse…
14 Mars 2019 / 18:09 Prokuroria Publike sot lëshoi urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër katër shtetasve maqedonas. Personat dyshohen se si punonjës të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në Ministrinë e Brendshme kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtar dhe kanë dëmtuar Buxhetin e Republikës së Maqedonisë për 50,670,000.00 denarë. Zyrtarët dyshohen se në periudhën nga janari 2007 deri në maj 2017 kanë vepruar në kundërshtim me “Udhëzimet për shfrytëzimin e mjeteve për qëllimin specifik të DSK-së”. Në këtë periudhën kohore të të dyshuarit në 172 raste kanë tërhequr mjete financiare për të cilat kanë paraqitur kërkesë…
14 Mars 2019 / 16:43 Një djalë trembëdhjetë vjeçar nga Shkupi dje fizikisht është sulmuar nga një 14-të vjeçar me ç’rast ka marrë plagë të thellë nga një mjet i mprehtë. Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje rreth orës 17:00 në SPB Shkup është denoncuar se në rr. “Goce Stojçevski” në Shkup, 14 vjeçari nga Shkupi fizikisht e ka sulmuar djalin 13 vjeçar, gjithashtu nga Shkup, me ç’rast me një mjet të mprehtë i ka shkaktuar plagë. Adoleshenti i lënduar është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”, ku i është dhënë ndihmë mjekësore.…
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale ‘falsifikim i dokumentit’ dhe ‘mashtrim’ ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë. Pas hetimeve disa mujore nga Policia e Kosovës, rezulton se i dyshuari (S. Sh.) dyshohet të këtë rregulluar certifikata dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para. Policia e Kosovës gjatë aplikimit të teknikave të avancuara dhe angazhimit sistematik hetimor të zyrtarëve kompetentë ka siguruar si prova materiale certifikata dhe vërtetime të dyshuara për falsifikim. Bazuar…
14 Mars 2019 / 16:26 Një muaj pas fatkeqësisë në Llaskarcë, dhe raportit të sotëm të Prokurorisë Publike, rritet trysnia ndaj Agjencisë “Durmo Tours”, Kompanisë së tyre të kontrollit teknik dhe NP “Rrugët e Maqedonisë” për shkak se kjo e fundit nuk ka siguruar sipas standardeve mbrojtëse anësore të autostradës. Kjo nënkupton se familjet e viktimave dhe të lënduarit nga aksidenti tragjik me autobus mund të kërkojnë dëmshpërblimin edhe përmes padive civile ndaj këtyre tri autoriteteve. [embedded content] Por, kreu i Odës së Ndërmjetësve, Sllave Mlladenovski, i tha Alsat-it se për mosmarrëveshjet eventuale për pagesën e dëmeve shpirtërore të këtij…
Në orët e mëngjesit Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj. Urdhër kontrolli është bërë në një shtëpi dhe objekte përcjellëse, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e një substance të dyshuar narkotike në sasi prej 650 gramë. Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: R. SH. 27 vjeçar dhe F B. 24 vjeçare . Pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit R. Sh., i është caktuar masa e ndalimit…

