15 Mars 2019 / 15:14 Me kërkesë të Prokurorisë Publike dhe vendim të Gjykatës Themelore të Shkupit, u shqiptua arrest shtëpiak për tre punonjës të kontrolli teknik Auto Moto Lidhja Gostivar. Paraprakisht prapa grilave në burgun e hetues të Shutkës përfunduan pronari i Durmo Turs Durmish Beluli, udhëheqësi i kontrollit teknik dhe shoferi pjesëmarrës në aksident. Gjashtë të dyshuarit e parë ndiqen penalisht për “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në Komunikacion”. Pika e nenit 300 të Kodit Penal, e cila u ngarkohet të dyshuarve, parasheh së paku 4 vite dënim me burg për secilin nga të…
Author: almakos
15 Mars 2019 / 15:00 I akuzuari Jane Çento para gjyqit ka thënë se gjyqi e dënoi, por historia do ta lirojë, duke shtuar se dielli i lirisë një ditë do të ngrohë. “Po e pyes veten, a duhet të kërkoj që të mbrohem në liri apo në arrest shtëpiak, duke parë që u dërgova në paraburgim edhe pse isha pjesëtarë i policisë, për më vonë që të vërtetohet se polici ka gënjyer. Për këtë arsye nuk do të kërkoj që të mbrohem në liri, që mos ti teket ndonjërit me nota zyrtare të rrejshme të më dërgojë sërish në…
15 Mars 2019 / 14:44 Pas shqiptimit të dënimit për të akuzuarit e 27 prillit ka reaguar VMRO-DPMNE-ja duke e quajtur këtë vendim të ndikuar nga politika. Sipa kësaj partie është e papranueshme që të akuzuarit e 27 prillit të dënohen me 211 vjet burg, derisa siç u shpreh vrasësit e vërtet të shëtitën të lirë. “Bëhet fjalë për dënime drakonike, 211 vjet për terrorizëm ndërsa nga an tjetër kemi vrasës që shëtitën të lirë”, tha Igor Angjushev, VMRO-DPMNE. Loading…
15 Mars 2019 / 14:31 Krahasimi i procedurave të shërbimeve të drejtësisë të Maqedonisë së Veriut me proceset e Nirnbergut është jopërkatës, konsideron Ambasada e RF të Gjermanisë në Shkup. Në reagimin e saj me shkrim në deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristian Misckoski ku gjykimi për rastin “27 prill” e ka krahasuar me proceste e Nirnbergut, Ambasada thekson se “me këtë minimizohen veprat e kriminelëve nazistë”. Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut dje reagoi në “siç vlerësoi” deklaratat nxitëse të liderëve partiakë që shkaktojnë frikë dhe ndarje, veçanërisht kur në mënyrë jo korrekte për qëllime politike përdoren ngjarje…
15 Mars 2019 / 14:02 Në seancën gjyqësore për rastin “Titanik3” në të cilën akuzohen funksionarët e BDI-së Ejup Alimi dhe Ismet Guri gjatë prezantimit të dëshmive u publikua biseda e përgjuar e kreut të PDSH-së Menduh Thaçit dhe ish anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibrahimit. Mbrojtja e të akuzuarve reagoi ndaj publikimit të bisedës duke shtuar se asnjëri nga protagonistët e bisedës së përgjuar telefonike nuk janë ftuar si dëshmitarë në këtë lëndë dhe kundër tyre është zhvilluar tani më një proces tjetër gjyqësor, i quajtur “Titanik 2”. Akuzat e Prokurorisë Speciale nuk mund të mbështeten në këtë përgjim, për…
15 Mars 2019 / 13:29 Gjykatësja Dobrila Kacarska në fillim të seancës ka përmendur amnistinë dhe ka sqaruar se vendimi është marrë për 18 persona. Kacarska e ka përmendur edhe Nikolla Gruevskin për dëshminë, gjegjësisht porosinë që ai e kishte pranuar nga Çavkovi, dhe e njëjta i është dërguar edhe Veljanovskit. Sipas gjykatëses Kacarska, Çavkov, Lazarov dhe Peshov nuk kanë ndërmarrë asgjë për të parandaluar hyrjen e masës në Kuvend. Kacarska ka përmendur edhe komunikimin me sms porosi midis Nuhiut dhe Çavkovit si bartës i komandës së artë në të cilën komunikojnë për gjendjen e 27 prillit dhe në fund…
Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të publikohet gjykimi për 17-të personave që kanë mbetur, nga 33 të akuzuarit më parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”. Rastin e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska. Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin autorë të sulmit në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por,…
15 Mars 2019 / 12:47 Një grup qytetarësh të cilët sot me vetiniciativë ishin mbledhur para Gjykatës Penale në Shkup dhe me duartrokitje i kanë pritur të akuzuarit për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend. Ata para Gjykatës janë mbledhur në shenjë proteste kundër çfarëdo aktvendimi të pjesëmarrësve të “natës së përgjakshme”. Të akuzuarit së bashku me familjet e tyre, kanë hyrë në ndërtesën e re në Gjykatën Penale ku sot do ta dëgjojnë aktvendimin. Midis tyre ishte edhe vajza e ish-drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, Zorica Çavkova pas arrestimit të babait të saj, e njëjta u bë…
15 Mars 2019 / 12:27 Gjenerali Stojançe Angelov ka qëndruar në mbrojte të LSDM-së, pas kritikave të shumta nga Aleksandar Pandov drejtuar partisë në pushtet. “A duhet që njerëzit që kanë bërë vepra kriminele, mos të pallafaqohen me drejtësinë?. Nëse unë do të isha pyetur, Mitko Çavkov duheshe më herët të përfundojë në paraburgim. Përshkak se rreziku real për tu arratisur është i madh, nëse merren parasysh të gjitha rrethanat. Ne mundemi të debatojmë çfarë të duam, por gjyqi ka marrë vendim objektiv” ka theksuar Angelov. Loading…
15 Mars 2019 / 12:10 Në gjykatën Penale në Shkup sot ka vazhduar gjykimi për lëndën e PSP-së “Trajketorja” me prezantim të dëshmive, midis të cilëve edhe shkrime, memorandume, oferta në lidhje me procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Miladinovci- Shtip dhe Kërçovë –Ohër. Prokurorja e PSP-së, Lile Stefanovska ka prezantuar shkrime midis Ambasadës së Kinës dhe Ministrisë për transport dhe Lidhje, në lidhje me propozimin e kompanisë kineze “Sinohidro” për ndërtim të autostradave, si dhe memorandumet e nënshkruara midis Ministrisë për transport dhe Lidhje dhe Kompanisë “Sinohidro”. Të akuzuarve u është lejuar përdorimi i laptop kompjuterëve…
Një person me shtetësi të huaj është arrestuar në Pejë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale në shtëpinë e tij e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij poashtu me shtetësi të huaj. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
15 Mars 2019 / 11:53 Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko, do të furnizohet me katër makina të reja njëra prej të cilave është luksoze. Vlera totale kap shifrën e 114.000 mijë eurove, edhe pse komuna për këtë furnizim kishte planifikuar të shpenzojë 100.000 mijë euro. Marrëveshja për furnizimin e makinave luksoze është arritur më 28 nëntor, sot është publikuar në web sajtin e Byrosë për furnizime publike. Sipas marrëveshjes, do të merren një “Audi A6”, limuzinë me katër dyer, në vlerë prej 66.700 euro, “Shkoda Oktavia”, limuzinë me pesë ulëse, në vlerë prej 18.700 euro, si dhe dy…

