Author: almakos

Një person është vrarë me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në kodrat e liqenit të Tiranë rreth orës 18:15. Viktima mësohet të jetë 62-vjeçari me iniciale H.B është gjetur i vrarë në këtë zonë me armë zjarri. Burime bëjnë  me dije se 62-vjeçari po vraponte i shoqëruar nga djali i tij i mitur, ku dhe është bërë atentati. Mendohet se 62-vjeçari u vra nga dy persona të maskuar. Ndërsa dyshohet se njëri nga autorët të jetë shtetasi I.H nga Fieri. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca dhe priten të tjera detaje në…

Lexo më Shumë

Një tjetër aksident komunikacioni ka ndodhur të shtunën, rreth orës 16:00, në autostradën “Arbën Xhaferi.” Siç mëson Telegrafi, një punëtor i  kompanisë që mirëmban autostradën, është lënduar, pasi është goditur nga vetura e KFOR-it amerikan. Sipas fotografive të dërguara nga një lexues, shihet vetura e KFOR-it, e rrokullisur. Lexo po ashtu: Poashtu ushtarët amerikanë, duke i dhënë ndihmën e parë të lënduarit. Telegrafi ka tentuar të flasë me policinë, për detaje të tjera, por nuk ka mundur të marrë përgjigje. Duhet kujtuar, se ky është aksidenti i tretë që ka ndodhur këtë të shtunë. Katër persona kanë gjetur vdekjen sot…

Lexo më Shumë

A.Rr, zyrtar i organizatës ndërkombëtare UNHCR – Gjilan, dyshohet për përfitim të kundërligjshëm të pasurisë, ai ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, duke kontaktuar me persona dhe ju ka premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi, transmeton Reporteri.net Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh për të dyshuarin A. Rr. Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit…

Lexo më Shumë

16 Mars 2019 / 16:28 Si ishte 40 vjet më parë, njëjtë është pothuajse edhe tani thonë struganët. Ky është imazhi i tregut të qytetit që u ndërtua në fillim të viteve 80 të shekullit të kaluar. Tregtarët ankohen se ka një shkuj të madhe dhe nuk është izoluar në mënyrë adekuate nga mjedisi i jashtëm. Ata thonë se kanë lënë shëndetin e tyre në tezga. [embedded content] Këtu ka shkuj nga të gjitha anët, frynë dhe nuk rrihet në treg. Ne kërkojmë, ata thanë se do ta mbyllnin këtu, por nuk bënë asgjë. Asgjë nuk ka ndryshuar, ata thanë…

Lexo më Shumë

16 Mars 2019 / 16:12 Ulja e shkallës së papunësisë nën 20% nuk do të thotë se problemi është zgjidhur. Çështjet politike ngadalë po marrin epilogun e duhur, kështu, nëse nuk shfrytëzohet kjo periudhë për aktivitete të përshpejtuara në ekonomi, nuk do ketë rezultate pozitive, vlerësojnë ekspertët. Profesori Lazar Jovevski, thotë se është mirë që pjesa më e madhe e të punësuarve të ri janë në sektorin real dhe do të kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes në tregun e punës, por shqetëson fakti që ende punësime bëhen në administratën shtetërore, edhe atë kuadër joadekuat. [embedded content] Në sektorë dhe institucione…

Lexo më Shumë

16 Mars 2019 / 16:02 Dënimet me burg për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit janë të larta, por edhe vepra për të cilën ngarkoheshin është jashtëzakonisht e rëndë. Këto janë vlerësimet fillestare të juristëve, që mbrëmë e analizuan dënimin e shqiptuar për ndërhyrjen në Kuvend. Naser Ziberi, megjithatë, beson se drejtësia nuk është plotësisht e kënaqur, sepse në bankën e të akuzuarve ende nuk janë ulur porositësit. Ziberi dhe Suzana Joshevska besojnë se njollë në tërë procesin hodhi amnistia. Avokatja konsideron se do të ishte shumë më logjike që gjykimi të ndahej, me kusht që pjesëmarrësit të ishin…

Lexo më Shumë

16 Mars 2019 / 13:50 Më 13.03.2019 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë kontrollit të autobusit me regjistrim të Zvicrës, i cili ishte duke lëvizur në relacion Gostivar – Bern, Zvicër, nën ulëset e fundit është kapur një kese në të cilën janë gjetur dy paketime, përafërsisht me 1 kilogram heroin. Droga është konfiskuar, dhe pas hetimeve është vërtetuar se bëhet fjalë për heroin në masë prej 998.3 gram. Në stacionin policor të Kumanovës janë arrestuar K.P (41) dhe A.B (38), që të dy nga fshati Koliçan i Shkupit, për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerje të veprës penale “prodhim…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur para pak  çastesh në Vitomiricë të Pejës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Rugova tha se nuk ka shumë informacione për detajet rreth këtij aksidenti. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Tre persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër ka mërr lëndime trupore në një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth mesditës në Duhël- Shtime. Lajmin për Telegrafi e ka konfirmuar komandanti për rajonin e Prizrenit, Afrim Sylaj. Sipas tij në aksident janë përfshitë tri automjete. “Tre persona kanë mbetur të vdekur, kurse një person ka marrë lëndime, në aksidentin ku janë përfshirë tri automjete. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orë 12:30 në aksin rrugore Duhël-Shtime”, tha Sylaj. Ai tha se të gjitha njësitet e zjarrfikësve dhe policia janë në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

16 Mars 2019 / 13:17 Pas aktgjykimit në rastin për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit në Kuvend, ku ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, e ka fituar dënimin më të madh nga të gjithë të akuzuarit me 18 vjet burg, ai ka shprehur revoltën në një reagim në rrjetin social Facebook. Ai vlerëson se aktgjykimi është i pabazë, ndërsa dënimi është drakonik, duke bërë thirrje në simpatizantët e VMRO-DPMNE-së dhe qytetarët e tjerë që të bashkohen rreth kauzës për të rrëzuar siç e ka quajtur ai “organizatën famëkeqe e cila i ka okupuar institucionet”. Çavkov ka paralajmëruar edhe padi…

Lexo më Shumë

16 Mars 2019 / 12:43 Në gjashtë muajt e fundit siç theksohet në raportin e fundit të PSP-së, për lëndën “Regjistrimi”, i cili është në procedurë hetimore, janë dëgjuar më shumë dëshmitarë. “Në drejtim të vërtetimit të shumës reale që janë ndarë nga Buxheti i shtetit, për të zbatimin e regjistrimit të popullsisë në Maqedoni gjatë vitit 2011, nga PSP-ja më datë 25.01.219 kanë sjell urdhër për hetim ekonomiko-financiar, i cili është në përgatitje e sipër, theksohet në raport, në të cilin nuk shpalosen detale të tjera. Megjithatë lënda e PSP-së, “Regjistrimi” ka të bëjë me dyshime të bazuara për…

Lexo më Shumë

Më datën 15.03.2019 është arrestuar një person i cili dyshohet se kishte keqpërdorë seksualisht viktimën e mitur,  e cila me datën 14.03.2019 nga familjarët e saj është raportuar si e zhdukur. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten, në Prishtinë. Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Lexo më Shumë