Në Gjykatën Penale në Shkup sot do të publikohet gjykimi për 17-të personave që kanë mbetur, nga 33 të akuzuarit më parë për dhunën në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, të njohur në opinion si “27 prilli”.
Rastin e udhëheq gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Vilma Ruskovska.
Procesi gjyqësor filloi në gusht të vitit të kaluar dhe është një nga proceset më të mëdha në historinë e re të Maqedonisë. Në fillim procesi filloi kundër 33 të akuzuarve, të cilët ishin autorë të sulmit në parlament dhe të sulmeve ndaj deputetëve të pushtetit aktual. Por, pas sjelljes së ligjit për amnisti ishin falur 15 persona.
Lista e plotë e të dënuarve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit:
Goran Gjoshevski-Levi 15 vjet burg
Jane Çento – 15 vjet burg
Abdulfeta Alimi – 7 vjet burg
Aleksandar Vasilevski-Ninxha 8 vjet burg
Ilija Mihajllovski –
Nikolla Mitrevski-Kolo – 18 vjet burg
Oliver Popovski -13 vjet burg
Igor Jug – 12 vjet burg
Mitko Çavkov -18 vjet burg
Mitko Peshov -18 vjet burg
Dushko Llazarov -15 vjet burg
Munir Pepiq – 15 vjet burg
Vllatko Trajkovski – 15 vjet burg
Villjam Mihajllovski – 14 vjet burg
Igor Durllovski –
Mlladen Dodevski – 12 vjet burg
Oliver Radullov – 10 vjet burg