13 Mars 2019 / 12:06
Unë personalisht deri para 21 muajve, përafërsisht dy viteve isha në opozitë dhe atëherë nuk ishim pjesë e bisedimeve për në BE dhe as nuk kishim arritur që të bëhemi anëtare e NATO-s, pasi që vendi kishte marrë një kahje tjetër.
Ne sot jemi këtu të fuqizojmë idenë e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Si udhëheqës politik i kemi marrë detyrat tona dhe tani po krijojmë kushte ekonomike për jetë më të mirë të qytetarëve.
Integrimet e hapura për në NATO të Maqedonisë së Veriut, ka rritur numrin e investitorëve të huaj në krahasim me vetëm disa vite më parë.
Avancimet bashkëpunuese mes vendeve të rajonit e sidomos mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, jep një argument se Evropa do të na respektojë shumë më shumë por edhe do të përfitojmë si rajon ka thënë Zaev.
Ne po punojmë në projekt të përbashkët mes Maqedonisë dhe Shqipërisë “ONE STOP SHOP”, që shpresojmë se do të jep rezultatin e saj.
Gjithashtu po punojmë me intensitet në lidhjen e hekurudhave mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, gjithashtu me intensitet të shpejto po ndërtohen autostradat Kërçovë-Ohër dhe Kërçovë-Dibër deri në pikën kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që të dy vendet të kenë një qarkullim fleksibil dhe të përforcojmë zonat ekonomike të të dy vendeve.
Ne në Shqipëri shohim partneritet mes dy vendeve dhe bashkëpunim të ngushtë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut.
Loading…