13 Mars 2019 / 17:59
Nuk ka raste të reja të të prekurve nga bakteri MRSA i cili u gjet në çerdhen “Borëbardha” në Çair dhe në shkollën “Panajot Ginovski” në Butel. Nga Instituti i Shëndetit Publik thonë se presin nga mikrobiologjia rezultatet e analizave për të parë nëse është konstatuar se tek fëmijët ka pasur prani të bakterit MRSA. Autoritetet thonë se periudhën e fundit ky bakter sa vjen e bëhet më i pranishëm, ndërsa e njëjta nuk është vdekjeprurëse dhe se mund të trajtohet me sukses.
Prezenca e këtij bakteri apo çfarëdolloj bakteri tjetër që shkakton infeksione inter-hospitale po rritet për vetë faktin se kemi dhoma spitalesh të stërmbushura me pacientë, mos-mbajtje të higjienës personale dhe kolektive do të thotë e personelit dhe pacientëve, pastrim dhe sterilizim të dyshemeve, material të pa sterilizuar, dyshekë mbulesa, jastëkë të pa pastruar, të gjakosura etj e gjithë ajo që mund ta kontaminojë shkakton prezencën e këtij bakteri”- tha Zharko Karaxhoski, Epidemiolog
Karaxhoski shpjegon se kjo baktere shkaktohet si pasojë e papastërtisë. Më të rrezikuar janë personat me imunitet të dobët, pacientët me sëmundje të rënda si dhe foshnjat.
Do të ishte shumë e rrezikshme të paraqitet bakteri MSRA tek foshnjat e sapolindura për shkak se ata kanë shumë lëkurë të ndjeshme dhe mund të pasojë ndezje e rëndë e lëkurës. Këtë baktere derisa e kemi tek fyti dhe hundët në masë të madhe mund të shkaktojë bronkit dhe ndezje të rëndë të mushkërive që rëndë shërohen”- pohoi Zharko Karaxhoski, Epidemiolog
Personat e prekur nga kjo baktere duhet të qëndrojnë të izoluar, ndërkaq trajtimi i tyre zgjat nga 7 deri në 10 ditë. Nga Qeveria thanë se nuk ka hapësirë për panik dhe nevojë për mbylljen e ndonjë çerdhe apo shkolle si pasojë e paraqitjes së bakterit MSRA.
Vjollca Aliti
Loading…