11 Mars 2019 / 23:34 Sot Komuniteti Hebraik shënoi 76 vjetorin e deportimi dhe Holokaustit të 7 144 hebrenjve që jetonin në vend. Kryeministri Zoran Zaev, gjatë fjalimit të tij ka bërë një lëshim për të cilin ai kërkoi falje publike në profilin e tij në Facebook. Postimi i plotë i kryeministrit Zaev: -Në fjalimit tim gjatë shënimit të 76 vjetorit të dëbimit të hebrenjve maqedonas në kampin nazist Treblinka dhe hapjes zyrtare të ekspozitës muzeore në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit, kam bërë një gabim të paqëllimshëm. -Domethënë, në pjesën e fjalimit ku thuhet: “Holokausti nuk është vetëm një tragjedi…
Author: almakos
11 Mars 2019 / 22:46 Me 59 vota “për”, 20 vota kundër dhe 10 të përmbajtur Kuvendi nuk kaloi interpelanca kundër ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski. Interpelanca për ministrin e Brendshëm Oliver Spasovski, përplasi ashpër deputetët e pushtetit dhe opozitës maqedonase. VMRO-DPMNE-ja akuzoi ministrin Spasovski për, siç thonë ata, rritjen e numrit të plaçkitjeve, vrasjeve dhe skandaleve. Megjithatë, pushteti e konsideron interpelancën si të pabazë, dhe tentim për të parandaliar të përparimin e shtetit. Ministri Spasovski, në përgjigje ndaj akuzave të opozitës, ndau disa fakte, siç tha ai, për t’i bërë gjërat më të qarta për publikun. “Po flisni për…
11 Mars 2019 / 22:15 Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme,Nikolla Dimitrov me datën 13.03.2019 do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Në Tiranë ekipi qeveritar do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kreun e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi. Loading…
11 Mars 2019 / 20:03 Nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë njoftojnë se që nga ora 19:00 është normalizuar komunikacioni në rrugën Manastir-Resnjë në “Makazi”. Qarkullimi në magjistralen Manastir-Resnjë në “Makazi” ishte ndërprerë tërësisht që nga ora 17:00 për shkak të kallamit të djegur. Loading…
11 Mars 2019 / 19:26 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin joformal të Ministrave të vendeve kandidatë për anëtarësim në BE, së bashku me Ministra dhe Sekretar Shtetëror për Çështje Evropiane të vendeve – anëtare të Bashkimit Evropiane që u mbajt në Bukuresht, në kuadër të kryesimit të Rumanisë, si një nga stacionet rrugore para Samitit të madh përkushtuar ardhmërisë së Evropës që do të mbahet në Sibiu të Rumanisë më 9 Maj. Në takim u diskutua për perspektivat e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, si pjesë e rëndësishme në krijimin e ardhmërisë…
11 Mars 2019 / 18:41 Sot Komuniteti Hebraik shënoi 76 vjetorin e deportimi dhe Holokaustit të 7 144 hebrenjve që jetonin në vend. Në shënim të kësaj ngjarje në mesin e aktiviteteve të shumta është hapur edhe ekspozita muzeore në Qendrën Memoriale të Holokaustit në Shkup. Kryeministri Zoran Zaev dha se kjo ngjarje nuk duhet harruar asnjëherë dhe se nga e kaluara duhet marrë mësim që në të ardhmen që ndërtojmë së bashku të mos ketë urrejtje. [embedded content] Urrejtja nuk është zgjedhja jonë. Dallimet, dashuria dhe respekti ndaj tjetrit, përkrahja, bashkëpunimi dhe miqësia janë vlera të cilat i pranojmë…
11 Mars 2019 / 18:14 Nga ora 17 në ndërprerje është rruga magjistrale Manastir-Resnjë në “Makazi”, kumtoi Lidhja auto-moto e Maqedonisë. Komunikacioni është në ndërprerje të tërësishme për shkak të kallamit të djegur, shton LAMM. Loading…
11 Mars 2019 / 17:53 Prokuroria Themelore Publike në Veles, ka sjellë urdhër për realizimin e procedurës hetimore kundër një personi të moshës 32-vjeçare për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka bërë vepër penale – përdhunim. Siç kumtoi Prokuroria Publike, i dyshuari me datën 9 të këtij muaji e ka përdhunuar ish-gruan e tij. Ai e ka pritur të dëmtuarën në hyrje të ndërtesës ku ajo jeton dhe kur e ka hapur derën hyrëse të banesës së saj, e ka kapur për dore dhe me dhunë e ka futur në dhomën e ndejës. Më pas e ka shtyrë në…
11 Mars 2019 / 17:32 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov nuk ka nënshkruar dekretet për shpalljen e 11 Ligjeve të miratuara nga Kuvendi me datë,28.02.2019, 04.03.2019 dhe 06.03.2019. Nga Kuvendi njoftojnë se Ivanov mos nënshkrimin e dekreteve e ka arsyetuar me mbrojtjen Kushtetutës dhe interesave të shtetit. Sot gjithashtu skadon afati në të cilin presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorgje Ivanov, duhet të nënshkruan dekretet për shpalljen e tre ligjeve të miratuara me shumicë prej dy të tretave, respektivisht, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Gjykatat, Ligji për kundërvajtje dhe Ligjin për…
11 Mars 2019 / 17:05 Kuvendi sot ka miratuar Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, pas të premten është shterur diskutimi. Për Ligjin kanë votuar 52 deputetë, tre kanë qenë të përmbajtur, ndërsa nuk ka pasur kundër. Me faktin se Ligji sillet me shumicë të Badenterit, për të kanë votuar 13 nga 20 deputetë të pranishëm që janë pjesëtarë të bashkësisë joshumicë, kundër nuk ka pasur, ndërsa një ka qenë i përmbajtur. Debati për Propozim- ligjin për antidiskriminim i cili është me flamur evropian ka kaluar me qëndrime kundërthënëse mes pushtetit dhe opozitës lidhur me përfitimet e kësaj zgjidhje…
11 Mars 2019 / 16:55 Në Gjykatën themelroe të Prilepit sot filloi dhe përfundoi shpejtë procesi gjyqësor kundër policit nga Manastiri, 25-vjeçarit Enver Toska, i cili në mënyrë brutale e vrau bashkëqytetarin e tij, 36-vjeçarin Bekir Alili më 14 shtator të vitit të kaluar, trupi i të cilit u gjet afër fshatit të Prilepit, Bellovodicë. Toska për herë të parë e pranoi fajin për vrasjen. Mbetet këshilli gjyqësor ta caktojë dënimin për, siç theksoi prokuroria, një nga veprat penale më të rënda dhe më brutale, vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2. Dënimi për këtë vepër penale është prej 10 vite…
11 Mars 2019 / 16:23 Dy persona janë therur me thikë nga një minoren 17-vjeçar nga fshati Veshallë e Tetovës pas një zënke e cila ndodhi dje në oborrin e një shkolle fillore në Tetovë, informojnë nga SPB Tetovë. Sipas të dhënave të policisë, zënka është denoncuar dje rreth orës 16 e 40 minuta, ndërsa sipas denoncimit në të kanë marrë pjesë një 17-vjeçar dhe K.K. (18), dy persona nga fshati Veshallë e Tetovës dhe V.M. (20), I.M. (24) nga Tetova, si edhe A.I. (19) nga fshati Saraqinë e Tetovës. Minoreni me gjësend të fortë personave V.M. dhe I.M. u…

