Alsat 2019-04-18T10:19:20+02:00 Maqedonia e Veriut mbetet në vendin e 95-të sipas indeksit të fundit botëror për lirinë e mediave të Reporterë pa kufij (RSF), njejtë sikur vitin e kaluar, kur vendi kërceu për 14 vende. Vërejtja kryesore e Reporterë pa kufij këtë vit është gjendja në servisin publik, RTVM, ku Qeveria ende nuk ka zbatuar reforma. “Edhe pse institucioni është stabilizuar në vitin 2018, Qeveria e re ende nuk e ka ndryshuar Ligjin për radiodifuzer publik, në kundërshtim me atë që e ka paralajmëruar në vitin 2017”, thekson organizata. “Ashtu që tani për tani, programi i servisit publik vazhdon t’i…
Author: almakos
Alsat 2019-04-18T10:13:46+02:00 Zyra e jashtme për krim në Gjevgjeli ka ngritur padi penale kundër personit A.SH. (28) nga Gjevgjelia, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datën 29.11.2018 në Gjevgjeli policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, ka gjetur dhe konfiskuar heroinë dhe mbetje të heroinës. Loading…
Alsat 2019-04-18T10:03:27+02:00 Zyra e jashtme për krim në Gostivarë ka ngritur padi penale kundër personit H.M. (44) nga fshati Çergran i Gostivarit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datën 11.04.2019 në Çegran të Gostivarit policia gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, ka gjetur dhe konfiskuar rreth 2 kg e 820 g marihuanë. Loading…
Alsat 2019-04-18T09:54:38+02:00 Më 17 prill 2019, nga ora 05:15 deri në orën 07:15, me urdhër të Gjykatës Themelore të Velesit, policia nga Stacioni Policor i Vallandovës ka kontrolluar shtëpinë e S.K. (39) dhe M.K. (41) nga fshati Udovo, ku janë gjetur fara marihuane dhe marihuanë. M.K. është privuar nga liria. Loading…
Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Pejë, më saktësisht në Komoran të Drenasit. Përveç dëmeve materiale, ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. Telegrafi ka provuar të marrë një përgjigje rreth aksidentit nga Polica e Kosovës, mirëpo këta të fundit nuk iu janë përgjigjur thirrjeve të redaksisë. Detajet më të hollësishme rreth aksidentit do të publikohen më vonë. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-18T09:31:48+02:00 Pres që në muajin qershor Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapë negociatat e anëtarësimit, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, sipas europeanwesternbalkans. Në fjalimin para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, Mogerini theksoi se do të ishte gabim i madh strategjik dhe shembull për “shkurtpamësinë” e BE-së nëse nuk sjellë vendim për nisjen e negociatave inkuadruese me Shkupin dhe Tiranën në qershor. Politika e zgjerimit të BE-së, sipas saj është një prej tregimeve të suksesshme gjatë mandatit të saj pesëvjeçar dhe mandatit të përbërjes aktuale të PE-së. “Kur ta shikoni hartën…
Alsat 2019-04-18T09:26:44+02:00 Në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 12 aksidente trafiku në të cilat në gjashtë më lehtë janë lënduar 10 persona, ndërsa në gjashtë është shkaktuar dëm material. Sipas raportit ditor të SPB Shkup, gjatë 24 orëve të fundit policia e trafikut ka dhënë 97 dënime për parkim jo të drejtë, ndërsa me automjetin e posaçëm karrotrec janë larguar 81 automjete. Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin para se të pajisen me patentë shoferi dhe një shofer fillestarë, si dhe 11 automjete të paregjistruara dhe tre automjete…
Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 28 aksidente trafiku. 7 prej aksidenteve janë me persona të lënduar dhe në 21 aksidente tjera nuk raportohet për të lënduar, transmeton Telegrafi. Përveç aksidenteve, PK ka shqiptuar edhe 1257 tiketa trafiku. Në statistikat e përgjithshme që janë publikuar thuhet se, kanë ndodhur edhe 19 arrestime. Ndërsa 5 persona janë dërguar në mbajtje, dhe 7 në vuajtje të dënimit./Telegrafi/
Alsat 2019-04-17T22:59:43+02:00 Me ftesë të Korpusit të Xhandarmërisë së Vatikanit, një delegacion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i kryesuar nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike Sasho Tasevski po qëndron në Vatikan.Vizita është pjesë e përgatitjeve për vizitën e Atit të Shenjtë, Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Delegacioni i Ministrisë së Brendshme u prit nga shenjtëria e tij Papa Françeskut dhe pati një takim me udhëheqësin e Drejtorisë për Siguri dhe Mbrojtje Civile në Vatikan Domenico Gianni. Loading…
Alsat 2019-04-17T22:25:27+02:00 Kandidatët presidencial të pyetur se çfarë do të bëhen në të ardhmen nëse nuk zgjidhen për president, u përgjigjen të prerë se kjo nuk do të jetë fundi i botës dhe se do të vazhdojnë me profesionin e tyre. Megjithatë asnjëri prej tyre nuk do të mbetet në politikë. [embedded content] “Mendoj se do të fitoj, por nuk është fundi i botës nëse nuk fitoj. Unë nuk jam në rrugë edhe nëse nuk fitoj kthehem në profesionin tim”, tha Reka. “Do tu kthehem studentëve, por sigurisht që do të vazhdoj të merrem me joga dhe rokënrol”, u shpreh…
Alsat 2019-04-17T22:00:41+02:00 Kandidatët për president shteti gjatë debatit të sotëm në Alsat shprehën qëndrimet e tyre edhe rreth “faljes”, si një nga mekanizmat të cilin e gëzon presidenti i shtetit. Që të tre kandidatët ishin të mendimit se kjo është një materie tejet e ndjeshme dhe se duhet qasur me shumë kujdes dhe vëmendje, duke mos cenuar edhe pavarësinë e gjyqësorit. “Do të jem shumë i kujdesshëm në përdorimin, shfrytëzimin e kësaj të drejte nuk do ti bëj gabimet e paraardhësve të mi të cilët në disa raste keqpërdorën këtë të drejtë…”, tha Reka. “Presidentët duhet me shumë kujdes dhe…
Alsat 2019-04-17T21:37:27+02:00 Kandidatët për president shprehen të vetëdijshëm se nuk do të mund të zgjidhen për president shteti pa votat e bashkësive të tjera etnike. Siljanovska dhe Pendarovski pa votat e shqiptarëve si dhe Reka pa votat e votuesve maqedonas, edhe përkundër faktit se gjatë fushatës në një far forme kanë hezituar tu bëjnë thirrje bashkësive përkatëse etnike, që të votojnë pro kandidaturave të tyre. [embedded content] “Unë shpresoj në votat e shqiptareve, jo të votave për të cilat merren vesh partitë politike, por në votat e shqiptarëve. Jam e vetëdijshme se nuk mund të jem presidente vetëm e maqedonasve,…

