Author: almakos

Alsat 2019-04-18T13:59:15+02:00 Sot duhej të dëgjoheshin pesë dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin “Monstra”, por seanca u anulua. Nga Këshilli gjyqësorë thanë se kjo ndodhi për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev, i cili prej disa ditësh gjendet në udhëtim zyrtarë jashtë shtetit.Avokati Naser Raufi tha se nuk ishin në rend dëshmitarët e tyre, duke hedhur dyshimin se Prokuroria Speciale po taktizon pasi, sipas tij, tani pritej të dëgjoheshin të ashtuquajturat “Bomba”. Nuk e di se cila është arsyeja, por është e qartë se punohet për ndonjë taktizim nga ana e Prokurorisë Speciale, pasi ishin…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-18T13:47:48+02:00 Reporterë pa kufij i kërkon falje opinionit për konfuzionin rreth të dhënave në faqen e tyre për vitin 2018. Për shkak të gabimit informatik, të gjitha të dhënat për vitin 2018 janë të njëjta sikurse për vitin 2019, deklaroi për MIA-n, Zhuli Bans, nga Reporterë pa kufij. Sipas të dhënave të dërguara në MIA, Maqedonia në vitin 2017, ka qenë në pozitën e 111-të, në vitin 2018 në pozitën e 109-të ndërsa në vitin 2019 në pozitën e 95-të. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T13:38:48+02:00 Në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, familjarët e tyre po shprehen të pakënaqur me trajtimin që po u bëhet varrezave nga institucionet. Hyra Dini, nëna e dëshmorit, Rrahman Dini, gjatë homazheve të kryeministrit dhe kryetarit të Prishtinës, i ka kritikuar këta të fundit, duke iu thënë se premtimet e tyre kanë mbetur vetëm në letër. Hyra Dini: Vetë keni premtuar se i rregulloni “Jetën këta e kanë dhënë për qita, e jo me mbet në baltë….”Jo jo, duhet me rregulluar… besoj që rregullohet… “Inshalla se jam sëmua tu i dhanë votën atij edhe ju hiç nuk po gërzhiti……

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T13:16:30+02:00 Mbeten dallimet kryesore midis pushtetit dhe opozitës për ligjin për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i ardhshëm i PSP-së, deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska. “Këto janë dallimet të cilat para së gjithash kanë të bëjnë me vazhdimin e procedurave të filluara të PSP-së, shfrytëzimin e dëshmive të cilat janë grumbulluar në këto procedura gjyqësore dhe në fund përfundimin e procedurave me qëllim që të fitohet drejtësia në këtë vend”, tha Deskoska. Ajo tha se edhe në materialet e fundit të cilat i ka dorëzuar grupi i punës i VMRO-DPMNE-së nuk ka zgjidhje…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T13:10:54+02:00 Nëse nuk arrihet cenzusi i nevojshëm për zgjedhje të presidentit në zgjedhjet e ardhshme, ekzistojnë dy mundësi – shefi i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët pa shumicë të nevojshme në rrethin e dytë apo të zgjidhet në Kuvend. Këtë e deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e pyetur nëse po mendohet për ndryshim të Kushtetutës në pjesën e zgjedhjes së presidentit nëse nuk arrihet dalja e nevojshme në zgjedhje që duhet të mbahen më 21 prill dhe 5 maj. “Ndryshimi i Kushtetutës me qëllim që të lehtësohet procesi i zgjedhjes së presidentit është diçka që tashmë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T13:09:04+02:00 Turqia thuhet se po kërcënon të shtyjë ratifikimin e protokollit për hyrjen e Maqedonisë Veriore në NATO, nëse vendi nuk ekstradon 15 qytetarë turq, të akuzuar për pjesëmarrje në një grusht-shtet të dështuar në Turqi në 2016, shkruan e përditshmja greke Kathimerini. Sipas gazetës, Ankara po kërkon ekstradimin e shtetasve turq, të cilët besohen nga autoritetet e Turqisë se i takojnë rrjetit të Fetullah Gylenit, të cilin autoritetet në Turqi e akuzojnë për organizimin e një përpjekjeje të grusht-shtetit. Kjo çështje u nis edhe nga ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar gjatë një vizite zyrtare në Shkup më…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T12:54:44+02:00 Nëse nuk arrihet cenzusi i nevojshëm për zgjedhje të presidentit në zgjedhjet e ardhshme, ekzistojnë dy mundësi – shefi i shtetit të zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët pa shumicë të nevojshme në rrethin e dytë apo të zgjidhet në Kuvend. Këtë e deklaroi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e pyetur nëse po mendohet për ndryshim të Kushtetutës në pjesën e zgjedhjes së presidentit nëse nuk arrihet dalja e nevojshme në zgjedhje që duhet të mbahen më 21 prill dhe 5 maj. “Ne kemi rekomandim nga Komisioni i Venecies se cenzusi që ekziston në Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 16 prill 2019, Policia e Stacionit Policor në Istog është informuar se është një përleshje fizike në fshatin Llukavc i Thatë në Istog. “Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, me ç’rast është bërë edhe arrestimi i dy të dyshuarve:• A. H. lindur me 1992 m/k/egjiptian• M. H. lindur me 1986 m/k/egjiptian Si pasojë e këtij rasti lëndime të lehta trupore kanë pësuar 4 (katër) persona, 3 (tre) nga këta janë të nacionalitetit serb/kosovarë, ndërsa 1 (një) i nacionalitetit egjiptian/kosovar. Të lënduarit me autoambulancë janë dërguar në QMF- Istog dhe sipas mjekut…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T11:58:24+02:00 Kryetari i Komisionit shtetëror zgjedhor, Oliver Derkoski dhe anëtarë të KSHZ-së sot në mëngjes e ndoqën procesin e marrjes dhe distribuimit të materialit zgjedhor që e përpunoi shtypshkronja e Manastirit “Kiro Dandaro”. Komisioni Shtetëror Zgjedhor e morri materialin e zgjedhor, fletëvotimet dhe materialin tjetër të nevojshëm për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave Ohër, Dibër dhe Novo Sellë. “Gjithçka është gati. Anëtarët e KSHZ-së e morën materialin dhe u nisën drejt destinacioneve të veta për ta dorëzuar atë materia në KKZ. Gjithçka zhvillohet në mënyrë të përkryer dhe konsideroj se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T11:30:31+02:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do ta shpërndajë materialin zgjedhor konfidencial deri te komisionet komunale. Karvani i KSHZ-së për shpërndarjen e materialeve fillon nga Manastiri, pasi materialet zgjedhore konfidenciale do të merren nga shtypshkronja “Kiro Dandaro”. Pastaj karvani i KSHZ-së do të vazhdojë me shpërndarjen në të gjitha 80 komisionet zgjedhore komunale, ndërsa siç theksuan nga Komisioni për MIA-n shpërndarja duhet të përfundojë deri në të fund të ditës. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T11:02:07+02:00 Për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev, i cili prej disa ditësh gjendet në udhëtim zyrtarë jashtë shtetit, anulohet seanca e sotme për rastin “Monstra”. Sot duhej të dëgjoheshin pesë dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja, por seanca u shty për më 6 maj. Rastin “Monstra”, i cili i përket vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, e udhëheqë gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese. Në sallën e gjyqit, avokati Naser Raufi ka bërë me dije se nuk përfaqëson më si avokat Agim Ismailoviqin. Pasi që gjyqtari Osman Shabani theksoi…

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën e “Kuksit” në Prizren. Në aksident kanë qenë të përfshirë një automjet me tabela vendore dhe vozitës të dyshuarin mashkull K/turk, si dhe një motoçikleta pa tabela me drejtues dhe pasagjer viktimat meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore marrin drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletës, të cilët janë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal Prizren. Nuk raportohet për të arrestuar. /Telegrafi/

Lexo më Shumë