Author: almakos

Alsat 2019-04-18T16:10:03+02:00 Ekspertët vlerësojnë se taktizimi i presidentit Ivanov me amnisti të mundshme për të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit për shkak të fushatës zgjedhore në mënyrë shtesë do të komprometonte veten dhe edhe më tepër do e polarizonte shoqërinë që veç më është shumë thellë e ndarë. [embedded content] Analisti Aleksandar Pandov, thotë se sikur të ishte në vendin e presidentit Ivanov, deri tani do i kishte falur të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për “të enjten e përgjakshme”. Njerëzit që drejtpërdrejtë janë të parët dhe që i hapën dyert e pas çka ndodhi gjithçka më 27…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T15:52:55+02:00 Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse dështojnë zgjedhjet presindeciale do të inciohen ndryshime kushtetuese me qëllim që presidenti të zgjidhjet në kuvend ose të hiqet censusi. I ftuar në emisionin “Rruga Drejt” që do të transmetohet sonte në orën 20:40 në Alsat, Zaev megjithatë u shpreh i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme. Kryeministri Zaev gjithashtu foli për zgjedhjet presidenciale, për financimin e fushatës, për rritjen e rrogave dhe ekonomisë, për largimin e qytetarëve nga vendi dhe për nepotizmin. Unë jam i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme. Jam 99% i sigurt se do…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T15:46:42+02:00 Nuk ka lëvizje në negociatat për fatin e PSP-së. Pushteti dhe opozita janë ende pa një marrëveshje dhe nuk i kanë tejkaluar dallimet kryesore mbi Prokurorinë publike me të cilin do të zgjidhet statusi i PSP-së. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, përsëri theksoi se bisedimet ndërpartiake janë në një qorrsokak. Dallimet kyçe që ekzistonin deri më tani, qëndrojnë ende. Do të thotë, bëhet fjalë për dallimet lidhur me procedurat e filluara nga PSP, shfrytëzimi i dëshmive që janë grumbulluar në ato procedura gjyqësore dhe në fund, përfundimi i procedurave që të ketë drejtësi në këtë vend- deklaroi Renata…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T15:42:03+02:00 Arsimi profesional në vend vazhdon të llogaritet edukim pa të ardhme. Dekada me radhë kjo arsyetohet me faktin se të kualifikuarit me arsim profesional punojnë në vende që paguhen më pak dhe nuk fitojnë njohuri të nevojshme. Ministria e Arsimit me fushatë për promovimin e arsimit të mesëm profesional si zgjedhje dhe vendim i duhur që do të përcakton suksesin e mëtutjeshëm profesional të rinjve. E ardhmja duhet të kërkohet në zgjedhjen dhe avancimin brenda arsimit profesional. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për të rinjtë, për nxënësit e shkollave fillore, të cilët ende nuk kanë bërë zgjedhjen se…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T15:35:58+02:00 Maqedonia e Veriut këtë vit ka shënuar ngjitje sa i përket lirisë së mediave në pesë vitet e fundit. Organizata “Reporterët pa Kufij” në raportin më të ri e ka renditur vendin në pozitën e 95 apo 14 vende më mirë se në të raportet e kaluara. Megjithatë, sipas raportit Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet ndër të fundit krahasuar me vendet në rajon. “Reporterë pa Kufi” e kritikojnë vendin për shkak të reformave të pa realizuara në veprimtarinë radiodifuzive. Në raportin e organizatës thuhet se përfaqësues të lartët ë pushtetit vazhdimisht fyejnë gazetarë në Maqedoninë e Veriut.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T15:23:46+02:00 Katër ditë pas grabitjes së armatosur të Bankës NLB, në Çair, asnjë gjurmë nga autorët. Organet kompetente nuk zbulojnë nëse kanë informata por edhe pista për të zbuluar katër grabitësit e armatosur, të cilët lënduan dy të punësuar, sigurimin e bankës dhe plaçkitën 150 mijë euro. Ministri e brendshme topin e hedh tek Prokuroria Publike. Nga Prokuroria Publike Themelore përgjigjen shkurtë se urdhëresat e tyre ia kanë dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme e cila punon në zbardhjen e rastit. Prokuroria Publike Ju njoftojmë se prokurori publik i ka dhënë të gjitha urdhëresat e duhura. Për momentin policia…

Lexo më Shumë

S A 2019-04-18T15:18:51+02:00 Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nga nesër do të fillojë vaksinimi i nxënësve. Kjo është njëra nga masat e ndërmarra kundër përhapjes edhe më të madhe të epidemisë së fruthit. Prindërit e anketuar nga ALSAT mirëpresin masat e reja duke thënë se kjo gjë do të jetë në dobi të të gjithë fëmijëve. Gjithsesi se duhet të vaksinohen marrë parasysh se kemi epidemi tek ne por edhe në mbarë botën, mendoj se vendimi është i mirë. Marrë parasysh seriozitetin e situatës mendoj se është e pranueshme që fëmijët mos të pranohen në shkollë, ndoshta…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T15:10:44+02:00 Më 17 prill 2019, në orën 04:30, në autostradën Shkup-Gjevgjeli respektivisht në hyrjen “Demir Kapia”, policia ka dhënë shenjë për ndalimin e makinës së tipit mercedes me targa të Shqipërisë, mirëpo shoferi ka vazhduar me lëvizje. Pas marrjes së masave, automjeti është ndaluar ndërsa shoferi është arratisur. Në makinë janë gjetur gjashtë shtetas të Pakistanit. Prokuroria Publike po merr masat e nevojshme për zbardhjen e rastit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T14:55:28+02:00 Kandidati tjetër për president shteti Blerim Reka gjatë debatit të mbrëmshëm në Alsat shprehu qëndrimet e tij edhe rreth “faljes”, si një nga mekanizmat të cilin e gëzon presidenti i shtetit. Ai ishte i mendimit se kjo është një materie tejet e ndjeshme dhe se duhet qasur me shumë kujdes dhe vëmendje, duke mos cenuar edhe pavarësinë e gjyqësorit. Kandidati i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, sonte do të mbajë tubim qendror në Tetovë. [embedded content] Do të jem shumë i kujdesshëm në përdorimin, në shfrytëzimin e kësaj të drejte dhe sidomos jo nuk do…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T14:51:16+02:00 Kandidati për President, Stevo Pendarovski dje zhvilloi fushatë në Kratovë dhe Probishtip, kurse në tubimin e mbrëmshëm qendror të mbajtur në Shtip tha se qytetarët te dielën duhet të dalin në mënyrë masive dhe të rrethojnë numrin 3. Pendarovski duke përmendur marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjen për çështjen e emrit me Greqinë, tha se pushteti aktual ka bërë më të mirë për ardhmërinë e vendit, gjë të cilën sipas tij, pushteti i kaluar nuk e beri me dekada. Kandidati i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni sot do t’i vizitojë qytetarët në Valandovë, Dojran, Bogdanc,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T14:41:36+02:00 Më 17 prill 2019, rreth orës 14:00, është raportuar se në fshatin Lukovo të Kratovës, personi G.K. (57) nga Kratova, i cili kishte probleme shëndetësore, ka shkuar në shtëpinë e R.A. (66) nga Kratova dhe me pushkën e gjuetisë për të cilën posedonte leje, ka qëlluar personin R.A. i cili ka vdekur në vendngjarje. Pastaj G.K. me të njëjtën armë ka kryer vetëvrasje para oborrit të shtëpisë së tij. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupat e të vdekurve janë dorëzuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-04-18T14:10:53+02:00 Në masa të larta sigurie, Komisioni Shtetëror Zgjedhor mëngjesin e sotëm ka filluar me shpërndarjen e materialit zgjedhor nëpër Komisionet Zgjedhore Komunale. Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski tha se deri më tani e gjitha procedura për përgatitjen dhe shpërndarjen e materialit zgjedhor për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale ka rrjedhur pa ndonjë problem. Ekipet tona, anëtarët e KSHZ i morën materialet dhe janë drejtuar drejt destinacioneve të tyre për të shpërndarë materialin në Komisionet Zgjedhore Komunale. Në aspektin e përgatitjes së materialit, deri më tani gjithçka ka rrjedhur normalisht dhe shpresojmë se të dielën nuk do të…

Lexo më Shumë