Alsat 2019-04-18T15:46:42+02:00
Nuk ka lëvizje në negociatat për fatin e PSP-së. Pushteti dhe opozita janë ende pa një marrëveshje dhe nuk i kanë tejkaluar dallimet kryesore mbi Prokurorinë publike me të cilin do të zgjidhet statusi i PSP-së. Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, përsëri theksoi se bisedimet ndërpartiake janë në një qorrsokak.
Dallimet kyçe që ekzistonin deri më tani, qëndrojnë ende. Do të thotë, bëhet fjalë për dallimet lidhur me procedurat e filluara nga PSP, shfrytëzimi i dëshmive që janë grumbulluar në ato procedura gjyqësore dhe në fund, përfundimi i procedurave që të ketë drejtësi në këtë vend- deklaroi Renata Deskoska- Ministre e Drejtësisë.
Ministrja konfirmon se edhe në materialet e fundit që i ka dorëzuar VMRO DPMNE nuk ka pasur zgjidhje që janë të pranueshme për pushtetin. Edhe nga grupi punues i opozitës që bisedon për Specialen, pohojnë se ditëve të fundit situata rreth Ligjit për prokurori publike është status-kuo.
Sa i përket Ligjit për Prokurorinë Publike presim që të votohet me një konsensus të gjerë, siç ishte Ligji për Siguri Kombëtare. Nga ajo që mund të konkludojmë është se VMRO-DPMNE ka dorëzuar amendamente deri tek Ministria e Drejtësisë dhe tani radhën e ka Ministria dhe Renata Deskovska që t’i pranojnë- deklaroi Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
VMRO – DPMNE dorëzoi 65 amendamente. Ministria e Drejtësisë pranoi disa prej tyre , ato që kryesisht kanë të bëjnë me kodin e etikës. Ligji duhet të miratohet në Parlament me shumicë prej dy të tretave.
Bojan Stojanovski
Loading…