Alsat 2019-04-28T15:16:01+02:00 Censusi në rrethin e dytë të zgjedhjeve është i rrezikuar vlerësojnë ekspertët duke pasur parasysh daljen e ulët të qytetarëve në votime në rrethin e parë. Në një intervistë për Alsat, eksperti juridik Naser Ziberi vlerëson se në rast të dështimit të zgjedhjeve mund të riorganizohen zgjedhjet ose iniciohen ndryshime kushtetuese. Megjithatë sipas Ziberit zgjidhja më e mirë do të ishte përfshirja e postit të zëvendës presidentit në kushtetutë, i cili do të ishte shqiptar dhe në këtë mënyrë do ti motivonte shqiptarët të marrin pjesë në mënyrë më masive në votime. Nëse vendoset për opsionin që presidenti…
Author: almakos
Alsat 2019-04-28T14:33:58+02:00 Bllokim të rrugëve dhe masa tjera paralajmërojnë koncesionerët e deritanishëm të plazheve të Strugës nëse u merren koncesionet. Ata thonw se kanë investuar sasi të majme të parave prej disa qindra mijëra eurove. Revolti i tyre ka të bëjë me faktin se pushteti qendror paralajmëroi se përmes ndryshimeve të Ligjit për ndërtim do t’ua marrë kompetencat komunave për ndarjen e plazheve me koncesion dhe kjo çështje do të kontrollohet drejtpërdrejtë nga Shkupi. “Jam i mendimit që shteti t’i kthejë të gjitha plazhet. Populli nuk ka ku të bëj not apo ku të pushoj. Në Ohër kam dy nipër,…
Alsat 2019-04-28T14:28:59+02:00 Janë bllokuar sërish punimet për ndërtimin e deponisë Rusino të Gostivarit. Problem përbëjnë pronat private të banorëve të cilët pengojnë asfaltimin e disa rrugëve. Nga Qendra për Zhvillimin e Rajonit të Pollogut thonë se punimet nuk mund të vazhdojnë për aq kohë sa Komuna e Gostivarit nuk bën shpronësimin e tokave. Kemi në disa lokacione që nuk janë të rregulluara çështjet pronësore juridike, por nuk i di tamam detajet, andaj thirrja mbledhje që ta sqarojmë. Por, atë e bën komuna, sepse rajoni nuk ka mjete dhe nuk ka mekanizma për shpronësim të tokës – tha Fatmir Saiti, drejtues…
Alsat 2019-04-28T14:13:59+02:00 Vështirë do të realizohen planet dhe investimet e kompanive nëse vjen deri te një krizë e re politike. Mungesa e censusit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, e me këtë edhe moszgjidhja e presidentit të shtetit mund të rezultojë me jostabilitet politik. Biznesmenët shprehen se skenari i këtillë do të sjellë pasiguri në ekonomi. Sipas tyre, çdo zgjedhje do të thonë ngërç për biznesin. Kur bëhet fjalë për zgjedhjet presidenciale, nëse nuk kemi census për president të shtetit atëherë do të kemi situatë të pavolitshme në raport me biznesin duke marrë parasysh se kemi ngërç të madh…
Prokuroria Themelore e Pejës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tre personave, të cilët rrahën familjarin e tyre, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Ndërsa nga e premtja, kur ka ndodhur rrahja, nuk dihet vendndodhja e të dëmtuarit. Sipas njoftimit Prokuroria Themelore e Pejës ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës se paraburgimitndaj tre personave me dyshimin se kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor, nga neni 186, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj tre të pandehurve, A.N,SH.L dhe një të mituri, për shkak se…
Alsat 2019-04-28T13:34:20+02:00 Në mënyrë të vazhdueshme punojmë në masat dhe aktivitetet për uljen e ndotjes së ajrit, në segmentet që janë pjesë e “Planit për ajër të pastër”. Efektet do t’i shohim kur do të fillojnë matjet nga tetori dhe sezoni i ardhshëm i ngrohjes, thotë zëvendës ministri për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Jani Makraduli në intervistën javore për Radio Evropa e Lirë.Në intervistë theksohet se në kontinuitet punohet në masat dhe aktivitetet për uljen e ndotjes së ajrit në segmentet që janë pjesë e Planit për ajër të pastër. “Për shkak të zgjedhjeve presim të kalojë 5 maji…
Policia në Vlorë ka finalizuar operacioni policor “Prita”, ku ka goditur një tjetër tentativë në fushën e kultivimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike, ku në një shtëpi kanë sekuestruar 48 kilogramë kanabis, si dhe 97 fidanë të mbjellura në kubikë, ndërsa, janë arrestuar dy persona. Sipas Policisë, operacioni është zhvilluar në lagjen “24 Maji” Vlorë, ku u sekuestruan edhe dy automjete, aparatë celular, një peshore elektronike e sende të tjera. Policia ka arrestuar në kushtet e flagrancës në këtë banesë shtetasit Z.I., 36 vjeç dhe E.B., 30 vjeç, të dyshuar si autorë përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari të paligjshme.…
Tre persona janë arrestuar në Pejë, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë rrahur dhe goditë me mjete të forta familjarin e tyre, i cili ende nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Nga njëri prej të dyshuarve janë konfiskuar dy sëpata të cilat dyshohet se ishin përdorë në rast dhe një veturë. Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Telegrafi/
Alsat 2019-04-28T12:14:21+02:00 Gjatë mbrëmjes së djeshme, në hyrje të qytetit të Tetovës, te rrethi pranë sheshit “Iliria” ndodhi një aksident i rëndë komunikacioni. Vetura “Mercedes”, e drejtuar nga Z.S (57) nga Tetova, dhe vetura “Golf”, e drejtuar nga I.J (55), u përplasën. Në të dy veturat ka pasur edhe nga një bashkudhëtare. Me ndihmën e autoambulancës, të lënduarit janë dërguar në spital, ndërsa njëra nga bashkudhëtaret ka vdekur pas lëndimeve të rënda. Njëri nga të lënduarit, Z.S ndodhet në qendrën klinike “Nënë Tereza” në Shkup, pasi që ka përjetuar lëndime të rënda. Ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme (SPB)…
Para gjashtë ditësh në një shtëpi në qendër të Prizrenit, një grua solli në jetë një foshnje të gjinisë mashkullore, të cilën dyshohet se vetë e ëma e privoi nga jeta. Procesin e lindjes gruaja me inicialet M.B. e bëri e vetme në një dhomë. E shenjat ende nuk janë larguar nga vendi ku e solli në jetë djalin e saj. Megjithatë ai nuk jetoi gjatë. Nga dhoma ku lindi, 27-vjeçarja e dërgoi foshnjën e saj në tavanin e shtëpisë, ku edhe dyshohet se e privoi nga jeta, raporton T7. Këtë akt, sipas familjarëve të saj dyshohet se ajo e…
Alsat 2019-04-28T10:52:15+02:00 Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës (SHMMP) me rastin e 28 prillit- Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës ngrit iniciativë për mbjelljen e 33 fidanëve në nder të 33 personave që kanë humbur jetët në vendet e tyre të punës në vitin 2018. Në ngjarjen do të marrin pjesë anëtarë dhe partnerë të SHMMP-së, ndërsa do të promovohet edhe Raporti vjetor i rregullt për fatkeqësitë e ndodhura në vendet e tyre të punës gjatë vitit 2018. Në raport janë përfshirë numri i fatkeqësive më të rënda në vendet e punës në vitin 2018, të ndarë…
Alsat 2019-04-28T10:49:04+02:00 Kryeministri Zoran Zaev mbrëmë bashkë me familjen e tij e kanë pritur ringjalljen e Krishtit- Pashkët në kishën “Shën Grigorij Palama dhe Dimitrij” në Strumicë. “Dua të uroj festën më të madhe krishtere, Ringjalljen e Krishtit- Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë të cilët këtyre ditëve i festojnë Pashkët. Ringjallja e Krishtit e simbolizojnë fitoren e jetës mbi vdekjen dhe i jep forcë shpresës për dalje nga gjitha situatat e vështira me të cilat përballemi të gjithë ne qytetarët. Besoj se kjo festë do të na sjellë paqe të gjithëve, mirëqenie të gjithëve, respektim të ndërsjellë dhe të…

