Alsat-M 2019-04-30T07:30:10+02:00 Përveç në famullitë katolike në shtet, të gjithë qytetarët e interesuar për prani në ngjarjen qendrore më 7 maj, liturgjinë e shenjtë në sheshin “Maqedonia” në Shkup, bileta falas do të mund të marrin edhe në rrugën “Maqedonia” tek Shtëpia Memoriale Nënës Terezë, në dalje të QTQ në drejtim të Sheshir “Maqedonia” dhe në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit (ish- Shtëpia e Mallrave), informoi Trupi koordinues për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Stendat e vendosura në lokacionet e theksuara do të punojnë prej orës 9:30 deri në orën 17:00,…
Author: almakos
Alsat-M 2019-04-30T07:11:48+02:00 Filloi samiti joformal për Ballkanin perëndimor nën kryesimin e Angela Merkelit dhe Emanuel Makronit. Që të dy, para fillimit të takimit iu drejtuan shkurtë gazetarëve, pa pyetje, dhe i paralajmëruan udhëzimet e diskutimit. Edhe kancelarja gjermane edhe presidenti francez përkujtuan se ky takim nuk i kushtohet procesit të zgjerimit, por bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes për zgjidhje të kontesteve të shumta bilaterale në rajon. “Fokusi nuk është tek zgjerimi, por tek politika e stabilitetit në rajon. Duhet të punojmë së bashku në mënyrë që të kontribuojmë për stabilitet, kjo për Francën do të thotë strategji për angazhim të sërishëm…
Alsat 2019-04-29T22:36:52+02:00 Alsat mëson se nga dy të ndaluarit në stacionin policor të Ohrit, në lidhje me vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e Samoilit në Ohër, njëri nga ata veç më është dënuar me gjobë dhe i është ndaluar për 5 vjet hyrja në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Gjergj Prenkocajn, 50 vjeç, shtetas i Zvicrës me prejardhje nga Kosova. Ai bënte pjesë në grupin e valltarëve arbëreshë të ardhur nga Italia që këto ditë po qëndrojnë në Ohër dhe Strugë. Avokati i tij, Ardian Demiri, konfirmoi se klientit të tij i është shqiptuar masa…
Alsat 2019-04-29T19:46:07+02:00 Filloi samiti joformal për Ballkanin perëndimor nën kryesimin e Angela Merkelit dhe Emanuel Makronit. Që të dy, para fillimit të takimit iu drejtuan shkurtë gazetarëve, pa pyetje, dhe i paralajmëruan udhëzimet e diskutimit. Edhe kancelarja gjermane edhe presidenti francez përkujtuan se ky takim nuk i kushtohet procesit të zgjerimit, por bashkëpunimit rajonal dhe mbështetjes për zgjidhje të kontesteve të shumta bilaterale në rajon. “Fokusi nuk është tek zgjerimi, por tek politika e stabilitetit në rajon. Duhet të punojmë së bashku në mënyrë që të kontribuojmë për stabilitet, kjo për Francën do të thotë strategji për angazhim të sërishëm…
Alsat 2019-04-29T18:03:55+02:00 Në kryeqytetin gjerman sot mbahet Konferenca e kryeministrave të vendeve anëtare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Në qendër të Konferencës do të jetë bashkëpunimi rajonal por me theks të veçantë raporti mes Kosovës dhe Serbisë. Zaev drejton delegacionin vendas të përbërë edhe nga zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Takimet në Berlin konsiderohen si të rëndësishme, tani kur Shkupi shpreson në vendim pozitiv në qershor, për marrjen e datës për fillim të negociatave për anëtarësim.VIZRT – Nga Qeveria, pas takimit me MerkelinBashkërisht u konstatua se Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prespës është shembull pozitiv…
Rastet e falsifikimit të parasë kanë shënuar rritje në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me periudhën e fundvitit 2018. Nga 55 raste sa ishin në dhjetor të vitit 2018, në janar ishin 67 raste. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka bërë të ditur se dhjetori i vitit të kaluar është mbyllur me 55 raste të falsifikimit të parasë, kurse këtë vit, janari me 67 raste, për të shënuar një rënie të vogël në muajin shkurt, me 61 raste të falsifikimit të parasë. Në përgjigjen e Policisë së Kosovës lidhur me këtë çështje, thuhet se ky institucion…
Alsat 2019-04-29T16:02:45+02:00 Zyrtarët e vendit kanë filluar takimet nga agjenda e ngjeshur e ditës me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikën e jashtme Federika Mogherini. Këtë e konfirmoi zv.kryeministri Bujar Osmani përmes një postimi në rrjetet sociale sipas të cilit, Mogherini jep mbështetje të sinqertë për delegacionin e vendit të drejtuar nga kryeministri Zoran Zaev. Bujar Osmani për Alsat konfirmoi se aktualisht është duke u zhvilluar takimi me kancelaren gjermane Angela Merkel. Loading…
Alsat 2019-04-29T15:49:54+02:00 Në këtë klasë të shkollës periferike të fshatit Shishovë, komuna e Sarajit mësojnë 30 nxënës në dy paralele të kombinuara. 20 nxënës janë klasa e parë ndërsa 10 të tjerët janë klasa e dytë. Siç tregojnë nxënësit, ndodhë që shpesh herë të ngatërrojnë mësimet mes vete, madje edhe vëmendja e mësuesit nuk është e mjaftueshme ndaj të gjithëve, për shkak të numrit të madh të nxënësve. [embedded content] “Shumë herë edhe neve na përzihen mësimet me klasën e dytë se me një klasë jemi, shumë keq. Kur shkoj në shtëpi i harrojë edhe mësimet tjera që i kam.…
Alsat 2019-04-29T15:37:04+02:00 Java e fundit e fushatës së zgjedhjeve presidenciale fillon e qetë dhe pa aktivitete intensive të kandidatëve Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova. Kjo për shkak edhe të festave, megjithatë dy kandidatët, në paraqitjet e fundit të tyre shprehen se fokusin e kanë tek votuesit shqiptarë, qytetarët e papërcaktuar dhe ata që nuk kanë dalë të votojnë. Kandidatja Gordana SIljanovka Davkova e cila mbështetet nga VMRO-DPMNE-ja, gjatë takimit me qytetarët e Strugë dhe Kërçovës ka deklaruar se asnjëherë nuk do të tradhtojë popullin. [embedded content] Unë pres që kërçovarët të votojnë sipas bindjes së vetë, jo ashtu siç…
Alsat 2019-04-29T15:29:36+02:00 Kancelarja gjermane Angela Merkel do të jetë nikoqire e takimit me kryeministrin Zoran Zaev, në Berlin, ku mbahet Konferenca e kryeministrave të vendeve anëtare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor. Zaev drejton delegacionin vendas të përbërë edhe nga zv.kryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov. Ftesa ka ardhur edhe nga presidenti i Francës Emanuel Makron, me të cilin Zaev po ashtu do të zhvillojë takim tet-a-tet. Makron është një ndër më skeptikët për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në qendër të Konferencës do të jetë bashkëpunimi rajonal por me theks…
Alsat 2019-04-29T14:50:09+02:00 Në prag të samitit të sotëm joformal në Berlin, nikoqirë të të cilit janë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, mediumet gjermane e analizojnë gjendjen në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e komentojnë gatishmërinë e tyre për afrim drejt BE-së, transmeton “Dojçe Vele”. Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm nga Ballkani Perëndimor i cili meriton të shpërblehet me datë për fillim të negociatave me BE-në, shkruan “Frankfurter algemajne cajtung”, ndërsa “Velt” pohon se Merkel planifikon t’i bëjë presion Makronit për negociatat me BE-në. “Vendet nga rajoni edhe më tutje meritojnë mbështetje, por afrimi i…
Alsat 2019-04-29T14:20:43+02:00 70,439 qytetarë kanë dalë jashtë vendit gjatë tre ditëve të fundit. Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dalje më të madhe ka pasur në pikën kufitare në Tabanoc, Bogorodicë dhe Bllacë, respektivisht 18106, 11050 dhe 10330. Më pak kalime ka pasur në pikën kufitare Pelince, konkretisht 288. Edhe pse ditët e fundit i lamë pas shiun dhe vranësirat dhe gjithçka dukej e lulëzuar, nga agjencitë turistikë thonë se pavarësisht kësaj shumica e qytetarëve këto ditë kanë preferuar t’i kalojnë në vendet Evropiane, ndërsa një pjesë kanë preferuar Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë. [embedded content]…

