Alsat 2019-04-30T18:17:40+02:00 Ish ambasadori Nano Ruzhin vlerëson se vetë akti i ftesës në Berlin për vendet e Ballkanit Perëndimor është shenjë e mirë se Bashkimi Evropian nuk i harron këto vende por se nuk ka rezultate shumë konkrete nga Samiti sepse ai kishte të bënte me bashkëpunimin e brendshëm mes shteteve dhe sigurisë në rajon. E treta dhe shumë e rëndësishme për ne është se Maqedonia ishte e lavdëruar si model i suksesshëm për zgjidhjen e çështjeve ndëretnike dhe ndërballkanike në rajon dhe nga ajo që dimë nga kolegët tanë është se Maqedonia ka mundësi më të mira se të…
Author: almakos
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në fshatin Qyshk të komunës së Pejës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, ka thënë për telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:38. “Një aksident ka ndodhur në Qyshk të Pejës rreth orës 14:38. Mësohet se në këtë aksident ka pasur të lënduar me lëndime të lehta të cilët pas trajtimeve mjekësore janë lëshuar për në shtëpi”, ka thënë Ibraj./Telegrafi/
Alsat 2019-04-30T18:12:04+02:00 “Dush i ftohtë për vendet e Ballkanit Perëndimor”, kështu e përshkruan mediat e huaja si “Financial Times” përfundimin e Konferencës së një dite më parë për Ballkanin Perëndimor, në Berlin. Sipas tyre, presidenti Makron raportohet të ketë ruajtur qëndrimin se Parisi do të parapëlqente të ndihmojë vendet në fjalë me reformat në ekonomi, siguri dhe drejtësi, më shumë se sa zgjerimin e BE-së. Presidenti francez Makron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, raportohet të kenë qenë pesimist se zgjerimi i BE-së me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të ndodhë së shpejti. Megjithatë, në një intervistë për Handelsblat, komisioneri…
Alsat 2019-04-30T16:23:03+02:00 Prokuroria e Gostivarit ngriti akuzën për vrasjen e trefishtë në Dibër në gusht të vitit të kaluar, ku vajza e madhe e familjes vrau me armë zjarri prindërit e saj dhe motrën e mitur. E pandehura e parë, e cila me muaj të tërë ndodhet në paraburgim, prokuroria po e heton për vrasjen e trefishtë, ndërsa dy persona të tjerët ndodhen po ashtu në paraburgim për bashkëpunim në krim. Hetimi ka treguar se më 26 gusht të vitit të kaluar në shtëpinë prindërve të saj në Dibër ajo vrau me armë zjarri, tip pistoletë, prindërit dhe motrën e…
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në afërsi të stacionit të trenit, në Klinë, ku ka dhe persona të lënduar. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Ai tha se ende nuk ka informacion të detajuar për sa persona bëhet fjalë. “Konfirmoj që ka ndodhur një aksident me persona të lënduar në afërsi të stacionit të trenit, në Klinë”, ka thënë Ibraj. /Telegrafi/
Alsat 2019-04-30T15:33:21+02:00 Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja Gordana Siljanovska Davkova pas takimit me përfaqësues të partisë “E majta” ka theksuar se në Ballkanin Perëndimor po vjen fundi i politikanëve të cilët aktrojnë demokraci dhe reforma demokratike. Siljanovska tha se reforma nuk mund të bëjnë personat të cilët mbajnë edhe funksione shtetërore. Ajo tha se beson që më 5 maj do të arrihet cenzusi. Shpresoj se do të arrihet cenzusi, por edhe shpresoj se duhet seriozisht të merren parasysh paralajmërimet dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ti vendoset edhe një fund pazareve etno-partiake, madje edhe në formën e cenzusit.…
Alsat 2019-04-30T15:21:21+02:00 Shfrytëzimi i hapësirave shkollore për të votuar, mbart rrezikun për përhapjen edhe më të madhe të epidemisë së fruthit. Megjithatë pavarësisht rrezikut, procesi i votimit nuk mund të ndërpritet apo të zhvendoset nëpër lokacione të tjera. Epidemiologët qartësojnë se për shkak se përhapja e sëmundjeve mund të pengohet përmes dezinfektimit dhe pastrimit të hapësirave shkollore zhvendosja e votimit nuk do të ishte e patjetërsueshme. Secili tubim, qoftë gjatë votimeve, nëpër teatro e të ngjashme, paraqet rrezik për përhapje të infeksioneve, jo vetëm të fruthit por dhe sëmundjeve tjera infektive. Ana pozitive është se zgjedhjet mbahen të dielën, kur…
Photo Credit. Fokus Alsat-M 2019-04-30T15:13:35+02:00 Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, përplasen nëna me dy fëmijë Në qarkoren, në hyrje të Tetovës, pasditen e sotme ka ndodhur një fatkeqësi ku mbetën të lënduar një nënë dhe dy fëmijë të mitur. Siç informojnë nga MPB-ja, makina e tipit “Ford KA” me regjistrim të Shkupit është përplasur dhe është rrokullisur. Nëna dhe dy fëmijët janë dërguar në spitalin e qytetit “8 Shtatori”, ku janë konstatuar lëndime trupore. Nga spitali janë shprehur se të gjithë janë në gjendje stabile. Loading…
Alsat 2019-04-30T14:58:21+02:00 Edhe tre foshnja të moshës nga 5 muajshe deri në moshën 1 vjeçe të prekur nga Fruthi janë shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup. Ndërkaq në gjendje më të rëndë janë dy fëmijë dhe dy të rritur të cilët poashtu janë të hospitalizuar. Ndërkohë gjatë ditës së sotme është rithkyer vaksinimi nëpër shkolla fillore. Ekipi i ALSAT qëndroi në njërën nga shkollat e Kisella Vodës ku kryhej vaksinimi, ndërsa u vaksinuan vetëm 2 nxënës. Vaksinimi në terren do të ndërpritet përsëri nesër, për shkak të festës së 1 Majit. Në listën e të pa vaksinuarve kemi rreth 30…
Alsat 2019-04-30T14:45:30+02:00 Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë, ka dorëzuar padi penale kundër 23-vjeçarit E.R. nga Tetova, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale “Pengimi i personit zyrtarë në kryerjen e detyrës” dhe padi penale kundër 26-vjeçarit M.R. dhe 21-vjeçarit Sh.A. të dy nga fshati Xhepçisht i Tetovës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer vepër penale, “Rrezikim i sigurisë”. Më datë 20.02.2019 në Tetovë, gjatë tentimit të pjestarëve të policisë që të kryejnë kontroll ndaj veturës, të cilën e ka drejtuar i 23-vjeçari E.R. në të cilën si bashkë udhëtarë…
Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 13:00 në rrugën “Zagrebi”, në Prishtinë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ku tha se nuk është raportuar për persona të lënduar. Sipas saj, kjo rrugë aktualisht është e bllokuar për qarkullim, ndërkohë që njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. “Rreth orës 13:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën Zagrebi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë…
Alsat 2019-04-30T14:15:00+02:00 Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e ka dërguar për ratifikim në Senat protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në kumtesën e shtëpisë së Bardhë, thuhet se presidenti Tramp i rekomandon Senatit që të ratifikojë protokollin dhe se administrata e Shtëpisë së Bardhë është e gatshme për të marrë pjesë në diskutim. Maqedonia e Veriut është partnere e fuqishme e SHBA-së në sferën e sigurisë dhe anëtarësimi i saj në NATO do të jetë me rëndësi për interesat strategjike të SHBA-së dhe Aleancës – njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë. Pasi Senati të ratifikojë protokollin, atëherë ai…

