Alsat 2019-04-30T16:23:03+02:00
Prokuroria e Gostivarit ngriti akuzën për vrasjen e trefishtë në Dibër në gusht të vitit të kaluar, ku vajza e madhe e familjes vrau me armë zjarri prindërit e saj dhe motrën e mitur. E pandehura e parë, e cila me muaj të tërë ndodhet në paraburgim, prokuroria po e heton për vrasjen e trefishtë, ndërsa dy persona të tjerët ndodhen po ashtu në paraburgim për bashkëpunim në krim. Hetimi ka treguar se më 26 gusht të vitit të kaluar në shtëpinë prindërve të saj në Dibër ajo vrau me armë zjarri, tip pistoletë, prindërit dhe motrën e saj më të vogël, e ndihmuar edhe nga dy persona të tjerët. Një ditë para vrasjes së trefishtë, i akuzuari i dytë ka marrë një makinë me qira në Gostivar ku së bashku me të pandehurën kanë shkuar në Dibër dhe kanë blerë një armë zjarri nga i pandehuri i tretë. Prokuroria e Gostivarit kërkoi zgjatjen e paraburgimit edhe për dy të pandehurit e tjerë së bashkëpunëtorë në vrasje.
Loading…


