Alsat 2019-05-02T10:46:04+02:00 Më 01.05.2019 në ora 16:15 në pikën kufitare Tabanovce, gjatë kontrollit të pasaportave është konstatuar se personi H.I. (28) nga Kumanova po kërkohej nga policia për vuajtjen e dënimit me burg. Kumanovari 28-vjeçar është arrestuar dhe është dorëzuar në SPB-Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme. Loading…
Author: almakos
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një person i komunitetit serb është kapur duke tentuar të kalojë ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi në Zubin Potok, transmeton Telegrafi. Ndërsa pas ndalimit që i ka bërë Policia e Kosovës personit të dyshuar, kanë reaguar një grup qytetarësh të cilët kanë penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare. Siç bëhet e ditur në raportin e publikuar nga PK, personi i dyshuar kishte tentuar ta kalojë kufirin ilegalisht me kamionin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00./Telegrafi/
Alsat 2019-05-02T10:27:52+02:00 Regjim i ndryshuar komunikacioni vendoset prej sot e deri të shtunën në drejtimin rrugor Gjevgjeli – vendkalimi kufitar Bogorodicë, informon LAMM. Shkak për regjimin e ndryshuar të komunikacionit janë aktivitetet ndërtimore për vendosje të gropave induktive që do të kryejë ndërmarrja “Viadukt Trejd” në tre ditët në vijim. Loading…
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegrafi”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegrafit”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
Alsat 2019-05-02T09:47:31+02:00 Mbi 350 përfaqësues nga e mbarë bota pritet të marrin pjesë në Samitin e zonave të lira ekonomike evropiane, që në organizim të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjiko-Industriale do të mbahet që sot deri më 4 maj në Shkup. Samiti organizohet në bashkëpunim me Organizatën e zonave të lira botërore. Drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Aleksandar Mlladenovski para ca kohësh në brifing duke e paralajmëruar Samitin theksoi se në të do të marrin pjesë përfaqësues nga pothuajse e mbarë bota, nga Kolumbia deri në Kazakistan, Evropë dhe kontinente të tjera. Ndihma shtetërore dhe tregtia ilegale në zona do…
Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 47 aksidente trafiku, Policia ka bërë të ditur se 24 prej aksidenteve ishin me persona të lënduar kurse në 23 aksidentet tjera u raportua vetëm për dëme materiale, transmeton Telegrafi. Përveç aksidenteve të ndodhura, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar edhe 883 tiketa trafiku. Në raportin e publikuar nga PK thuhet se po ashtu janë arrestuar gjashtë persona, pesë prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa një vuajtje të dënimit./Telegrafi/
Alsat 2019-05-02T09:24:53+02:00 Dy ditë deri në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, të dy kandidatët me apel deri te qytetarët për dalje më të madhe të dielën, më 5 maj. Kandidati për president i mbështetur nga LSDM-ja dje në Makedonska Kamenicë dhe Koçan tha se rrumbullaksimi i numrit tre do të thotë perspektivë më e mirë për të gjithë, inkuadrim i sigurt në Evropë, vazhdim i reformave në rrugën e përbashkët drejtë progresit, zhvillimit dhe integrimit në NATO, por edhe dhënie fund “Gruevizimit”. Nëse zgjidhet në funksion, tha se qytetarët përfundimisht, pas dhjetë vjetëve do të kenë president prej të…
Në fshatin Novosellë të Vitisë, një person ka raportuar se një plumb qorr ka goditur murin e shtëpisë së tij. “Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga drejtimi i panjohur, një plumb bredharak ka goditur në murin e shtëpisë së tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një predhë”, thuhet në raportin e PK-së. Nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/
Para pak çastesh tek udhëkryqi në afërsi të Qendrës Tregtare Mavrovasja ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tre makinave. Sipas dëshmitarëve, ka persona lehtë të lënduar. Në vendngjarje ka arritur edhe policia. The post Aksident zingjiror tek udhëkryqi afër Q.T Mavrovasja appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2019-05-01T17:53:42+02:00 Secila firmë ka të drejtë të punojë për festë shtetërore, por duhet të paraqitet në Inspektoratin shtetëror të punës dhe rroga e punëtorëve duhet të rritet për atë përqindje për punë punë në festë. Këtë sot e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska pas seancës së rregullt të Këshillit ekonomik-social në të cilin morën pjesë kryeministri Zoran Zaev dhe përfaqësues të sindikatave dhe punëdhënës. “Secila firmë mund të paraqet se do të punojë për një festë të caktuar. Nëse kjo është paraqitur në mënyrë të rregullt në Inspektoratin shtetëror të punë, pas kësaj do të…
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtatasit, A.D., 30 vjeç dhe K.Ç., 31 vjeç, për shpërndarje të lëndëve narkotike. Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, të ndaluarit e zhvillonin aktivitetin e tyre kriminal respektivisht përreth zonës së “Komunës së Parisit” dhe në rrugën “Lord Bajron”. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u krye në flagrancë, pasi si rezultat i kontrollit fizik dhe të banesës së A.D.-së, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 18.2 gr lëndë narkotike e dyshuar të jetë e llojit “heroinë”, 1 peshore elektronike dhe 1 aparat celular. Ndërsa, shtetasit K.Ç.,…
Alsat 2019-05-01T16:27:37+02:00 Komuna e Sarajit ka përkujtuar Ministrinë e Arsimit se janë njoftuar me kohë për funksionimin e paraleles së kombinuar në shkollën e fshatit Shishovë të kësaj komune, ku në një klasë mësojnë 30 nxënës, 20 të klasës së parë dhe 10 nxënës të klasës së dytë. Fari Rexhepi, përgjegjës për Arsim në Saraj, tha se kërkesa e fundit për një punësim të ri është dërguar më 31 korrik të vitit 2018 e që deri më sot nuk është marrë asnjë përgjigje. [embedded content] Në bazë të procedurave që të vije deri te marrja e pëlqimit të vendit të…

