Author: almakos

Alsat 2019-05-02T16:02:45+02:00 “Një ditë pushim, një javë pastrim”. Kështu u shprehen mbrapa kamerës sonë disa nga punonjësit e ndërmarrjeve publike që kujdesen me higjienën e hapësirave publike.Mijëra qytetarë me rastin e 1 Majit kishin vërshuar qendrën rekreative sportive Saraj, Liqenin Treska dhe qendrën turistike Matka për të kaluar disa orë pushim. Sipas punonjësve komunalë, shumë prej pushuesve të pandërgjegjshëm ishin larguar duke lënë mbeturinat të derdhura në rrugë e në sipërfaqet gjelbëruese. “Pastërtia katastrof, gjithë që kanë qenë këtu e kanë lënë bërllokun edhe kanë shkua. Ajo nuk duhet të lihet kështu, secili që shkon duhet me mbledh edhe mi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T15:44:08+02:00 Më 1 maj 2019, në ora 14:52 në SPB-Shkup, P.I. (45) nga fshati Draçevicë i Shkupit, raportoi se kishte gjetur kushëririn e tij S.I. (54), të vrarë nga një sulm me sëpatë. Sipas të dhënave të raportuara, ai kishte parë më herët gruan e të vrarit, F.I. (51) derisa po dilte nga shtëpia me sopat në dorë. Mjekët kanë konstatuar vdekjen e personit S.I(54). Ndërsa policia ka arritur të arrestoj gruan e dyshuar në shtëpinë e prindërve të saj. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i personit të vdekur S.I. është dorëzuar për autopsi. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T15:30:39+02:00 Me vendosjen e luleve para monumentit të hebrenjve të deportuar në pllajën para Qendrës përkujtimore të holokaustit të hebrenjve nga Maqedonia, me ndezjen e gjashtë qirinjve përkujtimorë në hapësirat e Qendrës dhe me hapjen e ekspozitës “Holokausiti ndër prizmin e syve të fëmijëve” sot u shënua Jom Ashoa – Dita kombëtare përkujtimore e holokaustit. Kjo ditë shënohet në përkujtimin e betejës së hebrenjve në Geton e Varshavës në vitin 1943 dhe ditën komemorative të gjashtë milionë viktimave hebraike nga terrori nazist. Gjashë qirinjtë përkujtimorë i ka ndezur kryetari i Fondit të holokaustit të hebrenjve, Bllagoja Mlladenovski, ndërsa lule…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T15:30:11+02:00 “Pas shumë vitesh bisedime për ligjin për përdorimin e flamujve, duhet ta mësojmë atë”, kështu e porositi kryeministri Zoran Zaev zëvendësin e tij, Bujar Osmanin. Osmani thotë se flamuri kombëtarë mund të vendoset gjithkund në Maqedoninë e Veriut, ndërsa kryeministri Zaev iu përgjigj se ligji shumë qartë e përcakton se ku mund të vendoset flamuri. Ndryshe, sot Qeveria njoftoi se nuk e komenton vendimin e gjykatës për vendosjen e flamurit shqiptarë në kalanë e Ohrit, edhe pse, siç thonë nga Qeveria, duket qartë se ka pasur shkelje të ligjit. Ligjet në vendin tonë janë të qartë dhe preciz…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T15:24:30+02:00 “Pas aq vitesh debat rreth Ligjit për përdorimin e flamujve, duhet ta mësojmë”, tha Zaev derisa komentoi deklaratën e Bujar Osmanit, se flamuri shqiptarë mund të vendoset gjithandej në vend. Megjithatë Zaev në përgjigjen e tij thekson se Ligji për përdorimin e flamujve në mënyrë precize parashikon se në cilat kushte mund të valëvitet. Ndërkohë nga Qeveria sot njoftuan se nuk komentojnë vendimin gjyqësor që ka të bëj me vendosjen e flamurit shqiptarë në Kalanë e Ohrit, edhe pse sipas tyre shihet qartë se ka pasur shkelje të ligjit.“Ligjet në vendin tone janë të qartë dhe preciz dhe…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T15:20:06+02:00 Kartela që do të vërtetojë nëse fëmija ka marrë vaksinën MRP do të jetë dokumenti i domosdoshëm për regjistrimin e fëmijëve në klasë të parë. Vendimi i tillë hyn në fuqi pas një periudhe kur dikasteri i Arsimit dhe ai i Shëndetësisë shqyrtonin alternativat për vaksinimin e detyrueshëm të fëmijëve duke mbajtur llogari gjithashtu që fëmijët të mos mbetet jashtë procesit mësimor. Megjithatë mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me fëmijët, prindërit e të cilëve nuk pranojnë që t’i vaksinojnë. Nga Qeveria thonë se secili fëmijë patjetër të shkojë në shkollë sikurse që e ka patjetër…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T13:24:56+02:00 Drejtuesit e Lëvizjes Antibixhos në Tetovë paralajmërojnë riaktivizimin e protestave për shkak të mos përfilljes së kërkesave të tyre nga partitë për largimin e kazinove dhe bastoreve nga vendbanimet. Jushi Emërllahu nga lëvizja Antibixhoz, tha se në vend që kazinot të largohen, të njëjtat dita ditës shtohen afër vendbanimeve. Në takim me drejtorin e inspektoratit të tregut të Maqedonisë Veriore, morëm premtim se do zhvillohen kontrolle të rrepta nga to, për të mbrojtur qytetarët nga kjo murtajë e quajtur kumar, mirëpo dy dit pas kontrolleve të tyre, inspektorati e humbi betejën duke ndërprerë kontrollet, andaj pyesim se kush…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T12:32:27+02:00 Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, vëmendja është drejtuar te dy partitë shqiptare në opozitë të cilat pritet që brenda këtyre dy ditëve të deklarojnë pozitën e tyre. Siç mëson Alsat, gjatë ditës pritet takim mes dy liderëve, atij të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami bashkë me kandidatin që garoi në rrethin e parë, Blerim Reka. Dy partitë opozitare shqiptare dhe Reka janë ftuar në takim edhe nga kreu i LSDM-së Zoran Zaev, për të kërkuar mbështetje për kandidatin e shumicës Stevo Pendarovski. Zyrtarisht, Aleanca për Shqiptarët gjatë pasdites…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T12:25:51+02:00 Marsh si dhe tenda para Ambasadave nëse nuk iu merren parasysh kërkesat. Shoqatat për mbrojtjen e personave me aftësi të kufizuara dorëzuan deri te zyra e BE-së në Shkup kërkesa për më shumë kushte dhe të drejta, pasi dy vite ministria e Punës dhe ajo e Shëndetësisë kanë qenë te shurdhëta karshi kërkesave te tyre. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T12:07:56+02:00 Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha njoftoi se qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e fundit ka miratuar propozim ligjin për njohjen reciproke të patentës së shoferit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Hoxha deklaroi se propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes në mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentës së shoferit do të dorëzohet për miratim në Kuvend. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T11:56:14+02:00 Besoj se të dielën do të zgjidhet presidenti i shtetit, do të arrihet censusi i nevojshëm dhe se do të kemi zgjedhje të pastra si parakusht për shumë punë të tjera drejt së cilave aspiron shteti jonë, theksoi presidenti i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkoski. Në pres konferencën që u mbajt në shtypshkronjën “Kiro Dandaro” në Manastir, presidenti i KSHZ-së potencoi se pret që dita zgjedhore të jetë e njëjtë dhe demokratike, ashtu siç ishte më 21 prill në rrethin e parë zgjedhor. “E morëm materialin zgjedhor dhe po e shpërndajmë tek secili Komision Komunal i Zgjedhjeve…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-05-02T11:51:02+02:00 Zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski ka përgënjeshtruar zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili dje në media deklaroi se flamuri shqiptar mund të përdoret kudo dhe se kjo është e garantuar me Ligj. Boshnjakovski theksoi se qeveria nuk i komenton vendimet gjyqësore dhe shtoi se për derisa ka vendim nga Gjykata, me siguri ka pasur shkelje të Ligjit. Ndryshe, para disa ditëve pjesëtari i grupit “Arbëreshët”, Gjergj Prekoçajt u dënua me 1100 euro dhe ndalesë për hyrje në Maqedoninë e Veriut në 5 vitet e ardhshme për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar në Kalanë e…

Lexo më Shumë