Alsat 2019-05-02T13:24:56+02:00
Drejtuesit e Lëvizjes Antibixhos në Tetovë paralajmërojnë riaktivizimin e protestave për shkak të mos përfilljes së kërkesave të tyre nga partitë për largimin e kazinove dhe bastoreve nga vendbanimet. Jushi Emërllahu nga lëvizja Antibixhoz, tha se në vend që kazinot të largohen, të njëjtat dita ditës shtohen afër vendbanimeve.
Në takim me drejtorin e inspektoratit të tregut të Maqedonisë Veriore, morëm premtim se do zhvillohen kontrolle të rrepta nga to, për të mbrojtur qytetarët nga kjo murtajë e quajtur kumar, mirëpo dy dit pas kontrolleve të tyre, inspektorati e humbi betejën duke ndërprerë kontrollet, andaj pyesim se kush qëndron pas këtij urdhri që pengon zbatimin e ligjit ekzistues duke lejuar madje hapjen e objekteve të reja dhe akomodimin e tyre nëpër vendbanime – tha Jushi Emërllahu nga Lëvizja Antibixhoz.
Duke marrë për shembull Kosovën dhe Shqipërinë Lëvizja Antibixhos paralajmërojnë rishikimin e kërkesave për mbylljen e tërësishme të lojërave të fatit.
Ne gjithsesi rrugën tonë do e vazhdojmë por jemi duke u menduar që ta rishikojmë kërkesën tonë, që të mos kërkojmë më largimin apo dislokimin e lojërave të fatit tre kilometra nga vendbanimet, por të sillet një ligj sikurse në Shqipëri dhe Kosovë – u shpreh – Nuhi Gania, Lëvizja Antibixhoz.
Kërkesat e tyre për lojërat e fatit, drejtuesit e Lëvizjes Antibixhos ia kanë dorëzuar liderëve të gjitha partive përfshirë edhe kryeministrin Zaev.
Bashkim Sulejmani
Loading…



