Alsat-M 2019-04-29T13:42:16+02:00 Festat e zgjatura kanë stopuar procesin e vaksinimit të nxënësve. Procesi rikthehet të martën, por i njëjti do të ndërpritet përsëri të mërkurën për shkak të festës së 1 Majit për të vazhduar në mënyrë të rregullt të enjten që vjen. Në territorin e Shkupit duhet të vaksinohen dhe rivaksinohen rreth 480 nxënës, megjithatë autoritetet shëndetësore njoftojnë se vaksinimi nëpër shkolla nuk është i kënaqshëm, sepse shumë prindër vazhdojnë të refuzojnë që fëmijët e tyre të vaksinohen. Epidemiologët vazhdojnë të apelojnë për vaksinim duke siguruar se vaksinat nuk sjellin pasoja të padëshirueshme. Iu kisha lutur të gjithë prindërve…
Author: almakos
Alsat-M 2019-04-29T13:39:17+02:00 Në Maqedoni për vitin 2017/2018 figurojnë më shumë se 300 persona të cilët kanë kryer dënimin në ndonjë nga shtëpitë përmirësuese/ndëshkuese në vend, por të njëjtët janë arrestuar dhe kanë përfunduar dënimin pa pasur dokumente identifikimi. Kjo kategori personash është juridikisht e padukshme për shoqërinë. Madje, shifra prej 300 të tillësh përmendet në raportin vjetor të Avokatit të Popullit. Numër i saktë i personave që nuk posedojnë dokumente identifikimi nuk dihet, sepse institucionet përmirësuese/ndëshkuese nuk mbajnë evidence. Zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Vaska Bajramovska-Mustafa, tha se shqetësues është gjithashtu fakti se nuk ndërmerret ndonjë hap për regjistrimin e…
Alsat-M 2019-04-29T13:34:01+02:00 Rreth 90 për qind e rrugëve të fshatrave të Pollogut janë pa emra dhe pa numra. Gjitha rrugët dhe numrat e shtëpive janë të regjistruar me numrin 101. Përveç mungesës së numrave dhe emrave, problem tjetër në fshatrat e Pollogut, është edhe mungesa e sinjalistikës. Situata e tillë më së tepërmi iu sjell telashe postierëve, të cilët, shkaku i mungesës së adresave, shpesh letrat i grumbullojnë në një lokal. Kemi problem me mos përcaktimin e rrugëve. Çdo fshat ka rrugën numër 101 pa numër pra kjo është një rrugë standarde që na krijon probleme neve”.- theksoi Murtezan Iljazi,…
Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të quajtur “Casa Italia”. Burime paraprake bëjnë me dije se drejtuesi i njërit prej mjeteve është dërguar me urgjencë në spital, shkruan tch. Gjendja e tij shëndetësore ende nuk bëhet me dije. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ku po mbledh prova për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Ende nuk bëhet me dije identiteti i të plagosurit. Nga pamjet e siguruara, shihet që automjeti me ngjyrë të kuqe është ndarë në dy pjesë. [embedded content]
Alsat 2019-04-29T12:44:19+02:00 Kryetarët e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, me rastin e festave të Pashkëve këmbyen letra me urime për gëzimin e prosperitetit të marrëdhënieve midis popujve të vëllazëruar të të dyja vendeve dhe me dëshira për shëndet dhe mirëqenie. Në letër, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, kryetari i Këshillit ministrit të Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov shpreh bindjen se ai dhe kryeministri Zaev me forcë akoma më të madhe do t’i orientojnë mirësinë, dashurinë dhe qetësinë si pjesë të festave të Pashkëve, për përfitimet e së ardhmes së…
Me datë 28.04.2019 rreth orës 22:00, Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria e antidrogës ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë nga njësia mobile e Doganës se Kosovës, të cilët në Pikë kalimin kufitar në Merdar kishin ndaluar një autobus të një kompanie turistike me targa (KS), e cila kompani mbanë linjën e rregullt nga Prishtina me një shtet tjetër europian. Sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, gjatë kontrollimit të autobusit, udhëtarëve si dhe valixheve të tyre, në bagazhin e autobusit kanë qenë (3) tri çanta ku në to kishte dy zmadhues zëri dhe një klimë për ftohje, ku në brendësi…
Alsat 2019-04-29T11:16:01+02:00 Më 28.04.2019 në ora 17:40, në rrugën lokale Krusheani- fshati Obrshan në Prilep, V.K. (59) nga fshati Podvis, ka humbur kontrollin me makinën e tij “Peugeot 306” me targa të Prilepit. Pas aksidentit, shoferi përmes ndihmës së shpejtë është transferuar në spitalin e Prilepit, ku edhe ka ndërruar jetë në ora 18:40. Policia e prilepit kla kryer inspektimet në vendin e ngjarjes. Loading…
Kryeministri Zoran Zaev sot do të takohet me presidentin e Francës Emanuel Macron dhe kancelarin gjermane Angela Merkel, në kuadër të takimeve të hapura në Konferencën e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, që organizohet nga Franca dhe Gjermania. Por siç është paralajmëruar në agjendë takimi Merkel dhe Zaev do të zhvillohet para fillimit të samitit. Sipas njoftimit të Kancelarisë gjermane, sot kancelarja Merkel fillimisht do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, për një bisedë. “Kjo do të shoqërohet me një bisedë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Më pas, kancelarja do të zhvillojë një bisedë…
Sonte rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Bajqinë të Podujevës, ku e përfshirë ka qenë një veturë. Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. “Njëri prej tyre nuk ka arritur të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin. Siç ka shtuar ajo, personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor dhe se me rastin po merret njësiti i…
M.N. 49 vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Reka e Allages në Rugovë. Viktimës dyshohet se i kanë shkaktuar lëndime vdekjeprurëse me sëpatë tre familjarë të tij gjatë ditës së premte kur janë përleshur për mal. Tre personat e dyshuar janë arrestuar nga policia dhe ndaj tyre po kërkohet paraburgim, ndërsa burri 49 vjeçar deri para pak çastesh ka qenë në kërkim të policisë. Madje për vendndodhjen e tij është angazhuar edhe FSK-ja. Por, i njëjti sapo është gjetur nga njësitet policore të Kosovës, raporton Express. “Është gjetur nga njësitet policor trupi i pajetë i viktimës në fshatin…
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, pasi kishte sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore. Një person ka raportuar në stacionin policor në Pejë, se derisa po ecte në rrugë pranë tij është ndalur një veturë e tipit ‘Mercedes’ me targa vendore, nga e cila ka dalë një person që pasi ka shtënë me armë në ajër, e ka goditur me dorëzën e armës, duke i shkaktuar lëndime trupore, si pasojë e të cilave ka marrë trajtim në spitalin rajonal në Pejë. Sulmuesi ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia pas një…
Alsat 2019-04-28T15:58:57+02:00 Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe kreu i VMRO-DPMNE-së opozitar Hristjan Mickoski besojnë se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të arrihet censusi prej 40%. Ahmeti tha se fushata e partisë së tij për mbështetje të kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit nuk është e zbehtë dhe se partia e tij do të angazhohet që të mobilizojë gjithë anëtarët e saj për të një fushatë dhe rezultat të suksesshëm nga zgjedhjet. Unë e kam bërë një vlerësim dhe mendoj që kjo është një e arritur për tani më shumë e afërt. Organizimi është në nivel, të gjitha shtabet…

