Alsat 2019-04-29T12:44:19+02:00
Kryetarët e qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, me rastin e festave të Pashkëve këmbyen letra me urime për gëzimin e prosperitetit të marrëdhënieve midis popujve të vëllazëruar të të dyja vendeve dhe me dëshira për shëndet dhe mirëqenie.
Në letër, informojnë nga pres shërbimi qeveritar, kryetari i Këshillit ministrit të Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov shpreh bindjen se ai dhe kryeministri Zaev me forcë akoma më të madhe do t’i orientojnë mirësinë, dashurinë dhe qetësinë si pjesë të festave të Pashkëve, për përfitimet e së ardhmes së përbashkët evropiane të dy popujve.
Me urimin për festën e Pashkëve për kryeministrin Borisov dhe qytetarët e Bullgarisë mike, kryeministri Zaev, thekson se rasti historik që në të njëjtin moment janë në krye të qeverive të dy popujve është mundësi për vendosjen e përkushtimit të fuqishëm dhe dashurisë së sinqertë në marrëdhëniet e dy vendeve për zhvillimin e mirëqenies së qytetarëve të të dyja vendeve.
Loading…


