Alsat-M 2019-06-04T13:57:41+02:00 Prokuroria Publike dhe ministra e Brendshme mbeten në qëndrimin e një ditë më parë, se rasti po hetohet me qëllim sanksionimin e aktit. Ndonëse për dy ditë rresht janë përsëritur thirrjet e njëjta, organet e ndjekjes penale akoma nuk kanë persona të dyshuar për nxitje të urrejtjes. Para Prokurorisë Publike dhe policisë reaguan organizatat jo qeveritare të cilat dënuan aktin e nxitjes së urrejtjes, duke i kërkuar institucioneve që autorët t’i nxjerrin para organeve të drejtësisë. Reagimeve i janë bashkëngjitur edhe partitë politike të cilat kërkuan zbardhjen e rastit. Fyerjet anti-shqiptare erdhën në kuadër të festës që tifo…
Author: almakos
Alsat-M 2019-06-04T13:46:56+02:00 “El Cheka” vazhdon me publikimin e “bombave” të reja pavarësisht bllokimit të profileve në Fesjbuk pas ndërhyrjes së institucioneve të cilët konsiderojnë se ai po bën vepër penale. Në profilin e tij në Facebook, Shoqërim Ameti i njohur si “El Cheka” ka postuar bisedat telefonike të zyrtarëve të BDI-së ku sërish protagonist kryesor janë kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e të tjerët. Kësaj radhe bisedat kanë në fokus rastet si “Brodecit” “Sopoti” e “Monstra”. Ai me pseudonimin “El Cheka”, thotë se këto përgjime ia kanë dërguar Sami Ukshini, Valdet Zeka dhe Shefqet Hallaqi,…
Alsat-M 2019-06-04T13:26:01+02:00 Afrohet dita kur kryeministri Zoran Zaev duhet ta finalizojë rikonstruimin e Qeverisë. Ndonëse akoma asgjë zyrtare, në opinion lakohen emrat potencial të cilët mund të preken nga “fshesa” e ashtuquajtur e kryeministrit. Jo zyrtarisht mësohet se ministri i Financave, Dragan Tevdovski mund të zëvendësohet me drejtoreshën e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, por nuk përjashtohet mundësia që në financa të kaloj edhe Koço Angjushev. Në kuadër të ministrave të LSDM-së, nga ndryshimet do të preket edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski. As Zaev dhe as LSDM nuk bëjnë të ditur se kush është emri…
Alsat-M 2019-06-04T12:48:15+02:00 Si i konsideroni idetë se raportet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen një herë e përgjithmonë, me ndryshimin e kufijve. A mund të ketë kjo ndikim jo vetëm në rajon, por veçanërisht në Maqedoninë e Veriut? Unë besoj se zgjidhja e vetme është dialogu politik mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj ne mbështesim fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd, dialogut të ndërmjetësuar. Nuk më takon mua të hy në elemente, por duhet të jetë zgjidhje politike dhe mendoj se ajo që Maqedonia e Veriut dhe Greqia e kanë arritur mund të jetë model për pjesën tjetër të rajonit, duke përfshirë Kosovën. …
Alsat-M 2019-06-04T12:44:27+02:00 Kjo është jave e fundit për vitin shkollor 2018-19. Nxënësit do të shkojnë në pushim veror dhe shkollat do të mbyllen për një kohë të caktuar. Mirëpo, këtu nuk përmbyllen problemet me të cilat edhe këtë vit shkollor u përballën nxënësit dhe punonjësit në arsim. Shumë shkolla nuk i rikonstruuan, klasë të stërngarkuara me nxënës, shumë nxënës mbeten pa libra ndërsa ata që u furnizuan, morën libra të grisura e të shkarravitura si rezultat i mos ndërrimit të tyre dhe cilësisë së dobët të materialit. Përveç kësaj, punonjësit në arsim u përballën me punë të dyfisht për shkak…
Alsat-M 2019-06-04T12:40:37+02:00 Edhe pse nga kompania shtetërore “Resurset energjetike të Maqedonisë” paralajmëruan se gazsjellësi kryesor deri në Tetovë dhe Gostivar do të ndërtohet deri në fund të vitit 2019-të respektivisht fillimin e vitit 2020, në terren ende asgjë konkrete. Komunat e qyteteve në fjalë, ende janë në fazat fillestare të hartimit të studimeve të fisibilitetit, edhe pse sipas planit, ata tanimë duhej të kishin filluar ndërtimin e rrjetit shpërndarës të gazsjellësit nëpër qytete. Në qytetin e Tetovës, janë planifikuar rreth 25 kilometra rrjet për ta mbuluar gjithë qytetin, thotë Arsim Nuredini, por projekti ende është në fazën studimore. Nga komuna…
Alsat-M 2019-06-04T12:20:13+02:00 Urime me rastin e Festës së Ramazan Bajramit nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hrisitijan Mickoski për qytetarët e përkatësisë islame. Të nderuar besimtarë të përkatësisë islame, Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të VMRO-DPMNE-së t’ua urojë festën e madhe fetare Ramazan Bajramin. Dita e sotme paraqet lumturi, por njëherit promovon edhe momente të humanitetit, solidaritetit dhe respektit të ndërsjellë. Këto vlera të cilat bazohen në traditë duhet të ndihmojnë në ndërtimin dhe përforcimin e bashkëjetesës dhe tolerancës si bazë për mirëqenien në shoqërinë tonë. Këto momente festive të ditës së sotme le të sjellim qetësi, lumturi…
Alsat-M 2019-06-04T11:54:27+02:00 Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski uroi besimtarët myslimanë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për festën e Fitër Bajramit. “Në këto ditë festive të unitetit dhe respektit, të gjithë bashkërisht duhet të vazhdojmë drejt ndërtimit të bashkëjetesës për të gjithë qytetarët dhe të ndërtojmë një shoqëri për të gjithë, shembull për gjeneratat e ardhshme. Në këtë festë të madhe shënohet fundi i agjërimit njëmujor ku secili besimtar në mënyrë të sinqertë e hap zemrën për besimin dhe dashurinë. Muaji i shenjtë i Ramazanit është muaji i dhënies, ndihmës dhe uniteti dhe kjo përforcon besimin…
Alsat-M 2019-06-04T11:50:11+02:00 Në frymën e Fitër Bajramit, duhet të kultivojmë mirësi ndaj tjetrit, dashamirësia ndaj atyre që janë ndryshe është mesazh udhëheqës për të gjithë ne qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të vazhdojmë të forcojmë shoqërinë tonë të përbashkët si një për të gjithë. Për të përsosur shtëpinë tonë në të cilën çdo qytetar ka kushte të barabarta për jetën, lumturinë dhe realizimin e ambicieve të tij. Këtë e rekomandoi kryeministri Zoran Zaev në urimin me rastin e Fitër Bajramit drejtuar Bashkësisë Fetare islame, Resi Ul Ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepit dhe anëtarëve të Rijasetit dhe…
Alsat-M 2019-06-04T11:33:09+02:00 Vëllezërit tanë Sami Ukshini, Val Zekaj dhe Shek Hallaqi kanë më shumë nevojë se asnjëherë për lutjet tona, pasi siç kam marrë disa informata drejtpërdrejt nga një i punësuar në Prokurorinë e Shkupit, se tre vëllezërit tanë duhet të jenë më vigjilent se kurrë në burgun ku po e vuajnë dënimin – shkruan El Cheka i cili mëngjesin e sotëm ka publikuar përgjime të reja. Ai gjithashtu ka shkruar se të njëjtët nuk duhet të përdorin ushqimin që u jepet në burg dhe të mos i lëshojnë qelitë e tyre, por të qëndrojnë të bashkuar, sepse diçka po…
Alsat-M 2019-06-04T10:26:15+02:00 Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), i cili tani është njëri nga universitetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, është themeluar më 4 qershor të vitit 1994, me iniciativë të njëanshme të shqiptarëve. Për mbrojtjen e Universitetit, shqiptarët organizuan edhe shumë protesta, në të cilat është vra edhe një djalë shqiptar, i cili njihet edhe si dëshmori i mbrojtjes së Universitetit. Ky universitet pastaj është themeluar nga Kuvendi i Maqedonisë, si institucioni i parë arsimor i lartë në gjuhën shqipe. Për themelimin e tij, një kontribut të shquar ka dhënë edhe Bashkësia Kulturore Shqiptare në Maqedoni. Loading…
Alsat 2019-06-03T19:29:11+02:00 Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg në një intervistë për Alsat thotë se më së voni në fillim të vitit të ardhshëm Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e plotfuqishme e Aleancës Veriatlantike. Megjithatë sipas tij gjithçka varet nga ritmi i ratifikimit të Protokollit nga vendet anëtare. Stoltenberg këmbëngul se anëtarësimi sjellë stabilitet më të madh në aspektin e sigurisë gjë që ndikon edhe në zhvillimin ekonomik. [embedded content] Kur mund të konsiderohet, se shteti ynë është anëtare e NATO-s? Ne presim që procesi i ratifikimit, që ndodhë në parlamentet e 29 vendeve aleate, të ratifikojnë protokollin…

