Alsat-M 2019-06-04T13:46:56+02:00
“El Cheka” vazhdon me publikimin e “bombave” të reja pavarësisht bllokimit të profileve në Fesjbuk pas ndërhyrjes së institucioneve të cilët konsiderojnë se ai po bën vepër penale. Në profilin e tij në Facebook, Shoqërim Ameti i njohur si “El Cheka” ka postuar bisedat telefonike të zyrtarëve të BDI-së ku sërish protagonist kryesor janë kryetari i kësaj partie Ali Ahmeti, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e të tjerët. Kësaj radhe bisedat kanë në fokus rastet si “Brodecit” “Sopoti” e “Monstra”.
Ai me pseudonimin “El Cheka”, thotë se këto përgjime ia kanë dërguar Sami Ukshini, Valdet Zeka dhe Shefqet Hallaqi, në emër të të dënuarve me burg për rastin “Lagja e Trimave”.
Organet e hetuesisë ndërkohë vazhdojnë hetimet duke u bazuar në kryerjen e dy veprave penale Përgjim dhe incizim të paautorizuar, që janë të dënueshme sipas Kodit Penal të RMV-së. Që dje, Prokuroria e Kërçovës mori të gjithë dosjen për të vazhduar hetimin ndaj të dyshuarit, i cili me adresë është nga fshati Turin i Kërçovës. Nga MPB sot thonë se përveç mbylljes së profileve në rrjetin social, janë në pritje të aktiviteteve të Prokurorisë për marrjen e masave të reja.
Ministra e Punëve të Brendshme tani më ka bërë kallëzimin penal për shtetasin e dyshuar, i cili veprat penale vazhdon t’i kryej nga Çikago e SHBA-së. Sektori i krimit kompjuterik dhe forenzikes digjitale deri dje ka detektuar dhe mbyllur profilet e tij në rrjetet sociale. Të gjitha procedurat e mëtejme tani e tutje do t’i ndjek Prokuroria Publike e Kërçovës.”-deklaruan nga Ministra e Punëve të Brendshme
Nga Prokuroria Themelore Publike thonë se në bazë të së drejtës ndërkombëtare, kanë kërkuar bashkëpunim nga organet kompetente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të ndërmarrin veprimet ligjore për të parandaluar publikimet e mëtejshme të materialeve të përgjuara. Në anën tjetër, “El Cheka” paralajmëron edhe publikimin e bisedave tjera, të cilat sipas tij kanë përmbajtje edhe me të rëndësishme për proceset politike dhe gjyqësore në vend.
Adnan Qaili
Loading…



