Alsat 2019-06-05T21:23:14+02:00 Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov falënderoi Norvegjinë për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Në Twitter, Dimitrov falënderoi Parlamentin norvegjez dhe ministrin e Jashtëm norvegjez, Eriksen Soride. Dimitrov gjithashtu theksoi se këtë muaj ministri i Jashtëm norvegjez pritet të viziton Shkupin. Soride më parë në faqen e Ministrisë së Jashtme në Twitter kishte njoftuar se parlamenti norvegjez tashmë ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Norvegjia është vendi i 15 nga gjithsej 29 shtete anëtare të NATO-s që tashmë ka ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në…
Author: almakos
Alsat 2019-06-05T18:35:23+02:00 Në seancën e sotme gjyqësore për rastin Monstra, prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski pas një debati të ashpër me palën mbrojtëse njoftoi se posedojnë fotografi si dëshmi nga një makinë xhip me ngjyrë gri, të cilin gjoja e ka vozitur Fejzi Haziri, por pa dhënë më shumë detaje. Mbrojtja nga ana tjetër pret që Prokuroria Speciale Publike dëshmitë t’i dorëzojë në Gjykatë. Në seancën e sotme dëshmuan gjashtë dëshmitarë, bujkë, auto mekanikë dhe veterinarë. Asnjëri prej tyre nuk vërtetoi me saktësi ku dhe çfarë ka bërë Aziri ditën e vrasjes së pesëfishtë. Seanca e ardhshme është caktuar për…
Alsat 2019-06-05T17:16:56+02:00 Nëse vendi nuk merr datë për fillim të negociatave, ekziston rreziku të bie Qeveria, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev. Në takim me gazetarët në Bruksel, Zaev ka thënë se shtyerja eventuale e vendimit në parlamentin gjerman dhe si pasojë prolongimi e datës për fillim të negociatave rrezikon përforcimin e fuqive nacionaliste dhe humbjen e shumicës në Kuvend. Edhe procesi i rikonstruimit të Qeverisë, sipas kryeministrit, varet nga vendimi për datën. Nëse vendosin të mos na japin datë, do të ketë mundësi të bie Qeveria. Kjo qeveri stabile me të gjitha këto vendime pozitive, ka gjasa menjëherë ta humbë…
Alsat 2019-06-05T16:22:31+02:00 Qeveria nuk do t’i dërgojë shkresë Kuvendit lidhur me raportin e revizionit për Radio- televizionit të Maqedonisë, i cili si informacion u gjet në seancën e qeverisë të hënën. [embedded content] Ne vetëm u njoftuam nga Enti për revizion në seancën e fundit. Pasi RTVM është organ i themeluar nga Kuvendi, ne nuk kemi të drejtë të marrim çfarëdo konkluzioni apo mendim, të cilin do ta dërgonim në Kuvend”-thonë nga Qeveria e RMV-së. Qëndrimi i këtillë i Qeverisë do të thotë se Kuvendi duhet të vendos nëse dhe si do të veprojë lidhur me raportin, i cili mes…
Alsat 2019-06-05T15:58:19+02:00 Rreth 1100 prindër janë deklaruar se nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët e tyre kundër fruthit. Rreth 600 prej tyre janë në territorin e kryeqytetit, ndërkaq pas Shkupit, Kumanova dhe Strumica kryesojnë për nga numri më i lartë i prindërve të cilët kanë nënshkruar deklaratë se nuk pranojnë t’i vaksinojnë fëmijët. Këta prindër do të thirren nga ana e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor për të paguar gjobë prej rreth 500 eurosh. Nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, atëherë do të pasojë padi kundërvajtëse. Numri më i madh i këtyre personave janë prindër që kanë fëmijët të moshave shkollore…
Alsat-M 2019-06-05T15:37:50+02:00 Klubi i Hendbollit “Vardar” distancohet nga gjitha ofendimet e tifo-grupit “Komitët” që iu drejtuan shqiptarëve por edhe funksionarëve shtetërorë. Kryesia e klubit të Vardarit për Alsat thonë se bëhet fjalë për grup të pakontrolluar të tifozëve të cilët kanë nxitur turmën. Klubi bënë thirrje që në ndeshjet e ardhshme të mos përsëriten thirrjet fyese ndaj nacionaliteteve apo grupeve tjera të qytetarëve të Maqedonisë. Klubi Hendbollist Vardar asnjëherë nuk i ka mbështetur thirrjet dhe ofendimet në baza fetare dhe nacionaliste ndaj individëve apo bashkësive etnike. Incidentet që kanë ndodhur në kohën e festës me rast të marrjes së titullit…
Alsat-M 2019-06-05T15:33:52+02:00 Shkollat fillore nuk do të punojnë të shtunave, mirëpo ditët e humbura mund të zëvendësohen pas 10 qershorit. Nuk do të ketë shkurtim të orëve mësimore. Nga klasa e parë deri në të pestën do të ketë mësues të posaçëm për orën e edukatës fizike ndërkohë që do të reduktohet edhe numri i nxënësve në klasa, pragu minimal do të ulet në 20 nxënës ndërsa paralelet e kombinuara mund të kenë më së shumti 10 nxënës. Këto janë vetëm disa nga ndryshimet që parasheh projekt ligjit të ri për Arsim fillor. Në përputhje me rekomandimin e Raportit të…
Para pak çastesh në udhëkryqin në afërsi të Q.T. Mavrovasja një autobusi i ka plasur goma. Udhëtarët menjëherë kanë braktisur autobusin dhe kanë kërkuar alternativë tjetër për të vazhduar rrugën. The post Autobusit i plas goma, udhëtarët kërkojnë alternativë për të vazhduar rrugën appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2019-06-05T15:17:18+02:00 Një pjesë e bisedave të përgjuara të zyrtarëve të lartë të BDI-së të cilat po i publikon “El Cheka” në rrjetet sociale, janë materiale të cilat i posedon edhe Prokuroria Speciale Publike. Këtë e konfirmoi e para e PSP-së, Katica Janeva e cila theksoi se ekspertët brenda ekipit saj janë duke hetuar nëse bombat kanë dalë nga PSP, duke shtuar se përmbajtja e tyre po hetohet me qëllim konstatimin e veprave të mundshme penale. Ka një pjesë e tyre që janë pjesë e jona, pra ato që janë detektuar, ndërsa një pjesë jo sepse akoma po punojmë. A…
Alsat-M 2019-06-05T14:55:37+02:00 Nesër në Tetovë fillon festivali i filmit gjerman Uatç OUT në organizim të Qendrës për Bashkëpunim Ballkanik “Loja”, në të cilin, kanë konkurruar 402 filma nga 79 shtete të botës, ndërsa janë përzgjedhur për tu luajtur, vetëm 27 prej tyre. Filmat do të shfaqen çdo mbrëmje nga ora 20 në amfiteatrin e ish shtëpisë së partisë komuniste në Tetovë, ndërsa brenda ditës, do të ketë edhe punëtori për film, të organizuara nga regjisorët dhe kameramanët pjesëmarrës në festival. Krahas festivalit, Loja feston edhe 20 vjetorin e funksionimit, me ç`rast, pritet të ketë edhe debat me panelistë të njohur…
Alsat 2019-06-05T14:25:15+02:00 Kreu i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” ku janë të përfshirë grupe mafioze dhe kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Përmes një postimi në “Facebook”, Basha shkruan se këto 6 përgjime të publikuara janë radiografi e pushtetit mafioz dhe ilegjitim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Postimi Përgjimet e publikuara nga gazeta prestigjioze BILD kanë tronditur sot shumë shqiptarë dhe shumë miq të huaj, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e kalbëzuar nga korrupsioni, Edi Rama ka bërë pakt me krimin, ka blerë…
Alsat-M 2019-06-05T14:05:10+02:00 Nuk i kam dëgjuar përgjimet e publikuara dhe as nuk do ti dëgjoj, aty nuk publikohen biseda zyrtare por gjëra të kota. Me atë që më kanë njoftuar njerëzit e mi të afërt, bëhet fjalë për “brymë mëngjesi” që do të venitet shpejtë. Ai gjithashtu ka shtuar se organet e drejtësisë duhet të merren me rastin./Alsat Loading…

