Alsat 2019-06-06T13:33:39+02:00 Kryeministri Zoran Zaev siguroi që përgjimet e publikuara në rrjetet sociale nga “El Cheka” nuk janë marrë nga LSDM-ja. Zaev tha se të gjitha përgjimet që kanë qenë në dispozicion të LSDM-së janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike. “Gjithsesi se mund të garantoj. “Bombat” komplet, të gjitha, të ju rikujtoj shumica kanë qenë për opozitën, shoqërinë civile, biznesmenët, bashkësitë fetare dhe për pushtetin e atëhershëm. Të gjitha 100% janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale”, deklaroi Zaev. Sot, përpos kryeministrit Zaev edhe nga PSP-ja deklaruan se përgjimet e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë nga Prokuroria Publike, dhe se…
Author: almakos
Alsat 2019-06-06T13:11:53+02:00 Kryeministri Zoran Zaev gjatë ditës së sotshme deklaroi se rikonstruimi i qeverisë do të vazhdon pasi që vendi të merr informacione të qarta në lidhje me marrjen e datës për fillimin e negociatave me BE-në, respektivisht në qershor ose korrik. Zaev thekson se në rast të shtyrjes së datës, atëherë do të shqyrtohen mundësi të tjera si, kthimi i mandatit, qeveri komplet e re, ose zgjedhje të parakohshme parlamentare. [embedded content] Loading…
Alsat 2019-06-06T12:51:55+02:00 Sa i përket artikujve në disa mediume dhe interpretimeve të ndryshme të deklaratës së djeshme të bërë nga prokurori Special Publik, PSP qartëson se bisedat e publikuara nga “El Cheka” nuk janë marrë nga Prokuroria Publike. Nga PSP-ja thonë se të gjitha materialet e përgjimeve ruhen nën masa të rrepta sigurie dhe se gjatë përpunimit të tyre veprohet me profesionalizëm duke respektuar plotësisht parimin e konfidencialitetit dhe privatësinë e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të drejta këto të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. “Në këtë drejtim, ri-theksojmë se kjo Prokurori…
Alsat 2019-06-06T12:15:50+02:00 Qeveria ka vendosur në seancën e fundit, që dita e shtunë (8 qershori) të jetë ditë pune për shollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe institucionet shëndetësore në gjithë territorin e Shkupit. Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha, deklaroi se ky vendim është marrë me qëllim që këto institucione të zëvendësojnë ditën e humbur të punës më 7 maj, kur nuk u punua për shkak të vizitës së Papa Franceskut në vendit tonë. Hoxha ka thënë se institucionet e lartë përmendura do të marrin udhëzime për punë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga Ministria e Shëndetësisë.…
Alsat 2019-06-06T11:53:34+02:00 Kryeministri Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën belge “Le Soar”, i bëri thirrje përsëri vendeve anëtare të BE-së të marrin përgjegjësinë dhe të japin datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut. Gjatë intervistës, kryeministri Zaev shpjegon se në rast se nuk jepet data për fillimin e negociatave, ai do të akuzohet nga deputetët se ka gënjyer kurë ka deklaruar se vota mbi Marrëveshjen e Prespës do të thotë hapja e dyerve drejtë BE-së. “Kam thënë se nëse e ndryshojmë emrin, nëse mbajmë marrëdhënie të mira fqinjësore me Greqinë, me Bullgarinë, nëse arrihen reformat, Evropa do…
Alsat 2019-06-06T11:45:43+02:00 Në komunën Gjorçe Petrov, ekipet e N.P. “Higjiena komunale” – Shkup rregjistruan sasi të mëdha të mbetjeve ndërtimore të hedhura në mënyrë të pa rregullt në kontejnerët e vendosur në në afërsi të stadiumit. Mbetjet ndërtimore mund t’i dëmtojnë enët dhe automjetet speciale komunale dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë dëme financiare për Ndërmarrjen, por edhe probleme serioze gjatë mbledhjes dhe transpotimit të mbetjeve komunale në qytetin e Shkupit. Nga N.P. Higjiena komunale i informojnë qytetarët se sipas Ligjit për pastërti publike, mbetjet të cilat krijohen gjatë realizimit të aktiviteteve ndërtimore ose rinovimit të ndërtesave, nuk duhet t’i…
Alsat 2019-06-06T10:27:25+02:00 Ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski në rrjetin social facebook publikoi një video të një fjalimi të tij në Kuvend, ku siç thotë ai dëshmohet se ai kishte të drejtë. “Koha do të dëshmon se kush kishte të drejtë. Këtë e kam thënë dy vjet më parë, në disa raste në gjatë fjalimit tim në Kuvend, për çështje më të rëndësishme, në ditën e votimit të qeverisë së LSDSM-së. Sot, pas dy vjete, mund të them se koha tashmë ka filluar të tregojë të vërtetën”, ka shkruar Gruevski. ,,Времето ќе покаже кој бил во право…,, ,,Времето ќе покаже кој бил…
Alsat-M 2019-06-06T10:13:32+02:00 Kryeministri i vendit, Zoran Zaev mbrëmë ka reaguar nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk. Ka hyrë në fuqi Ligji i ri për ndërprerje të shtatzënisë. Me këtë Ligj, grave u mundësohen informacione të kompletuara, objektive dhe të sakta në lidhje me mënyrën e intervenimit, në ndërkohë ndërpritet barrierat administrative, gjegjësisht pritjet nga tre ditë pas informimit. Vendimi për ndërprerje të shtatzënisë është e drejtë e gruas dhe atë nuk mundet ti a mohojë askush! Vullneti i gruas është në vend të parë, ka shkruar ai./Alsat [embedded content] Loading…
Alsat 2019-06-06T10:06:36+02:00 Gjatë ditës së djeshme në ora 15:20 minuta në Rr. “Marshal Tito” në Tetovë, zyrtarë policorë kanë kryer kontroll në një lkokal ku ka qëndruar një 40 vjeçar nga Zagrebi i shoqëruar nga S.I. 25 vjeçar nga Tetova dhe N.Z. 28 vjeç nga fshati Vrutok. Gjatë kontrollit në një nga tavolinat e lokalit është gjetur një qese najloni me kokainë dhe një shishe plastike e mbushur me lëng me përmbajtje të panjohur si dhe lëndë të tjera me përmbajtje të kokainës. Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe dërguar në SPB Tetovë dhe pas dokumentimit të plot…
Alsat 2019-06-06T09:51:06+02:00 Nëse Bashkimi Evropian nuk jep datë për negociata aderuese në qershor, kjo do të ndodh në korrik ose tetor, deklaroi në intervistë për Zërin e Amerikës, Methju Palmer, zëvendës ndihmësi sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Evroazi. “E di se do të ketë probleme të caktuara lidhur me kohën e marrjes së vendimit në Bundestag. Nuk e di nëse fokusi do të jetë të merret vendim në qershor ose në korrik, varësisht nga procedurat e brendshme në Bundestag. Megjithatë, SHBA-ja shpreson dhe e përkrah Këshillin Evropian që t’i hapë negociata aderuese”, pohoi Palmer. Ai thotë se implementimi…
Alsat-M 2019-06-06T08:11:10+02:00 Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov i është falënderuar Norvegjisë për ratifikimin e Protokollit për aderim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Në Tuiter ai ka dërguar falënderim deri te Parlamenti i Norvegjisë, ndërsa ministrin norvegjez për punë të jashtme Erkisen Soreide e porosit se e pret për vizitë në Shkup këtë muaj. Soreide para kësaj në Tuiter të MPJ-së së Norvegjisë njoftoi se Parlamenti i Norvegjisë e ka ratifikuar protokollin për anëtarësim të vendit në NATO. “Hap i rëndëishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Në pritje ta shohim Maqedoninë e Veriut si fqinj të…
Alsat 2019-06-05T22:57:18+02:00 Zonja e parë, Elizabeta Gjorgievska, gruaja e presidentit maqedonas Stevo Pendarovska, mori pjesë në drekën e organizuar nga bashkëshortja e ambasadorit të BE-së në vend, Samuel Zbogar. Në drekë ishin prezent edhe gratë e disa prej ambasadorëve në Maqedoninë e Veriut. “Zonja Zhbogar organizoi drekë për Gjorgievska-Pendarovskën dhe për gratë e ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Maqedoni”, thuhet në faqen Delegacionit të BE-së në Facebook. Loading…

