Alsat 2019-06-06T10:27:25+02:00
Ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski në rrjetin social facebook publikoi një video të një fjalimi të tij në Kuvend, ku siç thotë ai dëshmohet se ai kishte të drejtë.
“Koha do të dëshmon se kush kishte të drejtë. Këtë e kam thënë dy vjet më parë, në disa raste në gjatë fjalimit tim në Kuvend, për çështje më të rëndësishme, në ditën e votimit të qeverisë së LSDSM-së. Sot, pas dy vjete, mund të them se koha tashmë ka filluar të tregojë të vërtetën”, ka shkruar Gruevski.
,,Времето ќе покаже кој бил во право…,,
,,Времето ќе покаже кој бил во право…,,Вака реков пред две години, во повеќе наврати во мојот говор во парламентот, за повеќе значајни работи, на денот на гласањето на владата на СДСМ.Денес, две години подоцна можам да кажам дека времето веќе почна да покажува…
Publiée par Nikola Gruevski sur Jeudi 6 juin 2019
“VMRO-DPMNE ishte në pushtet për gati 11 vjet. Realizuam shumë reforma dhe shumë hapa të mëdhenj në çdo sferë. Shumë probleme janë zgjidhur, është punuar shumë dhe janë arritur rezultate pozitive , ndoshta më tepër sesa pritjet. Maqedonia nuk ka pasur pushtet me performancë dhe përparim më të mirë sesa në këtë periudhë”, thoshte Gruevski mes tjerash në seancën parlamentare.
“Megjithatë, në vitet e fundit ne kemi qenë qartazi objekt i një operacioni nga qendrat e jashtme me qëllim ndryshimin e pushtetit. Sidoqoftë, në zgjedhjet e fundit, vota e popullit na dha besimin më të madh. Por me përpjekje të mëtejshme, pavarësisht fitores së qartë, pavarësisht nga parimi i vendosur i koalicionit të fituesit me fitues, midis partisë me numrin më të madh të votave të fituara në vend dhe partisë me numrin më të madh të votave nga komuniteti shqiptar në Maqedoni, prap është shkelur ky parim”, thoshte Gruevski.
Sipas tij, arsyeja kryesore për këtë operacionin nga jashtë ishte pikërisht politika e tyre lidhur me emrin e vendit.
Loading…



