Alsat 2019-06-06T11:45:43+02:00
Në komunën Gjorçe Petrov, ekipet e N.P. “Higjiena komunale” – Shkup rregjistruan sasi të mëdha të mbetjeve ndërtimore të hedhura në mënyrë të pa rregullt në kontejnerët e vendosur në në afërsi të stadiumit.
Mbetjet ndërtimore mund t’i dëmtojnë enët dhe automjetet speciale komunale dhe në këtë mënyrë të shkaktojnë dëme financiare për Ndërmarrjen, por edhe probleme serioze gjatë mbledhjes dhe transpotimit të mbetjeve komunale në qytetin e Shkupit.
Nga N.P. Higjiena komunale i informojnë qytetarët se sipas Ligjit për pastërti publike, mbetjet të cilat krijohen gjatë realizimit të aktiviteteve ndërtimore ose rinovimit të ndërtesave, nuk duhet t’i hedhin në enët për mbetje (kontejner) të vendosura në sipërfaqet publike.
Loading…



