Alsat 2019-06-07T15:06:47+02:00 “El Cheka” nëpërmjet një video postimi u kërcënua edhe një herë me publikimin e të gjitha bisedave të përgjuara për BDI-në. Por vetëm pak orë pas kërcënimit profili i tij në Facebook u bllokua përsëri. Ministri i brendshëm Spasovski pranoi se është vështirë të mbyllen të gjitha profilet pasi vazhdimisht mund të hapen profile të rinj. Spasovski kërkon edhe ndihmën e autoriteteve në SHBA. Ne përmes urdhrave të Prokurorisë Publike i dorëzojmë kërkesat deri tek drejtoria e Facebook-ut. Në bazë të saj janë mbyllur disa profile që kanë publikuar, megjithatë hapen të reja. Ne vazhdimisht komunikojmë, gjegjësisht shërbimet…
Author: almakos
Alsat 2019-06-07T13:42:52+02:00 Dorëheqjen e paralajmëruar nga funksioni i deputetit ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili pas procedurave gjyqësore iku në Hungari, ku fitoi azil politik, është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të mërkurën më 5 qershor. Pritet që të hënën kreu i Kuvendit Talat Xhaferi në koordinimin me shefat e grupeve parlamentare ta shqyrtojnë dorëheqjen e Gruevskit dhe të vendosin nëse do ta vënë apo jo në rend dite të seancës së radhës, të caktuar për të martën, kjo nisur nga fakti se veçmë në seancën e së martës ekziston pika e rendit të ditës për…
Alsat 2019-06-07T12:03:20+02:00 Ndërmarrja Publike Transportuese Shkup informon se për shkak të përfundimit të vitit shkollor, biletat pa pagesë për nxënësit nuk do të vlejnë gjatë kohës së pushimit veror. Biletat e nxënësve të shkollave fillore do të vlejnë deri më 10 qershor, ndërsa të nxënësve të shkollave të mesme deri më 20 qershor. NPT Shkup njofton se do të ofrojë mundësi për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme (nuk vlen për ata që këtë vit përfundojnë vitin e katërt) me çmime më të lira të blejnë biletë mujore për korrikun dhe gushtin në vlerë prej 600 denarëve për një…
Alsat 2019-06-07T11:36:13+02:00 Shërbimin për punë të përbashkëta pranë Qeverisë ka nënshkruar marrëveshje me “Mak Auto Star”, në vlerë prej 53 mijë eurove për furnizimin me goma për automjetet e blinduara të cilat i posedon. Mes tyre është e edhe “Mercedesi” famoz në vlerë prej 600 mijë eurove i porositur nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili pikërisht për këtë shkak edhe u dënua me 2 vjet burg.Përskaj automjeteve të blinduara, qeveria do t’i ndërroj edhe gomat e makinave tjera të cilat do të kushtojnë 115 mijë euro. Marrëveshjet e arritura janë bërë publike në sistemin elektronik për furnizime publike. Loading…
Alsat 2019-06-07T10:53:59+02:00 Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Ramush Haradinaj takoi deputetët e Bundestagut gjerman, Johan Ëadephul, Peter Bayer dhe Christian Schmidt nga CDU/CSU. Haradinaj e cilësoi takimin si të frytshëm, ndërsa ka shprehur falënderime deputetëve të koalicionit CDU/CSU për kujdesin e treguar ndaj Kosovës, përfshirë mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave. “I shpreha mirënjohje Parlamentit gjerman për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, shkroi Haradinaj. Loading…
Alsat 2019-06-07T10:46:06+02:00 Süddeutsche Zeitung i referohet takimit të komisionit të Bundestagut për Europën. Merkel thuhet ka refuzuar aty kërkesën e Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung” të premten (07.06) kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Këtë ajo e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën, sipas informacioneve të “Süddeutsche Zeitung”. Merkel ka bërë të…
Anulohet seanca për rastin e Almir Aliut për shkak te pamundësisë se ekspertit teknik Stoillko Zlatkovski për të marr pjesë. Seanca e radhës është caktuar për 18 qershor. The post Kumanovë, anulohet seanca për rastin e Almir Aliut appeared first on ALSAT-M.
Alsat 2019-06-07T10:22:00+02:00 Tifozët polakë janë tashmë në qendër të vëmendjes. Në një kafene në sheshin kryesor në qendër të Shkupit dje pasdite kanë shkaktuar kaos të vërtetë.Fillimisht, dukej se ishte një luftë fizike midis polakëve dhe njerëzve në kafene, por nga Ministria e Brendshme menjëherë dolën me detaje duke sqaruar se tifozët mysafirë janë përleshur mes veti dhe se deri tani katër vetë janë arrestuar. “Bëhet fjalë për përleshje mes veti të tifozëve polakë. Shumë shpejt ndërhynë oficerët e policisë dhe 4 persona janë arrestuar për momentin”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme. Maqedonia dhe Polonia sot me fillim në ora…
Alsat 2019-06-07T10:14:13+02:00 Një këmbësor u lëndua më rëndë, ndërsa gjashtë më lehtë në pesë fatkeqësi të komunikacionit, që kanë ndodhur në rajonin e Qytetit të Shkupit gjatë 24 orëve të fundit. Në gjashtë fatkeqësi të komunikacionit është shkaktuar vetëm dëm material. Gjatë 24 orëve të kaluara nëpër rrugët e Shkupit janë regjistruar 21 persona të cilët kanë vozitur më shpejtë se sa lejohet, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar tre shoferë fillestarë dhe 21 shoferë para se të kenë të drejtë të drejtojnë automjet motorik. Policia e trafikut ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 19 automjete teknikisht jo të rregullta. Sipas buletinit…
Alsat 2019-06-07T09:29:58+02:00 Në organizim të Ministrisë së Pushtetit Lokal sot në Shtip do të mbahet konferenca e parë nga tri konferencat rajonale me temë “Partneritet për decentralizim të përshpejtuar, zhvillim inkluziv dhe i qëndrueshëm”. Konferencën do ta hapë zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Dejan Pavlevski, ndërsa do të flasin edhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Nerine Sahakjan, përfaqësues nga Ministria e Financave, nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, si dhe kryetarët e komunave të rajonit lindor, juglindor dhe nga rajoni planor i Vardarit. Konferenca do të mbahet në kuadër të projektit “Përmirësim i menaxhimit komunal” i financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa e…
Alsat 2019-06-06T23:49:16+02:00 Gazetari Arben Ratkoceri, i ftuar në emisionin “Ruga drejt” në Alsat gjatë debatit që u zhvillua sot në mbrëmje për gjuhën e urrejtjes ditëve të fundit, ai foli edhe për premtimet dhe mos mbajtjen e fjalës nga ana e politikanëve sepse në këtë shtet përveç mos angazhimit të pushtetarëve mungojnë edhe paratë. Sipas Ratkocerit paratë i kanë nja 10-15 oligarkë maqedonas dhe biles pasuria e tyre shkon disa herë më shumë se buxheti i vet shtetit. Gjithmonë partitë zotohen se do bëjmë këtë do bëjmë atë, do të duket shumë bukur, do dali studiues, do të japing anën…
Alsat 2019-06-06T22:31:05+02:00 Analist Murat Aliu, i ftuar në emisionin “Ruga drejt” në Alsat gjatë debatit që u zhvillua sot në mbrëmje rreth temës së gjuhës së urrejtjes tha se pikërisht urrejtja dhe diversifikimi i tjetrit në “shqiptari apo shkie”, janë ushqyer nga qendrat e pushtetit për interesat e tyre. Sipas tij kjo politikë vazhdon edhe sot e kësaj dite pas viteve 45 e këtej. Tjetri i nacionalizmit maqedonas kanë qenë shqiptarët, të paktën pas viteve 45 por edhe e kundërta. Tjetri I nacionalizmit shqiptar kanë qenë kryesisht “shkiet”, ta themi në mënyrë popullorçe. Ekzistenca e këtij tjetrit assesi të zbehet…

