
Alsat 2019-06-07T10:22:00+02:00
Tifozët polakë janë tashmë në qendër të vëmendjes. Në një kafene në sheshin kryesor në qendër të Shkupit dje pasdite kanë shkaktuar kaos të vërtetë.
Fillimisht, dukej se ishte një luftë fizike midis polakëve dhe njerëzve në kafene, por nga Ministria e Brendshme menjëherë dolën me detaje duke sqaruar se tifozët mysafirë janë përleshur mes veti dhe se deri tani katër vetë janë arrestuar.
“Bëhet fjalë për përleshje mes veti të tifozëve polakë. Shumë shpejt ndërhynë oficerët e policisë dhe 4 persona janë arrestuar për momentin”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.
Maqedonia dhe Polonia sot me fillim në ora 20:45 do të peshojnë forcat e tyre brenda kualifikimeve për EURO 2020.
Loading…

