Alsat-M 2019-06-08T10:18:15+02:00 Komisioni i Senatit për Çështjet e Jashtme do të mbajë një seancë të mërkurën për të diskutuar mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s. Në seancë do të dëshmojnë, sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker dhe Katherine Wilbarger, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare. Senatori James Rish, kryetar i Komisionit, më herët në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, tha se menjëherë pas seancës dëgjimore, protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do të dorëzohet për votim në Senat. “Ka shumë mundësi që…
Author: almakos
Alsat-M 2019-06-08T10:09:39+02:00 Raporti pozitiv nga Komisioni i BE e ka rritur besimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut se pas shumë pritjeve vendi do të shënojë edhe një hap në drejtim të integrimit evropian. A do të marrë Maqedonia e Veriut datë për negociata me BE-në për anëtarësim në Bashkim Europian? Kjo çështje është tema kryesore në Maqedoninë e Veriut (RMV). Kryeministri i RMV Zoran Zaev pas vizitës në Bruksel deklaroi, se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime shumë të rënda dhe me të drejtë pret që kjo të shpërblehet, por nëse ndodh e kundërta, që vendi të mos i…
Alsat-M 2019-06-07T18:17:02+02:00 Siç ka publikuar portali hungarez 444.hu, sot ish-kryeministri azilant, Nikolla Gruevski rastësisht është gjendur në afërsi të redaksisë së portalit. Gazetarët menjëherë kanë filluar me pyetje dhe e kanë ndjekur deri në hyrje të banesës, duke pritur derisa të del për ti parashtruar pyetje. Siç shihet në video, Gruevski ka refuzuar të përgjigjet. “Më falni, nuk do dëshiroja sot tlë bëj asnjë deklaratë. Ndoshta në ndonjë rast tjetër”, është shprehur Gruevski. Gazetari ka vazhduar me pyetje, mirëpo ish-kryeministri azilant , vetëm e ka përsëritur të njëjtën gjë, me çka ka vazhduar me veturën e tij të tipit Hyundai…
Alsat 2019-06-07T16:35:21+02:00 Edhe pse deri në kulmin e sezonit turistik në Ohër dhe Strugë kanë ngelur vetëm disa javë, grupet e para të turistëve nga Belgjika dhe Holanda tashmë kanë arritur. Gjithnjë e më shumë vijnë edhe vizitorë nga vendet aziatike. Nga sektori i turizmit presin një sezon të mirë me mundësinë e tejkalimit të vitit të kaluar kur vendin e vizituan më shumë se një milion turistë. [embedded content] Me më shumë fluturime në Aeroportin e Ohrit, ndjehet lëvizja e tregut këtu. Tani nuk bëhet fjalë vetëm për operatorët turistikë, sepse operatorët turistikë janë thuajse të njëjtë në vitet…
Alsat 2019-06-07T16:17:04+02:00 Pas 14 vjetësh hedhje të gurthemelit për ndërtimin e sallës sportive në shkollën e mesme profesionale “Boro Petrushevski”, e njëjta sot u lëshua në përdorim. Salla është ndërtuar sipas standardeve moderne dhe kushteve për zhvillimin e orës së edukatës fizike. Përveç sallës së madhe të sportit, është ndërtuar sallë ping pongu, për gjimnastikë, hapësir për fitness dhe dollapë për pajisje sportive. Sallën sportive sot e kemi të pajisur me të gjitha kushtet. Edhe pse zgjati shumë ky projekt ëndërr u bë realitet. Me hapjen e sallës sportive sot mësimdhënësit e sportit dhe nxënësit tonë I kanë kushtet me…
Alsat 2019-06-07T16:05:56+02:00 Qeveria do të organizojë prezantime publike si dhe fakte të analizave mjekësore të cilat tregojnë se vaksinimi kundër fruthit është mbrojtja e vetme ndaj kësaj sëmundje infektive. Kryeministri Zaev ka takuar prindërit të cilët janë kundër vaksinimit për t’i bindur ata të heqin dilemat mbi efektet anësore të cilat mund të shkaktojë vaksina tek fëmijët. Takimi i djeshëm ishte për të treguar se kemi vullnet politik për këtë çështje dhe se duam të bisedojmë. Dhe tani e tutje do të organizojmë debat profesionist dhe t’i bindim se ajo të cilën ne e citojmë me të vërtetë është ashtu.…
Alsat 2019-06-07T15:54:40+02:00 Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur kundër dhënies së datës për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut para muajit tetor, shkruan gazeta gjermane Zidojçe Cajtung. Shkrimi i medias gjermane gjatë ditës moti jehonë në të gjitha mediat e vendit, si informacion nga burimet e saj por që i referohet qëndrimit të Merkelit në një mbledhje të Komisioni për politikë evropiane në Bundestagun gjerman. Kryeministri Zoran Zaev atë e konsideroi si qëndrim të vjetër duke shtuar se vendimi përfundimtar merret më 21 dhe 22 qershor ose eventualisht në afatin e radhës në fund të korrikut. Nëse e shikoni…
Alsat 2019-06-07T15:47:32+02:00 Shtyhet rikonstruimi i Qeverisë. Kryeministri Zoran Zaev mbetet në qëndrimin se në rast të mos marrje së datës, mandati do t’i kthehet presidentit dhe në këtë aspekt ndryshimet nuk do të kishin logjikë. Megjithatë ndryshimet në eshalonin e dytë të bëhen që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Rikonstruimi për momentin është shtyrë për shkak se është paraqitur opsioni i dytë. Nëse ndodh që ta kthej mandatin, rikonstruimi nuk do të kishte logjikë. Por nëse vazhdohet, besoj se deri në mesin e muajit do të përfundojë sepse nuk kemi shumë kohë. Planet janë që në seancën e ardhshme…
Alsat 2019-06-07T15:44:19+02:00 Ish-kryeministri dhe azilanti Nikolla Gruevski, ka deponuar në Kuvend dorëheqjen nga posti i deputetit. Gruevski dorëheqjen e ka dorëzuar më 5 qershor. Dorëheqjen e tij azilanti Gruevski e ka bërë në gjuhën hungareze. Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cil bëri me dije se të Hënën me koordinatorët e grupeve parlamentare do të vendos se si do të veprojnë me dorëheqjen e ish-kryeministrit. Është pranuar më 5 qershor. Është dorëzuar në përkthim prej gjuhën hungareze dhe kur do të përkthehet do u dorëzohet deputetëve. Dorëheqja do të shqyrtohet të hënën në koordinim dhe…
Alsat 2019-06-07T15:38:47+02:00 Policia ka ndaluar vetëm pesë persona për ofendimet që i bënë shqiptarëve dhe funksionarëve shtetërorë nga sheshi i Shkupit natën kur festohej fitorja e Vardarit. Ministri i brendshëm Oliver Spasovski tha se vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në kryerjen e veprës “Prishje të qetësisë dhe rendit publik” ndërsa pohon se për informatat e siguruara e kanë njoftuar edhe Prokurorinë. Kemi dorëzuar njoftim. Në lidhje me atë rast, ju e dini se kishte prishje të rendit dhe qetësisë publike, janë ndaluar 5 persona të cilët janë të mitur, ndaj tyre po merren masa, po…
Alsat 2019-06-07T15:28:55+02:00 Në Maqedoninë e Veriut hahet ushqim i sigurt. Kreu i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë Zoran Atanasov thotë se në 5 muajt e parë të vitit, institucioni me të cilin menaxhon ka kryer 50 mijë kontrolle dhe ka ngritur 2 kallëzime penale. Padia penale ka të bëjë me rrezikimin e shëndetit të njerëzve duke vënë ushqim të pasigurt në qarkullim. Në njërin rast, kemi edhe dëshmi se ka pasur një pasojë të dëmshme të vetë përdoruesit – tha Zoran Atanasov, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Statistikat e Agjencisë tregojnë se vitin e kaluar qytetarët raportuan 9…
Alsat 2019-06-07T15:14:51+02:00 Në shkollën fillore “25 Maji” në Hasanbeg është hapur laboratori për hulumtime shkencore dhe kënd për fëmijë. Ky i fundit do të përdoret për fëmijët e ciklit të ulët si dhe fëmijët, prindërit e të cilëve janë të angazhuar me punë po në këtë shkollë. Përveç lodrave për fëmijë, në këtë kënd do të zhvillohen aktivitete të arsimit fizik, arsimit figurativ dhe atë muzikor. Poashtu do ta shfrytëzojnë edhe mësimdhënësit të cilët janë të punësuar dhe kanë fëmijët e tyre, mund ti marrin këtu dhe ti lënë në kopsht. Ato, mandej mund të mbajnë mësimin, ashtu është edhe…

