Author: almakos

Alsat-M 2019-06-08T17:39:00+02:00 Ka diplomuar sot në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, gjenerata e 15 e studentëve të pesë faklulteteve të UEJL, të cilët, kanë hedhur sot kapelat e tyre. Në praninë e familjarëve të tyre, këta student i ka përshëndetur edhe rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti, i cili, fillimisht ka kërkuar falje nga studentët nëse nuk është bërë aq sa duhet për ta, gjatë katër viteve të studimit. Bexheti më tej ka prorositur absolventët e këtij Universiteti që të mos kapen për rrugët e Evropës, për ta kërkuar ardhmërinë e tyre, sepse, sipas Bexhetit, punsueshmëria e studentëve që diplomojnë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T16:15:07+02:00 Qeveria firmosi vendime me më shumë komuna për zhvillimin e vendbanimeve rurale. Komunat do duhet të aplikojnë me projekte për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, rrjeteve të kanalizimit, parqeve, tregjeve e të ngjashme që i financon shteti përmes agjencisë pagesore. Për këtë nga buxheti i shtetit janë ndarë 37 milionë euro, ndërsa do të mbështeten rreth 200 projekte. Sipas zëvendëskryeministrit të ekonomisë, Koço Angjushev, qëllimi i kësaj është që jo vetëm banorët e qyteteve të zhvilluara, por edhe  banorët e vendeve rurale të kenë kushte më të mira për jetë. Praktikisht, programi do të realizohet në tre vitet e…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T16:10:00+02:00 Tenderët për prokurimin e barnave për personat me sëmundje të rralla ende zgjasin shumë nga gjashtë muaj ose më tepër. Shoqata “Jetë me sfida” kërkon heqjen e plotë të importit paralel të barnave. Ata thonë se duhet të punohet me kompanitë farmaceutike, institucionet dhe klinikat për të ruajtur kontrollin dhe për të pasur barna cilësore. [embedded content] Ka ende lista të pacientëve nga viti i kaluar, të cilët do të marrin barna këtë vit. Dhe kjo është pak shqetësuese, sepse jo të gjithë mund ta përballojnë këtë barrë. Pritja përkeqëson gjendjen e pacientëve, siç është rasti me pacientët…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T16:00:23+02:00 Nuk ka datë për bisedime me BE-në për shkak të mungesës së projekteve dhe rezultateve konkrete të kësaj Qeverie. Ky është konstatimi i liderit të opozitës, Hristijan Mickoski i cili mos marrjen e datës e arsyeton me siç i quan ai dështimet e Qeverisë Zaev. Kreu i VMRO-DPMNE-së, i kujton kryeministri Zaev se në vend që ta dërgojë vendin në Evropë, po e largon Evropën ditë e më tepër. [embedded content] Kur edhe ai u vërtetua se ndryshimi i emrit nuk mjafton për të mbajtur pushtetit dhe pas shpërqendrimit të opinionit nga skandalet dhe mashtrimet, filloi të arsyetohet…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T15:49:24+02:00 Për të arritur në Ohër dhe Strugë, edhe këtë verë do të duhet të udhëtohet deri në katër orë, nëpër një rrugën e vjetër dhe të pasigurt. Nga sektori i turizmit alarmojnë se nëse nuk përshpejtohet përfundimi i punëve të ndërtimit të autostradës Ohër-Kërçovë, i gjithë rajoni do të kthehet në një destinacion ku turistët do të duan të kalojnë vetëm një ose dy ditë. [embedded content] Shihni të gjitha vendet si lidhen me autostrada. Shikoni Shqipërinë, Kosovën, Serbinë. Greqinë mos ta përmendim më. Ata tani e modernizojnë edhe infrastrukturën hekurudhore me trena me shpejtësi të lartë. Ne…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T15:41:48+02:00 Sot ishte ditë pune për të gjitha Institucionet në Shkup që nuk punuan më 7 maj për shkak të vizitës së Papa Françeskut në kryeqytet. Por jo të gjithë iu përgjigjen thirrjes për të kompensuar ditën e humbur. Këtë e dëshmoi edhe numri i ulët i nxënësve në shkolla, respektivisht në klasa me mbi 30 nxënës kishin ardhur jo më shumë se 5 ose 10 nxënës. [embedded content] Sot kanë ardhur shumë pak nxënës prej klasës tonë, vetëm nëntë nxënës. Orët është dashur të gjitha ti mbajmë më orar të shkurtuar. Gjithë në klasën tonë janë 30 nxënës,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T15:32:50+02:00 Rrugët e Tetovës po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme. Pjesa më e madhe e shoferëve nuk respektojnë fare rregullat. Sipas policisë madje numri i shkeljeve në komunikacion ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Shoferët drejtojnë makinat pa leje, mbi shpejtësinë e lejuar dhe pa rripin e sigurisë. Rregullat më shpesh nuk i respektojnë të rinjtë. [embedded content] Janë konstatuar diku rreth 1283 shkelje që kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë në vendbanime dhe jashtë tyre. Janë konstatuar edhe 48 aksidente trafiku me shkak kryesor shpejtësia e pa përshtatshme në rrugë. Gjatë kontrolleve janë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T15:29:46+02:00 Pavarësisht se javë më parë u promovuan, 12 veturat e Ndihmës së Shpejtë ende nuk kanë hyrë në përdorim. Drejtorët e Shtëpive të Shëndetit Publik presin konfirmimin e Qeverisë që këta vetura të dalin jashtë garazheve të Spitaleve dhe të hyjnë në funksion për qytetarët. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se të martën pritet që në Qeveri të kalojë çështja e hyrjes në fuqi të këtyre veturave. [embedded content] Arsyja është administrative, veturat janë në rregull janë shpërndarë në bazë të kërkesave, në bazë të  institucioneve dhe nevojave. Të martën që vjen, kemi dërguar në Qeveri  informatë për…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T15:21:13+02:00 Qytetarët nuk janë shumë të sigurt se besimi tek njëri-tjetri është në nivelin e duhur. Disa thonë se besimi tek bashkëqytetarët e bashkësive tjera etnike dhe fetare është i lartë, e të tjerët mendojnë se besimi është tepër i ulët. [embedded content] Ne i takojmë një gjenerate ku ka qenë besimi shumë I vogël. Kështu që ma merr mendje që gjeneratat e reja për të krijuar besim për bashkëjetesë duhet të gjithë të tregojnë mirëkuptim ndaj njëri tjetrit. Duhet shteti mos jetë shteti nën për njërin dhe njerkë për tjetrin, siç ka qenë tek prindit tone apo tek…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T14:02:16+02:00 Fëmijët e funksionarëve duhet të kenë mundësi të barabarta gjatë punësimit, dhe jo të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, këtë e ka thënë kryeministri Zoran Zaev në intervistë të përbashkët me ministrat Damjan Mançevski, Mila Carovska, dhe Venko Filipçe “Otvoreno Studio”. “Edhe atyre duhe të u mundësohet barabarësi që të konkurojnë dhe të punësohen, mirëpo përzgjedhja dhe procedura duhet të jenë plotësisht transparente, publiku duhet të mësojë se i plotësojnë kushtet për vende të caktuara pune. Nuk guxon, që të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë, ka thënë ai duke u përgjigjur në një pyetje…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T13:53:48+02:00 Edhe LSDM mbështet nismën për lista të hapura Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot ka deklaruar se përkrahë nismën për ndryshime në modelin zgjedhor, dhe i njëjti të bëhet me lista të hapura. Ne këtë çështje e kemi diskutuar para zgjedhjeve, ka thënë sot ministri i bujqësisë, Lubço Nikolovski. Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Nikollovski ka theksuar se për ndryshime në kodin zgjedhor është i nevojshëm konsensus nga të gjitha partitë politike. “Jemi të gatshëm për të diskutuar sërish këtë çështje. Principi për një njësi zgjedhore do të thotë demokraci edhe më e madhe. Ne dëshirojmë…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-08T12:49:56+02:00 Deri te Presidenti, Pendarovski ka arritur nismë nga disa parti politike për reforma në modelin zgjedhor përmes ndryshimit të Kodit Zgjedhor, në drejtim të krijimit të modelit proporcional me lista të hapura dhe reduktim të numrit të njësive zgjedhore. Nga kabineti i Presidentit kanë thënë se Presidenti e përkrahë këtë iniciativë./Alsat Loading…

Lexo më Shumë