Alsat-M 2019-06-08T16:15:07+02:00
Qeveria firmosi vendime me më shumë komuna për zhvillimin e vendbanimeve rurale. Komunat do duhet të aplikojnë me projekte për ndërtimin e rrugëve, ujësjellësve, rrjeteve të kanalizimit, parqeve, tregjeve e të ngjashme që i financon shteti përmes agjencisë pagesore. Për këtë nga buxheti i shtetit janë ndarë 37 milionë euro, ndërsa do të mbështeten rreth 200 projekte. Sipas zëvendëskryeministrit të ekonomisë, Koço Angjushev, qëllimi i kësaj është që jo vetëm banorët e qyteteve të zhvilluara, por edhe banorët e vendeve rurale të kenë kushte më të mira për jetë.
Praktikisht, programi do të realizohet në tre vitet e ardhshme, ndërsa do të fillojë nga ky vit. Marrëveshjet do të firmosen deri në fund të vitit dhe do të paguhen avanset që kompanitë dhe komunat të munden të fillojnë me realizimin e projekteve të tyre”.- theksoi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër i ekonomisë
Alsat
Loading…


