Alsat-M 2019-06-09T16:02:04+02:00 VMRO DPMNE-ja kërcënon me bojkotimin e regjistrimit të popullsisë. Pushteti po tenton që në mënyrë klandestine dhe pa konsultime të hartojë ligjin për regjistrim dhe të njëjtit t’i vendosin flamur evropian- akuzojnë nga partia opozita e VMRO DPMNE-së. Sipas zëdhënësit të VMRO-së Stoillkovski, përshpejtimi i këtillë në procedura për miratimin e këtij teksti, pa u lënë kohë shtesë për diskutim, lë hapësirë për dyshim për përmbajtjen dhe qëllimet e vërteta të Zoran Zaevit, shtojnë nga partia opozitare. [embedded content] Alsat Loading…
Author: almakos
Alsat-M 2019-06-09T15:57:50+02:00 Ish kryeministri në arrati, Nikolla Gruevski është takuar me një zyrtar të Ministrisë së Jashtme hungareze, njoftoi portali hungarez “444”. Këtë informacion e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme e tyre, duke thënë se nuk është asgjë e veçantë nëse njeriu i tyre takohet me Gruevskin, i cili për shumë vite ka qenë kryeministër i vendit të tij. Gazetarët hungarez shkruajnë se banesa ku janë takuar Gruevski dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Jashtme hungareze, Ishtvan Jo, duke iu referuar të dhënave nga kadastra, është pronë e dy qytetarëve kinez. Sipas portalit që të premten e publikoi videon me…
Alsat-M 2019-06-09T15:52:52+02:00 Ekspertët vlerësojnë se zvogëlimi i njësive zgjedhore nga gjashtë në një do t’i mundësonte partive më të vogla që të mos ndikohen nga programet e partive më të mëdha, ndërsa qytetarët të votojnë subjekte sipas interesave të tyre. Ish deputet Ismet Ramadani vlerëson se modeli i një njësie zgjedhore dhe lista të hapura për deputet forcon pluralizmin politik. [embedded content] Shansi sigurisht që është më i mirë për partitë e vogla të cilat nuk do të renditën në varganët partiake të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. Asnjëra nga partitë shqiptare tani nuk është parti e madhe e cila mund të…
Alsat-M 2019-06-09T15:32:37+02:00 Zyrat popullore të Presidentit jepen me qira. Ish kryetari i shtetit Gjorge Ivanov ka mbyllur të gjitha zyrat përmes të cilave ka komunikuar me qytetarët, ndërsa presidenti i ri Stevo Pendarovski, planifikon t’i shndërrojë në qendra rinore. Kontakti i vetëm i qytetarëve për ankesa, iniciativa ose lutje me presidentin e shtetit mbetet përmes postës”. [embedded content] Nga kabineti i presidentit nuk japin detaje për buxhetin vjetor që parashikohet për zyrat popullore. Sipas tyre, pas analizës që është në hartim e sipër, do të dihet qëllimi dhe shuma e mjeteve për të njëjtat zyra. Është hartuar analiza për zyrën…
Alsat-M 2019-06-09T15:29:05+02:00 Dhjetëra makina të prishura, të shkatërruara e të vjetërsuara qëndrojnë të parkuara vend e pa vend rrugëve të Shkupit. Në shumë raste ato kanë bllokuar edhe vendet e parkingut të makinave në funksion ndërsa shpesh herë edhe janë shndërruar në kosh mbeturinash. Qytetarët nuk deshën të flasin para kamerës por thanë se këto makina paraqesin rrezik për banorët, posaçërisht për fëmijët që luajnë rreth këtyre makinave. Problem më i madh paraqitet në komunën e Çairit ku ka mbi 50 makina të tilla. [embedded content] Ne kemi përgatitur fletushka, njoftime me gjitha pasojat dhe dënimet për ato persona që…
Alsat-M 2019-06-09T15:19:25+02:00 Maqedonia duhet të ndërmarrë masa urgjente lidhur me ndryshimet klimatike që tashmë ndjehen me vite të tëra në vendin tonë, paralajmërojnë përfaqësuesit e organizatave ekologjike dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile. Kushtet ekstreme klimatike, shiu i rrëmbyeshëm, periudhat e gjata të thatësirës si vjeshtën e kaluar, janë dukuritë që mund ta rrezikojnë prodhimin e ushqimit, shëndetin e njerëzve dhe sigurinë e shtëpive. [embedded content] Fermerët në masë më të madhe përballen me ndryshimet klimatike. Ka ndodhur që bletët nga shiu të mos mund të dalin dhe t’i pllenojnë bimët apo të korrat të jenë dëmtuar shkak të…
Alsat-M 2019-06-09T15:14:20+02:00 Nuk bëhen akoma publik emrat e kandidatëve të mundshëm të cilët synojnë postin e të parit të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Nga qeveria thonë se drejtori do të zgjedhet në afatet e parapara me ligj. [embedded content] Sipas ligjit, drejtorin e emëron qeveria me propozim të kryeministrit kurse zv,drejtorin e emëron qeveria por duhet ta propozojë drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Drejtori i ri i Agjencisë për Siguri Kombëtare do të propozohet në Qeveri në kuadër të dispozitave ligjore, në afatin kohor që parashikon ligji, për të miratuar njeriun e parë të këtij institucioni.”- u shpreh Muhamet…
Alsat-M 2019-06-09T15:09:05+02:00 Në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 600 persona “Fantom” apo të paregjistruar në asnjë nga evidencat shtetërore. Personat e pa evidentuar, nuk kanë të drejtë as të regjistrohen në shkolla, as të punësohen, as të gëzojnë sigurim shëndetësorë e aq më pak të punësohen. Madje shumica prej tyre, janë të komunitet romë. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë përpiluar tekst ligjor për personat e paidentifikuar, tekst ky i cili javën e ardhshme do të shpallet në ENER. Mila Carovska thotë se me këtë ligj, personave të paregjistruar deri më…
Alsat-M 2019-06-09T12:47:30+02:00 Mbrëmë janë regjistruar dy tërmete në rajonin e Ohrit dhe Strugës kanë njoftuar nga qendra seizmologjike në Shkup. Epiqendra e të dy tërmeteve është regjistruar në Liqenin e Ohrit. Tërmeti i parë është ndjerë në ora 2.10, në 4 kilometra nga Ohri, ndërsa i dyti 9 kilometra nga Struga afërsisht fshatit Misleshovë. Tërmeti i parë ka qenë me 2,5 ballë, ndërsa i dyti 2 ballë. Loading…
Alsat-M 2019-06-09T12:42:50+02:00 Është normale të takohemi me Gruevskin, janë përgjigjur nga MPJ e Hungarisë, në pyetjen e portalit 444.hu, pasi ish-kryeministri azilant është parë duke hyrë në njërën nga banesat afër redaksisë së portalit, ku ishte takuar me Ishtvan Jo, sekretar shtetëror në ministrinë e jashtme hungareze. Të premten gazetari i portalit hungarez 444.hu i kishte parashtruar disa pyetje ish-kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, mirëpo i njërjti ka refuzuar të përgjigjet. Nga aty Ministria e Punëve të jashtme hungareze është përgjigjur duke thënë se është normale të takohen me Gruevskin, pasi paraprakisht kishin mohuar një gjë të tillë.…
Alsat-M 2019-06-09T12:33:15+02:00 Pasi që të premten gazetari i portalit hungarez 444.hu e filmoi ish-kryeministrin azilant Nikolla Gruevski, ka publikuar informacione se Gruevski atë ditë ka zhvilluar takim sekret me zv/ministrin hungarez për punë të jashtme, Ishtvan Jo. Sipas portalit hungarez, takimi në ndërtesën e njëjtë ku gjendet edhe redaksioni i portalit 444.hu. Portali ka theksuar se pas dështimit të intervistimit të Gruevskit pasi që gazetari është kthyer në redaksi, ka takuar në dalje gjithashtu edhe zv/ministrin e punëve të jashtme të Hungarisë. Siç ka publikuar portali, menjëherë është drejtuar tek ministria e jashtme hungareze për të mësuar arsyen e takimit…
Alsat-M 2019-06-09T11:28:50+02:00 Paga më të lata në arsim, pagesë të K-15, respektim të ligjit dhe marrëveshjes kolektive, jo transferimit nga sektori publik në atë privat dhe ndryshim të planprogrameve mësimore. Këto janë vetëm disa nga kërkesat që punonjësit në arsim i përsëritën në protestën e sotme para Qeverisë. Të revoltuar nga gjendja momentale në arsim, përfaqësuesit e SASHK-ut përkujtuan se nuk pranojnë asnjë reformë në arsim nëse nuk përfshihen në ndryshimet e paraparë ligjore. [embedded content] Nëse shumë shpejt nuk gjendet zgjidhje adekuate, nga ky vend jap premtimin se do të bëj gjithçka që me metoda tjera të realizojmë të…

