Alsat-M 2019-06-09T15:19:25+02:00
Maqedonia duhet të ndërmarrë masa urgjente lidhur me ndryshimet klimatike që tashmë ndjehen me vite të tëra në vendin tonë, paralajmërojnë përfaqësuesit e organizatave ekologjike dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile. Kushtet ekstreme klimatike, shiu i rrëmbyeshëm, periudhat e gjata të thatësirës si vjeshtën e kaluar, janë dukuritë që mund ta rrezikojnë prodhimin e ushqimit, shëndetin e njerëzve dhe sigurinë e shtëpive.
Fermerët në masë më të madhe përballen me ndryshimet klimatike. Ka ndodhur që bletët nga shiu të mos mund të dalin dhe t’i pllenojnë bimët apo të korrat të jenë dëmtuar shkak të breshërit të papritur në një kohë kur nuk duhet të ketë breshër. Pra, ndryshimet klimatike janë këtu dhe ne duhet të gjejmë mënyrë për t’u përshtatur “.- u shpreh Nevena Smilevska- Organizata Qytetare – Eko -vetëdija
Fermerët tashmë kanë pasoja nga problemet klimatike. Prandaj ky problem duhet të zgjidhet në nivel global dhe të punohet në nivel lokal për këtë. Edhe në këtë vend ku karburantet fosile janë kah fundi, duhet të punohet globalisht për të zgjidhur problemet. Ka fonde në shtet, por është zgjedhja e shtetit nëse do të ndërtojë gazsjellës të mëdhenj ose ato mjete do t’i përdorë për burimet e ripërtëritshme të energjisë “.- tha Zholt Lengiel – Udhëheqës i Ekipit të Projektit “Për aksion klimatik”.
Në Maqedoni, më shumë se 70% e emetimeve të dioksidit të karbonit vijnë nga sektori i energjisë, dhe këto nuk janë vetëm termocentralet, por edhe sektori i transportit. Në vend, ende për automjetet përdoren benzina dhe dizeli, ndërsa përdorimi i automjeteve elektrike është pothuajse simbolik. Këtu janë edhe familjet që ngrohen me materiale të ndaluara si goma dhe plastika ose mbetje të drurit me cilësi të ulët. Për momentin, vendi po punon për ligjin mbi veprimet klimatike dhe strategji për ndryshimet klimatike.
Miki Trajkovski
Loading…



