Author: almakos

Alsat 2019-06-10T15:40:48+02:00 Për shkak të marrjes së ryshfetit prej 38 mijë eurove, policia e arrestoi Jahi Jahiun- sekretar shtetëror në Ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratë. Prokuroria dhe MPB-ja dyshojnë se Jahiu së bashku me një punonjës tjetër në këtë dikaster kanë marrë para dhe kanë favorizuar kompaninë e cila e ka fituar tenderin për të realizuar një projekt të financuar me fonde IPA në vlerë prej më shumë se 1 milion euro, me gjasa për koordinimin e trajnimeve në administratën publike. Jahiut dhe kolegut të tij madje u janë paguar edhe udhëtime jashtë vendit. E kanë informuar kompaninë që…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-10T15:32:52+02:00 Propozim-ligji për planifikimin urban është plot parregullsi, teksti përmban nene të palogjikshme dhe të panjohura që duhet të ndryshojnë. Këto janë një pjesë e vërejtjeve fillestare të ekspertëve, që debatuan sot në Kuvend dhe ishte pjesë e debatit publik, qëllimi i të cilit është të gjejë një zgjidhje ligjore cilësore, që do të vendosë rend në kaosin urban në vend. Arkitekti Martin Panovski, beson se ligji i tillë siç është, përsëri i nënshtrohet korrupsionit. Mjeti kryesor i korrupsionit në Maqedoni është sipërfaqja bruto. Kjo do të thotë se asnjë nga praktika nuk është futur në shkrimin e ligjit.…

Lexo më Shumë

Photo: Fokus Alsat 2019-06-10T15:27:01+02:00 Pasdite, për arsye të panjohura, zjarri ka kapluar një banesë në komunën e Kisela Vodës. Zjarri ka shpërthyer në katin e 5-të në ndërtesën në rrugën “Heronjët e Kombit”, thuhet se disa persona kanë mbetur të bllokuar brenda objektit. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-10T15:18:10+02:00 Rikonstruktimi i Qeverisë do të dihet pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Për momentin, ndryshimi i ministrave është shtyrë, por sipas zëvendëskryeministrit Bujar Osmani nga dita e enjte do të dihet gjithçka. Sipas Osmanit, Qeveria është duke u angazhuar që ndryshimet kadrovike t’i bëj në përputhje me agjendën Evropiane, respektivisht datën për bisedime. Planet e brendshme ne duam t’i bëjmë bashkë me planet e jashtme të vendit apo me perspektivën Evropiane të vendit. Para nesh janë vendime të rëndësishme të Bashkimit Evropian dhe nga kjo dinamikë do të përcaktohet edhe dinamika e brendshme…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-10T14:51:01+02:00 Mekanizimi i ndërmarrjes publike komunale në Strugë disa inspektorë të komunës, me mbështetje policore, sot tentuan të largojnë dhjetëra barka me pedale të vendosura buzë liqenit të Strugës. Por, tentimi ishte i pasuksesshëm pasi pronarët e barkave nuk lejuan një gjë të tillë. Të njëjtit, me protestë të qetë u ankuan se autoritetet nuk i lejojnë të punojnë dhe se kjo veprimtari është burimi kryesor i ekzistencës. Tentimi për dislokimin e tyre vjen edhe krahas vendimit të Këshillit të komunës i cili nuk e mbështeti propozimin e komunës që të shqiptohet ndalesa për parkimin dhe qiradhënien e barkave…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-10T14:27:01+02:00 Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, kanë kërkuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron që të ndihmojnë integrimin evropian të vendit. Në prag të Samitit të Këshillit Evropian, studentët përmes një letre të hapur thonë se pa ndihmën e Brukselit do të ishte vështirë përmbushja e kapitujve 23 dhe 24. Ne si studentët vlerësojmë se aderimi i RMV në Unionin Evropian, nuk mund të bëhet pa përkrahjen e tyre dhe se fuqizimi i vlerave perëndimore dhe rritja e efikasitetit të gjyqësorit, përjashtimi i drejtësisë selektive mund të ndodh vetëm me mbikëqyrje të Brukselit zyrtar.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-10T13:38:26+02:00 Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vjeshtë do të shpall thirrje për komunat që të ndërtojnë shërbime dhe vende strehimi për personat me nevoja të posaçme intelektuale të cilët dalin nga Qendrat shtetërore rehabilituese. Një gjë e tillë pritet të realizohet pasi ky dikaster ka marrë hua nga Banka Botërore për vendosjen e këtyre shërbimeve. Përfaqësuesit e ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale shprehen të vetëdijshëm se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për ofrimin e kujdesit përkatës të kësaj kategorie të qytetarëve. Krahasuar me rajonin Maqedonia ka numër më të ulët të personave me pengesa intelektuale…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-06-10T13:08:34+02:00 “Nëse arsyeja e anulimit të seancës së Komisionit për regjistrimin është VMRO-DPMNE-ja atëherë është gjë e mirë. VMRO DPMNE-ja kërkon përfshirje në proces dhe debat dhe nëse kjo nuk ndodh qëllimi i LSDM-së është të zbatojë regjistrim në mënyrë “kontrabanduse”, proces në të cilin VMRO-DPMNE-ja mund të mos marrë pjesë”, deklaroi Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-10T12:56:48+02:00 Gjatë ditës së sotme, Sektori për ndjekje të krimit dhe korrupsionit në MPB me urdhëresë të Prokurorit përgjegjës nga PTHP-ja për ndjekje të krimit të organizuar, në bashkëpunim me Prokurorinë italiane nga Milano, në mbështetje nga “EUROPRAVDA”, ka ndërmarrë aksion policor për të vërtetuar dhe mbledhur dëshmi për një person të dyshuar për keqpërdorim të IPA fondeve. Përshkak të dëshmive të personave juridik të cilët kanë qenë të përfshirë në veprime kriminale, janë bërë bastisje në Maqedoninë e Veriut dhe në shtetin Italian, edhe atë në Shkup dhe Kumanovë. MPB-ja ka konfiskuar mbi 10 desktop kompjuterë, latptopë, USB,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-10T12:16:55+02:00 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Enver Hoxhaj, sot kanë vizituar vendin ku po kryhen aktivitete ndërtimore në vendkalimin kufitar Bellanoc – Stançiq. Osmani dhe Hoxhaj kanë kontrolluar prej së afërmi do të njihen me përparimin e projektit. Gurthemeli me të cilin filloi ndërtimi i vendkalimit kufitar ishte vendosur më 11 qershor të vitit të kaluar. Në ceremoninë atëherë, përveç dy kryeministrave, morën pjesë edhe ambasadorët e BE-së në vend dhe në Kosovë, Samuel Zhbogar dhe Natalia Apostollova. Vnedkalimi kufitar Bellanoc – Stançiq po ndërtohet me financa nga programi IPA…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-10T12:11:29+02:00 Ish-Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Çiçakovski, i cili njihet pas skandalit që e kishte nënshkruar për të gjithë anëtarët e KSHZ-së për të paguar mijëra euro si formë bonuseve, edhe përskaj të pagave të majme, ka konkurruar për gjyqtarë administrativ. Emri i tij sot u lexua në seancën e Këshillit Gjyqësor, si njëri ndër kandidatët të cilët kanë kaluar aftësitë kompjuterike dhe mundet të vazhdojë më tutje me përzgjedhjen. Anëtarët e KSHZ-së, së bashku me kryetarin Çiçakovski, kanë deponuar dorëheqjen pasi që më 4 dhjetor të 2017, ish- ambasadori amerikan Xhes Bejli e kishte zbuluar skandalin me anëtarët e…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-06-10T12:03:33+02:00 Qeveria ka shpallur tender në vlerë prej 15,3 milionë euro për ndërtimin e tri pikë pagesave të reja rrugore “Kadifakovo” dhe “Preod” në autostradën Milladinovc-Shtip, si dhe “Arabinovo” në autostradën Kërçovë-Ohër. Shuma është siguruar nga Banka Evropiane për rindërtim dhe zhvillim, ndërsa në të njëjtën hyjnë dhe shpenzimet për siguri dhe pagesa elektronike “Milladinovc”, “Gllumovë”, “Zhelinë”, “Tetovë” dhe “Gostivar” midis Shkupit dhe Gostivarit. Operatori duhet të bëhet i ditur deri në tetor, ndërsa më së shumti për 12 muaj të ndërtohen tri pikë pagesat dhe të implementohet pagesë elektronike./Alsat Loading…

Lexo më Shumë