Alsat 2019-06-10T13:38:26+02:00
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vjeshtë do të shpall thirrje për komunat që të ndërtojnë shërbime dhe vende strehimi për personat me nevoja të posaçme intelektuale të cilët dalin nga Qendrat shtetërore rehabilituese. Një gjë e tillë pritet të realizohet pasi ky dikaster ka marrë hua nga Banka Botërore për vendosjen e këtyre shërbimeve. Përfaqësuesit e ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale shprehen të vetëdijshëm se vendi nuk ka kapacitete të mjaftueshme për ofrimin e kujdesit përkatës të kësaj kategorie të qytetarëve. Krahasuar me rajonin Maqedonia ka numër më të ulët të personave me pengesa intelektuale të cilët qëndrojnë të strehuar nëpër institucionet e shtetit.
“Në Demir Kapi kemi rreth 200 persona me aftësi të posaçme intelektuale të cilët duhet ta vazhdojnë daljen jashtë duke jetuar të mbështetur. Në institucionin Banja Bansko në Strumicë kemi rreth 64 persona, tanimë po përgatisim 4 banesa në këtë Komunë ku 7 personat e parë do të dalin nga ky institucion. Po bëhen hapa për Entin për rehabilitim në Shkup ku poashtu numri nuk është i madh – 34 shfrytëzues, ku një pjesë e tyre veçmë janë gati vetëm se periudhës që vjen duhet të sigurojnë banesa dhe shtëpi të cilat do jenë të gatshme që këta persona të jetojnë jashtë”, deklaroi Dushan Tomshiq, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Alsat
Loading…


