Alsat 2019-06-10T15:32:52+02:00
Propozim-ligji për planifikimin urban është plot parregullsi, teksti përmban nene të palogjikshme dhe të panjohura që duhet të ndryshojnë. Këto janë një pjesë e vërejtjeve fillestare të ekspertëve, që debatuan sot në Kuvend dhe ishte pjesë e debatit publik, qëllimi i të cilit është të gjejë një zgjidhje ligjore cilësore, që do të vendosë rend në kaosin urban në vend. Arkitekti Martin Panovski, beson se ligji i tillë siç është, përsëri i nënshtrohet korrupsionit.
Mjeti kryesor i korrupsionit në Maqedoni është sipërfaqja bruto. Kjo do të thotë se asnjë nga praktika nuk është futur në shkrimin e ligjit. Përsëri kemi mos definim të të drejtave të autorit, nëse planet kanë të drejta të autorit, ose jo. Nëse nuk kanë, duhet të thuhet, dhe të mos të lihet më vonë të dëshmohet në gjykata- deklaroi Martin Panovski -Kryetar i Shoqatës së Arkitektëve të Maqedonisë.
Përveç profesionit të lidhur me planifikimin urban, vërejtjet për autoritetet dhe krijuesit e zgjidhjes ligjore erdhën nga sektori joqeveritar, dhe sidomos nga shoqatat e mjedisit.
Çdo plan urbanistik që duhet të bëhet duhet të përfshijë të dhënat dhe matjet e rrjedhës së ajrit, si është tani, si do të jetë. Duhet të bëhet një vlerësim se si do të jenë objektet e ndërtuara, cili do të jetë niveli i ndotjes- tha Tatjana Çurelev, Organizata Joqeveritare O2.
Ministri i Transportit Goran Sugareski, e sqaroi miratimin e Ligjit të ri për Urbanizëm, i cili vuri në dukje se do të vendoset rend në planifikimin e tokës ndërtimore, sepse sipas tij, me ligjin e vjetër është bërë një kaos i vërtetë në ndërtimtari.
Në procesin e hartimit dhe miratimit të planeve urbanistike ekzistojnë dispozita, që i referohen organeve përgjegjëse për zhvillimin e procedurës, programit për financimin e zhvillimit të planeve urbanistike, kushteve për planifikimin e hapësirës, bazave gjeodezike të përditësuara, programit të planifikimit, përzgjedhjes së kontraktorit të planeve urbanistike- deklaroi Goran Sugareski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Brenda një jave, pritet të organizohet një debat i ri publik, ku do të diskutohet për ndryshimet e bëra nga ekspertët.
Ile Petrevski
Loading…



