Alsat-M 2019-06-09T15:09:05+02:00
Në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 600 persona “Fantom” apo të paregjistruar në asnjë nga evidencat shtetërore. Personat e pa evidentuar, nuk kanë të drejtë as të regjistrohen në shkolla, as të punësohen, as të gëzojnë sigurim shëndetësorë e aq më pak të punësohen. Madje shumica prej tyre, janë të komunitet romë. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme kanë përpiluar tekst ligjor për personat e paidentifikuar, tekst ky i cili javën e ardhshme do të shpallet në ENER. Mila Carovska thotë se me këtë ligj, personave të paregjistruar deri më tani, do të u jepet mundësi që të gëzojnë të drejtat e garantuara me ligj, deri në marrjen e shtetësive.
Të gjitha komentet janë të mirëseardhura që të mund të bëjmë opsionin më të mirë që përfundimisht qytetarët të kenë mundësi përfundimisht t’i dërgojnë fëmijët në shkollë, të kenë të drejtë të ndihmat sociale, të mund të shkojnë në doktor dhe spital, ndërsa më pas, pasi t’i gëzojnë këto të drejta të mund të shihet se a do të mund me procedurë ligjore të rregullohet edhe shtetësia e tyre si dhe qëndrimi në shtetin tonë sepse me të vërtetë është për të të ardhur keq që në shekullin 21 të kemi në shtet njerëz që askund nuk janë të evidentuar”.- tha Mila Carkovska, Ministre për Punë dhe Politik Sociale
I pari i MPB-së Oliver Spasovki, thotë se dikasteri me të cilin ai udhëheqë ka rol identifikimin e personave “fantom”.
MPB-ja punon në detektimin e personave që nuk janë të shkruar në asnjë evidencë të shtetit, apo të ashtuquajturit fantom që gjenden në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë: Janë detektuar gati 800 persona të tillë dhe po merren masa për një tekst pozitiv ligjor që do të ju mundësojë regjistrimin e tyre në evidencat e shtetit, ndërsa me të të ju sigurohen edhe të drejta të ndryshme megjithatë edhe të kenë detyrime të ndryshme ndaj shtetit”.- theksoi Oliver Spasovski – Ministër i Punëve të Brendshme
Personat e paregjistruar kanë tënë vend në të gjitha raportet e Avokatit të Popullit por edhe organizatave të ndryshme me theks të veçantë për cenimin e së drejtës së qytetarëve, për të gëzuar të drejtat e garantuara me ligj. Kjo çështje, si problem serioz për vendin është përmendur gjithmonë edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian.
Besian Leka
Loading…



