Alsat 2019-06-03T17:19:18+02:00 Biznesmeni Orce Kamçev gjatë ditës së djeshme ishte prezent në Këln të Gjermanisë deri sa po zhvillohej finalja e Kampionatin Evropian në hendboll, edhe pse pasaporta e tij ishte marrë nga Prokuroria si masë parandaluese për biznesmenin e dyshuar në rastin “Perandoria”. Nga Gjykata Themelore Shkup 1 sqarojnë se Kamçev ka marrë leje nga gjyqtari në procedurës paraprake, paraprakisht pas një mendimi pozitiv gjatë konsultimit me PSP-në. Kamçev gjatë muajit mars, pas vendimit të Gjykatës Supreme, u lirua nga paraburgimi shtëpiak për tu mbrojtur në liri. Loading…
Author: almakos
Alsat 2019-06-03T16:20:52+02:00 SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër 33-vjeçarit (A.N.) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “lëndim i rëndë trupor”. Dje rreth orës 18:00 në Kumanovë në rrugën “Tode Dumba”, në shtëpinë e familjes, i akuzuari fizikisht ka sulmuar babanë e tij (D.N.), duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Loading…
Alsat 2019-06-03T15:58:54+02:00 MPB njofton se dje rreth orës 22:05, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Luboten të Shkupit rreth orës 21:20 personi F.B. (38) nga fshati Luboten kishte gjetur të vdekur personin M.D. (24) shtetas i Shqipërisë. MPB njofton se sipas gjitha gjasave personi ka vdekur nga goditja e rrufesë. Me urdhër të prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Loading…
Alsat 2019-06-03T15:38:52+02:00 Seanca Komisionit Anti-korrupsion, ka nxitur reagimin e gazetarëve për shkak të mungesës së të dhënave konkrete për çështjet që diskutonte komisioni, por edhe stërzgjatjes së saj, si dhe hapësirës së ngushtë e mungesës kushteve adekuate. Pas dhënies së pushimit, shumica e mediave lëshuan seancën në shenj revolte. I vetmi vendim që përmbante informacione ishte ai për ngritjen e procedurës kundërvajtëse ndaj kryetarit të komunës së Negotinës, Toni Delkov i cili gjatë kohës së procesit zgjedhor ka nënshkruar punësime të reja. Ju lutemi që të caktoni konferencë për shtyp dhe të na informoni se çfarë keni vendosur. Për 10…
Alsat 2019-06-03T15:20:47+02:00 Akuza për organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit, dy vjet më parë, ende nuk është dërguar në Këshill për vlerësimin e akuzës. Prokuroria për Krim të Organizuar dokumentin në Gjykatën Penale me akuzë për ish kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Mile Janakieskin dhe Spiro Ristevskin, si dhe ish-drejtorin e DSK-së Vlladimir Atanasovski e dorëzoi të premten. Pasi t’u shpërndahet gjykatësve të cilët do të vlerësojnë akuzën e prokurores Vilma Ruskoska, do të vijojë seancë ku të pandehurit do të kenë të drejtën të ankimojnë përmbajtjen e akuzës. Sipas praktikës së deritanishme, ky proces mund të…
Alsat 2019-06-03T15:15:53+02:00 Emrat e ministrave të rinj do të bëhen publike deri ditën e shtunë, ndërsa jozrytarisht Alsat mëson se përbërja e re e qeverisë mund të votohet ditën e diel. Përfaqësuesit partiak thonë se gjithçka do të bëjë të ditur vetë kryeministri Zoran Zaev. Ndërsa sekretari i përgjithshëm LSDM-së, Lupço Nikollovski, tha se kryeministri vazhdon negociatat me partnerët e Qeverisë, por pa dhënë detaje. Pres deri në fund të javës të kemi hap serioz në këtë pjesë. Flas për vetë konceptin e punës së Qeverisë dhe rreth propozimeve që duhet kryetari i Qeverisë t’i dorëzojë në Kuvend. Pres që…
Alsat 2019-06-03T15:10:01+02:00 Shteti ndjek “El Chekën” për publikim e të ashtuquajturave “bombat”. Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka dorëzuar procedurën penale tek Prokuroria Kërçovës për të ndjekur një të dyshuar se ka kryer dy vepra penale “Përgjim dhe incizim të paautorizuar”, që janë të dënueshme sipas Kodit Penal. Nga organi akuzës thonë se dosjen e kallëzimit penal të e ka bërë Sektori i krimit kompjuterik dhe forenzikes digjitale nga Ministria e Brendshme, të të dyshuarit i cili me adresë është nga fshati Turin i Kërçovës, kurse veprat penale i ka bërë nga Çikago e SHBA-së, përmes profilit të tij në…
Alsat 2019-06-03T15:01:26+02:00 Ky akt, sipas Kodit Penal, është vepër penale në Maqedoni, ndërsa dënohet me burg prej 1 deri në 5 vjet. Megjithatë, kënga e njohur e tifozëve me gjuhë të urrejtjes u këndua në sheshin qendror të Shkupit dje gjatë festimit për titullin evropian të klubit të hendbollit “Vardar”. Burime nga Prokuroria për Alsat thonë se janë duke u monitoruar të gjitha ngjarjet dhe publikimet dhe çdo kund ku do të përcaktohen elemente për vepër të kryer penale, do të veprohet. Nga Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kërkojnë që institucionet ta sanksionojnë përhapjen e urrejtjes dhe…
Alsat 2019-06-03T14:47:30+02:00 Qeveria në seancën e sotme do të prononcohet për raportin e Revizionit për punën e Radiotelevizionit të Maqedonisë. Revizorët zbuluan një numër parregullsish në punën e shërbimit publik. Drejtori Marjan Cvetkovski ka autorizuar që në vend të tij, dokumente të nënshkruaj dikush tjetër, ndërsa revizorët dyshojnë se ekziston rrezik për punë ilegale. Përveç kësaj, në televizion kanë munguar pajisje, dhe janë marrë kredi për një qëllim, ndërsa paratë janë shpenzuan për diçka tjetër. Raportin e revizionit tashmë janë duke e shqyrtuar Policia Financiare dhe Komisioni Kundër Korrupsionit. Loading…
Alsat 2019-06-03T14:14:55+02:00 Komiteti i Helsinkit dënon ashpër nxitjen dhe shkaktimin e dhunës ndëretnike. Ata thonë se i inkurajojnë qytetarët të cilët gjatë ditës së djeshme ishin dëshmitarë ose viktimë të gjuhës së urrejtjes ta denoncojnë rastin e tyre në Komitetin e Helsinkit. “Bëjmë apel deri tek Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike që të hetojnë këto raste dhe të ndërmerr të gjitha masat sipas normativave ligjore. Komiteti i Helsinkit edhe më tej do të ndjek zhvillimin e ngjarjeve lidhur me brohoritjet ofenduese dhe diskriminuese dhe në mënyrë të rregullt do t’i njoftojë institucionet për veprim të mëtutjeshëm…
Alsat 2019-06-03T12:41:16+02:00 Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes shefit të Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg dhe Kryeministrit Zaev, gjatë pyetjeve të gazetarëve se sa të sigurta janë vendet e Ballkanit që nuk bëjnë pjesë në NATO, si për shembull rasti i Kosovës, Stoltenberg tha se NATO-ja është prezent në Kosovë nëpërmjet misionit të KFOR-it dhe se NATO-ja është aty për të dhënë garanci, paqe dhe mbrojtje për të gjitha komunitetet në Kosovë, po ashtu edhe të serbëve atje. Por, ai theksoi se Kosova ka nevojë më shumë për një zgjidhje politike mes saj dhe Serbisë dhe një mbështetje për dialog që…
Alsat 2019-06-03T12:15:28+02:00 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg pas mbledhjes që pati me kryeministrin e vendit dhe anëtarët e kabinetit qeveritar dolën së bashku një konferencë për shtyp. Stoltenberg e quajti këtë vizitë si një vizitë historike e NATO-s në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se vendi është gati të bëhet pjesë e NATO-s. Ai tha se në shkurt NATO-ja dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan protokollonin për t’u bërë pjesë e NATO-s. Ai mes të tjerash tha se ka qenë mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Maqedonisë që e ka mbajtur vendin kaq larg nga NATO-ja. Këtë muaj ministrja e…

