Alsat 2019-06-03T12:15:28+02:00
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg pas mbledhjes që pati me kryeministrin e vendit dhe anëtarët e kabinetit qeveritar dolën së bashku një konferencë për shtyp. Stoltenberg e quajti këtë vizitë si një vizitë historike e NATO-s në Maqedoninë e Veriut dhe theksoi se vendi është gati të bëhet pjesë e NATO-s. Ai tha se në shkurt NATO-ja dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan protokollonin për t’u bërë pjesë e NATO-s. Ai mes të tjerash tha se ka qenë mosmarrëveshja mes Greqisë dhe Maqedonisë së Maqedonisë që e ka mbajtur vendin kaq larg nga NATO-ja.
Këtë muaj ministrja e Mbrojtjes Sheqerinska do të vijë në Bruksel në mbledhjen e ministrave të mbrojtjes së Aleancës Veri-Atlantike si pjesë integruese e NATO-s dhe kur të gjithë vendet e Aleancës të kenë nënshkruar Protokollin e anëtarësimit për në NATO, Maqedonia e Veriut do të bëhet vendin i 30- të i NATO-s. Anëtarësimi do të jetë një garanci për vendin dhe prosperitetin e vendit. Ne diskutuam sot integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, sigurinë dhe inteligjencën e vendit. Do të vazhdojmë t’u ndihmojmë edhe më tutje. NATO dhe Maqedonia prej sot do të punojnë së bashku duke filluar nga angazhimi në misionin në Afganistan dhe në Kosovë. Mezi presim që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotë e NATO-s- përfundoi fjalimin e tij Stoltenberg.
Loading…



