Alsat 2019-06-02T16:38:07+02:00 I mbijetoi aksidentit tragjik të autobusit në Llaskarcë, por plagët në fytyrën e tij janë ende të dukshme. Betim Ameti, njëri nga 55 udhëtarët, të cilët më 13 shkurt nga Shkupit po ktheheshin për në Gostivar, arriti të shpëtoj nga rrokullisja e autobusit të “Duro Toursit”, që devijoi nga autostrada. Betimi thotë se gjurmë nga aksidenti ka edhe në pjesët tjera të trupit, por traumat janë më evidente, kur sipas tij, po bëhet zvarritja e dëmshpërblimeve dhe mos marrja e një epilogu gjyqësor për shkaktarët e aksidentit. [embedded content] Shumica e të lënduarve nuk kanë informatë ose i…
Author: almakos
Alsat 2019-06-02T16:30:01+02:00 Vijon hetimi për zbardhjen e tragjedisë së djeshme ku humbën jetën dy të rinjë nga Çairi, teksa punonin në hapjen e një kanali për ujësjellës. Prokuroria pret raportin e obduksionit të trupave të pajetë si dhe të dhënat mbi hetimin e dokumentacioneve për posedim të lejes për ndërtim për kryerjen e gropimit sa i përket investitorit dhe realizuesit të punimeve. Ndërkohë sot bëhet varrimi i dy vëllezërve Mustafa. Nga ana tjetër Sindikata e ndërtimtarisë rastin e djeshëm e cilëson si shkelje flagrante të të drejtave të punëtorëve duke u shprehur të bindur se nëse standardet për punë do…
Alsat 2019-06-02T16:10:49+02:00 Çfarë ka realizuar Qeveria e Zoran Zaevit, pikërisht dy vjet pas formimit të saj? Përgjigjja e kësaj pyetjeje, nga perspektiva qeveritare, mund të dëgjohej në ngjarjen disa orëshe sot në Shkup. Foli njeriu i parë i qeverisë dhe zëvendëskryeministrat, para një pjese të ministrave, deputetëve, drejtorëve, gazetarëve, përfaqësuesve të OJQ-ve dhe qytetarëve. Në fjalimin e tij, Zoran Zaev u lavdërua me disa gjëra, por më shumë hapësirë i kushtoi politikës së jashtme, mbrojtjes sociale dhe gjyqësorit. [embedded content] Ne zgjodhëm ardhmërinë, në vend të një izolimi të pakuptimtë. Është ajo përgjegjësi që askush nuk e mori dhe as…
Alsat 2019-06-02T16:01:10+02:00 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë qëndrimit në Tiranë tha se Rusia vazhdimisht përpiqet që të përfshihet në institucionet e NATO-s. Stoltenberg këtë e deklaroi pas pyetjes së gazetarëve nëse Rusia ka dorë në destabilizimin e rajonit, duke marrë si shembull përfshirjen e mundshme në protestat në Serbi, Shqipëri dhe vendet e tjera. “Kemi parë përpjekje të Rusisë për tu përfshirë në institucionet tona demokratike dhe tek anëtaret tona. Tek situata në vendin tuaj do t’ia lija kryeministrit të flas për këtë. Por përpjekjet e Rusisë për tu përfshirë në institucionet e brendshme janë të papranueshme”,…
Alsat 2019-06-02T15:47:15+02:00 Qytetarët me mendime të ndryshme për qeverisjen dy vjeçare të pushtetit aktual. Disa mendojnë se ka arritje në rrugën euroatlantike të vendit dhe në disa reforma. Por shumica ankohen për gjendjen e rëndë ekonomike dhe pagat e ulëta. [embedded content] Nuk ka asnjë ndryshim. Në teori po, por teori kemi pasur edhe në komunizëm Vëllazërim-Bashkim, në praktik asgjë, erdh “Demokracia” e njëjta është duke vazhduar nuk ka asgjë vetëm mashtrim i popullit me fraza të zbrazëta. Nuk jam i kënaqur duhet më shumë të kujdesen për njerëzit të jenë politikanët më të përgjegjsjëm për popullin. Në aspektin euroatlantik…
Alsat 2019-06-02T15:40:44+02:00 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veri-atlantik nisin sot vizitën dyditore në Shkup. Në agjendën e ngjeshur të liderëve të NATO-s do të jenë takimet me krerët shtetëror ndërsa do të zhvillohet edhe një seancë e përbashkët e Këshillit Veri-atlantik dhe Komitetit për integrim në NATO të cilin e udhëheq kryeministri Zoran Zaev. Gjatë vizitë pritet të konfirmohet edhe njëherë gatishmëria e Aleancës për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por edhe skanimi i reformave të nevojshme për anëtarësim tha në një intervistën për MIA, Stoltenberg. [embedded content] Pres të flasim për integrimin e…
Alsat 2019-06-02T15:34:46+02:00 Sekretarja e Këshilli të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu pret që Këshilli Evropian në qershor të japë datën për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bregu thotë se data nuk përben dhuratë apo medalje për politikanët por është proces të cilin e meritojnë qytetarët e të dyja vendeve. Në një deklaratë për Alsat, Bregu gjithashtu thotë se negociatat do t’i nxisnin proceset evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. [embedded content] Por uroj shumë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të arrinë çeljen e negociatave. Kjo është përmbushje e asaj pritshmërie të qytetarëve të dy vendeve…
Alsat 2019-06-02T15:19:15+02:00 Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në autostradën A3 në Kroaci. Gjatë përplasjes mes një kamioni dhe një autobusi jetën ka humbur shoferi i kamionit i cili është shtetasi i Maqedonisë së Veriut. Autobusi është me targa të Bosnje Hercegovinës, ndërsa raportohet për dhjetëra pasagjer të lënduar. Loading…
Alsat 2019-06-02T15:07:55+02:00 Gjatë dyvjetorin e formimit të Qeverisë, kryeministri Zoran Zaev theksoi në rezultatet që janë arritur në periudhën e kaluar duke theksuar se ndryshimet thelbësore janë vërejtur edhe në Raportin e KE-së për progresin e Maqedonisë së Veriut. Zaev theksoi se tani qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria presin hap të qartë nga Bashkimi Evropian dhe datë për fillimin e negociatave. Detyrat që i ka plotësuar Qeveria, tha kryeministri, sollën ndryshime thelbësore: lirim të shtetit nga robëria, proces i deinstalimit të regjimit dhe integrim të vendit si shembull që shëndrrit në Ballkan. “Të paktën kështu tonë evropianët në…
Alsat 2019-06-02T14:52:49+02:00 Rekonstruktim në qeveri nuk vlen për gratë që janë pjesë e qeverisë, sepse ato janë pak, kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev në debatin e sotëm në përvjetorin e formimit të qeverisë. Përkundër spekulimeve në publik se “fshesa” do të përfshij disa femra të ekzekutivit , zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sekerinska, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe ministrja pa portofol e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostolska mbeten në funksionet ministrore. Loading…
Alsat 2019-06-02T13:40:10+02:00 Hekurudhat e RMV-së Transport informojnë se nga data 15 e këtij muaji vendosin ofertë tarifore City Star për udhëtim kthyes në relacionin Shkup-Selanik-Shkup. Në publikimin në ueb faqen e ndërmarrjes hekurudhore është bërë e ditur se çmimi i biletës do të varet nga numri i udhëtarëve të cilët udhëtojnë së bashku, por më së shumti pesë persona të rritur dhe një fëmijë. Biletat mund të nxirren në stacionin në Shkup dhe në stacionin në Selanik. Nëse grupi përbëhet nga pesë udhëtarë të moshës madhore, bileta për një udhëtar do të kushtojë 13,5 euro ose 836 denarë. Në rast…
Alsat 2019-06-02T11:14:41+02:00 Në Parkun e Qytetit nga ora 11:00 deri në ora 14:00, Shoqata e qytetarëve për promovimin e jetesës të shëndetshme “Shëndeti im” – Shkup organizon matje falas të yndyrës, sheqerit në gjak dhe tensionit të gjakut. “Me rastin e Ditës Botërore kundër duhanit, ne duam sërish të organizojmë shtande të hapura të matjes falas të yndyrës, sheqerit në gjak dhe tensionit të gjakut nga ekipe profesionale si, duke ofruar këshilla për ruajtjen më të mirë të shëndetit, si dhe ndarje të frutave çdo kalimtari në zëvendësim të cigares së ndezur ose bishtit të cigares në duart e tyre,…

