Alsat 2019-06-02T15:47:15+02:00
Qytetarët me mendime të ndryshme për qeverisjen dy vjeçare të pushtetit aktual. Disa mendojnë se ka arritje në rrugën euroatlantike të vendit dhe në disa reforma. Por shumica ankohen për gjendjen e rëndë ekonomike dhe pagat e ulëta.
Nuk ka asnjë ndryshim. Në teori po, por teori kemi pasur edhe në komunizëm Vëllazërim-Bashkim, në praktik asgjë, erdh “Demokracia” e njëjta është duke vazhduar nuk ka asgjë vetëm mashtrim i popullit me fraza të zbrazëta.
Nuk jam i kënaqur duhet më shumë të kujdesen për njerëzit të jenë politikanët më të përgjegjsjëm për popullin.
Në aspektin euroatlantik tregoi sukses të madh, në ekonomi ka rezultate të mira, besoj se do të ketë rezultate edhe më të mira në periudhën që vijon. Për periudhën e ardhshme rekomandoj që të vazhdojë në atë kahje që po lëviz vetëm me intensitet më të madh në drejtim të përmirësimit të shkallëve të rritjes ekonomike..
Unë e di kur jam i kënaqur, kur ta hipin rrogën atëherë. Unë kam qejf të gjithë të jenë të kënaqur. 200 euro është rroga, nuk i hipin rrogat hiç, nuk po na dalin paret politikanët duhet ti tradhtojmë, kush të hyje në qeveri asnjëri nuk bëhet më i mirë hiç.
Më 10 200 denar katër anëtar nuk mund t’ia dalim, ja këtu rri dhe a do të ha drekë sot ose jo nuk e di më besoni. Nuk është e keqe Qeveria por tu japë të gjithë diçka dhe jo dikush të marrë dy mijë euro dhe dikush të marrë 100 ose 200 euro.
Loading…

