Alsat 2019-06-02T15:40:44+02:00
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veri-atlantik nisin sot vizitën dyditore në Shkup. Në agjendën e ngjeshur të liderëve të NATO-s do të jenë takimet me krerët shtetëror ndërsa do të zhvillohet edhe një seancë e përbashkët e Këshillit Veri-atlantik dhe Komitetit për integrim në NATO të cilin e udhëheq kryeministri Zoran Zaev. Gjatë vizitë pritet të konfirmohet edhe njëherë gatishmëria e Aleancës për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por edhe skanimi i reformave të nevojshme për anëtarësim tha në një intervistën për MIA, Stoltenberg.
Pres të flasim për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe përparimin tuaj në reformat kryesore, përfshirë sundimin e së drejtës, sigurinë, sektorët e zbulimit dhe mbrojtjes. Është me rëndësi të vijojë progresi në reforma ndërsa përgatiteni për anëtarësimin e plotfuqishëm, ndërsa ne vazhdojnë të ju mbështesim në këtë rrugë”-tha Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s
Përgjegjësi për integrimin e vendit në NATO tha se kjo vizitë përbën vulë finale për anëtarësimin e sigurt të vendit në Aleancë.
Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg vjen së bashku me Këshillin Veri-Atlantik i cili është trupi më i lartë politik që drejton NATO-n dhe në të cilin ulen përfaqësues të vendeve anëtare të NATO-s. Vizita e tyre këtu është një vulë finale politike për anëtarësimin tonë të sigurtë në NATO. Ata vinë këtu për të treguar se ata janë të gatshëm dhe ne jemi të gatshëm që më tej të vazhdojmë bashkërisht që Republika e Maqedonisë së Veriut të jetë anëtare e 30 e NATO-s”-pohoi Dane Taleski, përgjegjës për integrimin e vendit në NATO.
Zyrtarët e vendit dhe ata të NATO-s vlerësojnë se procesi i ratifikimit të protokollit nga vendet anëtarë për anëtarësimin e vendit vijon me ritëm të mirë. Nga firmosja e protokollit në shkurt deri më tani është ratifikuar nga 14 shtete anëtare të Aleancës.
Semra Musai
Loading…



