Alsat-M 2019-06-04T12:48:15+02:00
Si i konsideroni idetë se raportet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen një herë e përgjithmonë, me ndryshimin e kufijve. A mund të ketë kjo ndikim jo vetëm në rajon, por veçanërisht në Maqedoninë e Veriut?
Unë besoj se zgjidhja e vetme është dialogu politik mes Prishtinës dhe Beogradit, prandaj ne mbështesim fuqishëm dialogun Prishtinë-Beograd, dialogut të ndërmjetësuar. Nuk më takon mua të hy në elemente, por duhet të jetë zgjidhje politike dhe mendoj se ajo që Maqedonia e Veriut dhe Greqia e kanë arritur mund të jetë model për pjesën tjetër të rajonit, duke përfshirë Kosovën. Meqë tregon se është e mundshme të tejkalohen dallimet historike.
Për shumë vite ne menduam se është e pamundshme meqë Greqia dhe Maqedonia e Veriut nuk u pajtuan për çështjen e emrit. Ju treguat se kjo është e mundshme, nuk është çështja e asaj të harrosh të kaluarën, të harrosh historinë ose identitetin, por çështje e tejkalimit të dallimeve që të shkojmë së bashku drejt së ardhmes.
Kjo është mirë për Maqedoninë e Veriut, është mirë për gjithë rajonin, për NATO-n, kuptohet për Kosovën, nëse mund të arrijnë marrëveshje me Beogradin. Nuk i takon NATO-s që ta imponojë këtë zgjidhje, meqë ajo duhet të krijohet, zhvillohet dhe bisedohet në rajon, në mesin e njerëzve të këtij rajoni, por NATO i mbështetë këto përpjekje nga ky rajon, marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqinë, por gjithashtu me pjesën tjetër të Evropës.
Gjermania dhe Franca kanë luftuar mes vete me shekuj, por tani janë miq më të mirë. Në vendet nordike nga të cilat vijë unë, Norvegjia, Suedia, Finlanda dhe Danimarka, ne kemi luftuar me shekuj, tani jemi miq më të mirë. Pra, është e mundshme që të tejkalohet ky lloj i dallimeve, mosmarrëveshjeve dhe shpresoj se kjo gjithashtu është e mundshme të bëhet edhe në Kosovë.
Alsat
Loading…



