Author: almakos

Alsat-M 2019-07-09T16:06:45+02:00 Kjo bori e vazhdueshme e makinave shpreh nervozizmin e shoferëve që sot për disa çaste u gjenden në kaosin e trafikut në udhëkryqet te qendra tregtare “Mavrovasja” dhe Sheshi Skenderbeu. Kjo tollovi u shkaktua për shkak të nisjes së punimeve ndërtimore në urën “Goce Delçev” dhe e njejta do të vazhdojë për 40 ditë rresht. Kreu i Shkupit Petre Shilegov apeloi qytetarët për durim, në të kundërtën, siç tha ai ura do të shembet nëse punimet nuk zhvillohen me kohë. [embedded content] Bëhet fjalë për rikonstruim që nuk është kryer më shumë se 13 vjet. Ose do të…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-09T16:03:56+02:00 Apeli për ndihmë për ish-Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski arriti te Kryeministri Zoran Zaev. Një nga bashkëpunëtorët më të afërt të azilantit Nikolla Gruevski, është në grevë urie në burgun e Shutkës prej nëntë ditësh. [embedded content] Gazetar: Së paku nga aspekti human do të gjeni ndonjë mënyrë për të ndihmuar z. Janakieski të paktën me arrest shtëpiak, sepse është vërtet çnjerëzore ajo që po i bëhet?- u shpreh Zoran Zaev Paraburgimi nuk duhet të jetë dënim, z. Mile Janakieski ka tre fëmijë, ashtu si unë që kam dy fëmijë dhe nuk është njësoj për mua,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-09T15:40:12+02:00 VMRO-DPMNE-ja, pas audio materialeve nga komikët rus të cilat i konsideron si katastrofale, kërkon dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kreu i saj Hristijan Mickoski vlerëson se situata bëhet e padurueshme. [embedded content] Të ulemi menjëherë sot, të përfundojmë me të gjithë procedurat protokolare, t’i mbledhim deputetët në kuadër të Kuvendit, të mbajmë mbledhje me grupet parlamentare secili kryetar i partive politike, të caktojmë 100 ditë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Kjo më është e padurueshme edhe për qytetarët. Shteti na zbrazet, njerëzit janë të dëshpëruar dhe frustruar…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-09T15:28:53+02:00 Sot me rastin e 9 korrikut – Dita ndërkombëtare e shkatërrimit të armëve të zjarrit, në kompaninë Euronikel të Kavadarit, janë shkatërruar armë dhe lëndë narkotike të cilët ishin konfiskuar me vendimet të plotfuqishme gjyqësore. Shkatërrimi i lëndëve narkotike u bë në bashkëpunim me MPB-në. Kompania Euronikel ka mundësuar që të shkatërrohen më shumë se 400 kg lëndë narkotike dhe më shumë se 600 copë armë të cilat ishin konfiskuar më herët, kështu duke i falënderuar kompaninë përfundoi fjalimin Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-09T15:18:46+02:00 Tre shkolla të tre rajoneve të ndryshme të vendit do të shndërrohen në Qendër rajonale për arsim profesional ku të rinjtë por edhe të rriturit do të mund të arsimohen, ri-kualifikohen dhe  përforcojnë shkathtësitë e tyre. Këto Qendra duhet t’u përgjigjen nevojave konkrete të tregut të punës, ndihmojë punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e biznesit. [embedded content] Qendrat rajonale për Arsim të mesëm profesional janë mundësi e rëndësishme për avancimin e cilësisë së arsimit në shkollat e mesme profesionale në rajone, gjithashtu edhe të arrihet të punëdhënësi si dhe të sigurohet se ato do të pranojnë nxënës…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-09T15:12:21+02:00 Arta Toçi nga radhët e Aleancës për Shqiptarët do të emërohet deputet i ri në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në vend të Vesel Memedit nga RDK-ja, dorëheqja e tij u konstatua sot në seancën plenare. KSHZ-ja sot në seancë do të konfirmojë mandatin e Arta Toçit si deputet i ri. Toçi ishte pjesë e listës së përbashkët të koalicinit të atëhershëm midis ASH-së së Ziadin Selës, Unitetit të Gzim Ostrenit dhe RDK-së së Vesel Memedit. Toçi ishte edhe ish-zv/ministre e për Punë të Jashtme gjatë periudhës së formimit të Qeverisë Zaev deri në fundit e vitit 2017.…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T15:01:16+02:00 Gjyqi për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së assesi të fillojë. “Talir” është shtyrë edhe sot, për shkak të mungesës së gjykatëses që prej dy muajsh po e merr veten nga operacioni. Në sallën e gjyqit nuk u shfaq as përfaqësues i partisë. Edhe pse të pandehurit për “Talir” hynë për herë të parë në sallën e gjyqit më 18 shkurt, deri më tani të gjitha seancat e caktuara janë shtyrë. Për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së janë akuzuar Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Mile Janakieski, Kiril Bozinovski, Ilija Dimovski dhe Leko Ristevski. Fajin e pranoi…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T14:55:35+02:00 Tre shkolla të tre rajoneve të ndryshme të vendit do të shndërrohen në Qendër rajonale për arsim profesional ku të rinjtë por edhe të rriturit do të mund të arsimohen, ri-kualifikohen dhe  përforcojnë shkathtësitë e tyre. Këto Qendra duhet t’u përgjigjen nevojave konkrete të tregut të punës, ndihmojë punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e biznesit. Qendrat rajonale për Arsim të mesëm profesional janë mundësi e rëndësishme për avancimin e cilësisë së arsimit në shkollat e mesme profesionale në rajone, gjithashtu edhe të arrihet të punëdhënësi si dhe të sigurohet se ato do të pranojnë nxënës të shkollave…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T14:21:23+02:00 Qeveria ka miratuar 14 vendime për drejtorë të rinj. Megjithatë, kryeministri Zoran Zaev thotë se është akoma në kërkim të kuadrove të reja që do t’i zëvendësojnë zyrtarët që do t’i prekë “fshesa”. Kreu i ekzekutivit tha se për një pjesë të drejtorëve do të vendosin vet ministrat. 14 vendime janë miratuar por duhet edhe te paktën 10 të tjera. Nuk është ideja vetëm të shkarkohen, por duhet biseduar edhe me kandidatët potencial, kushtet e tyre, janë për pozicionet e tyre ose jo. Kur do t’i kemi të gjitha vendimet, do t’i kumtojmë. Për një pjesë të tyre,…

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-09T14:15:56+02:00 Lajmi me tri bisedat e komedianëve rus Leksus dhe Vovan me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev janë publikuar edhe në RIA Novosti, agjencioni rus shtetëror i lajmeve, si dhe në më shumë medie të tjera ruse. Vladimir Kucnezov dhe Aleksej Stojarov kanë publikuar një përgjim në të cilin, pretendohet se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në emër të ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe në njërin ndër tre bisedat në emër të Poroshenkos theksohet se shkencëtarët ukrainas kanë gjetur lidhjen e mes Aleksandrit të Madh. Loading…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T13:29:42+02:00 Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në kuadër të pjesëmarrjes në samitin e Procesit për bashkëpunim në Evropën Juglindore, në Sarajevë, sot takoi presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Siç informojnë nga kabineti i presidentit, në takim është shprehur kënaqësia nga partneriteti i fuqishëm mes të dy shteteve dhe nga trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, si në plan politik ashtu edhe në plan ekonomik. Këmbimi tregtar mes të dy vendeve është në rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2018 ka arritur 505 milionë dollarë, por potencuan të dy presidentët , bashkëpunimi ekonomik mund…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T13:22:13+02:00 Gjykimi  për financim  joligjor të partisë VMRO-DPMNE “Talir”  anulohet për më 12 shtator, për shkak të mungesës  së njërit anëtar të jurisë. Procesin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani,  ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lençe Ristevska nga PSP. Në sallën gjyqësore të pranishëm ishin të akuzuarit Mile Janakieski, Kiril Bozhinovski si dhe deputeti Ilija Dimovski dhe Leko Ristoski. Ish kryeministri gjykohet  në mungesë. Seanca e parë gjyqësore për rastin “Talir” u mbajt më 18 shkurt të këtij viti,  por procesi gjyqësor ende gjendet  në fillim dhe tashmë disa muaj anulohet fillimi  për shkak të mospranisë së ndonjërit të akuzuar…

Lexo më Shumë