Author: almakos

Alsat 2019-07-09T12:55:56+02:00 Në konferencën për shtyp të kryeministrit Zoran Zaev ka pranuar se është mashtruar në mënyrë politike nga një strukturë e mirë organizuar me qëllim për të dëmtuar vendin tonë dhe të ardhmen e vendit në rrugën Euroatlantike. “Kjo është nga tentimet për dëmtim direkt të interesave tona për të përfunduar procesin e anëtarësimit tonë në NATO”, tha Zaev. Ai ka thënë se nuk e ka ndërmend të jep dorëheqje për këtë punë. “Mendoj se nga ky rast do të dalim edhe më të fort, ka pasur edhe raste të tilla. Dëshiroj të bisedoj, të shpërndaj informacione me qytetarët,…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T12:45:52+02:00 Kryeministri Zoran Zaev në një pres-konferencë ka thënë se ai nuk është i vetëm që ka rënë pre e mashtrimeve telefonike. Ai thotë se kjo ngjarja me mashtrimet telefonike ju ka ndodhur edhe shumë kryetarëve dhe kryeministrave të vendeve tjera po edhe funksionarëve publik, por se i vjen edhe keq për atë çfarë ka ndodhur. Sipas Zaev-it lista e të përfshirëve është shumë e gjatë. Ai thotë se propagandat e tilla nuk janë në favor të vendit dhe se po shpërndahen nga mediume nga anti-NATO. Zaevi tha se në bisedën e përgjuar është dëgjuar duke thënë se është…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T12:24:08+02:00 Kuvendi konstatoi para pak çastesh dorëheqjen e Vesel Memedit si deputet dhe nënkryetar i Kuvendit. Ai tha se ndihet i zhgënjyer nga kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ameti dhe nga kreu i qeverisë, Zaev. Loading…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha në Berlin, se qeveria gjermane do të vazhdojë të japë kontributin e saj për luftimin e të ashtuquajturit Shteti Islamik. Në këtë ndihmesë gjermane llogariten avionë zbulimi të tipit tornado, avionë furnizimi dhe instruktorë në Irak. Seibert përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave tokësore. “Me anëtarët e tjerë të koalicionit anti-IS do të ketë së shpejti bisedime, se si mund të zhvillohet më tej angazhimi gjerman”, tha ai. I ngarkuari amerikan për Sirinë dhe koalicionin kundër Shtetit islamik IS, James Jeffrey i kishte kërkuar qeverisë gjermane ndihmë shtesë për luftën kundër IS-it. “Ne…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T09:41:50+02:00 Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët “Talir” dhe “Tarifa” të Prokurorisë Speciale Publike. Lënda “Talir” ka të bëjë me financimin e kundërligjshëm të partisë së VMRO-DPMNE-së për të cilën akuzohen Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski për “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare ” dhe “larje parash”, si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar për veprën “larje parash”, Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën përfshihet edhe VMRO-DPMNE-ja. Elizabeta Çingarovska nuk do të dënohet sepse ajo u dakordua me PSP, e pranoi fajin…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-09T09:39:03+02:00 Nënkryetari i Kuvendit Vesel Memedi, i cili dha dorëheqje nga funksioni i deputetit, në seancën e sotme të 104 do ta shfrytëzojë  edhe të drejtën e tij  dhe do të mbajë fjalim para deputetëve, pas së cilës duhe të konstatohet dorëheqja e tij. Memedi ka konfirmuar se sot  do të flasë  para deputetëve dhe tha se  në fjalimin e tij do të tregojë gjithçka që mendon se duhet. Megjithatë Memedi nuk tha  nëse do ta tërheqë dorëheqjen, siç brifojnë në mënyrë joformale në Kuvend, ose do të mbetet në qëndrimin e tij dhe do ta braktisë funksionin e…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-08T18:19:40+02:00 Zoran Zaev, sot ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e ri grek, të cilit i ka uruar fitoren. Zaev ka përsëritur qëndrimin se Greqia mbetet partner Strategjik për Maqedoninë e Veriut. Të dy kryeministrat kanë shprehur interes për thellimin e bashkëpunimit të dy vendeve dhe interes për takimin e tyre të parë në nivel të kryeministrave. Pas zhvillimeve të reja në Greqi, në opinion u shfaqën dilema për rolin e Greqisë kundrejt Maqedonisë së Veriut në të ardhmen. Megjithatë sipas gazetarit në televizionit shtetëror grek ERT, Aleksandër Marku humbja e Ciprasit dhe fitorja Micotakisit, nuk pritet të ndryshojë…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-08T17:59:53+02:00 Migrantët janë njerëz, nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje sociale ose migratore, por në kuptimin e dyfishtë, që emigrantët janë qenie njerëzore para së gjithash dhe sot ata janë simbol i të përjashtuarve nga një shoqëri e globalizuar, deklaroi Papa Françesku në meshën dedikuar migrantëve dhe shpëtimtarëve të tyre, në gjashtëvjetorin e vizitës së tij në Lampedusa. “Të dobëtit dhe më të prekshmit duhet të ndihmohen, është një përgjegjësi e madhe nga e cila askush nuk mund të shmanget”, shtoi ai. ”Është vetë Zoti ai që ka zbuluar nevojën për një mundësi preferenciale për ata, të cilët…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-08T17:52:13+02:00 Në Gjykatën Themelore të Kërçovës ka filluar procesi gjyqësor kundër Sheqerim Ahmetit, i njohur në opinion si El Cheka. Seanca e parë u shty për shkak të mungesës së El Chekës në gjykatë. Nga Gjykata kanë njoftuar se gjykimi është shtyrë për në 26 gusht. El Cheka jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por për shkak të procedurave, gjykatësja ka dorëzuar kërkesë me shkrim deri në polici që ta njoftojnë nëse i akuzuari është i kapshëm. Nëse në seancën gjyqësore të 26 gushtit konfirmon zyrtarisht se El Cheka nuk është në Maqedoninë e Veriut, do të përmbushen…

Lexo më Shumë

Alsat 2019-07-08T17:48:01+02:00 Në Maqedoni e Veriut ka vetëm  24 njësi zjarrfikësish, ndërkohë që në krahasim me numrin e komunave, ky numër është 3 herë e gjysmë më i ulët. Gjendja është alarmante edhe sa i takon numrit të zjarrfikësve. Në vendin tonë  ka rreth 600 të tillë, ndërsa duke marrë parasysh se numri i popullsisë në 84 komunat në vend është rreth 2 milion, numri i zjarrfikësve duhet të ishte mbi 1300 zjarrfikës. Drejtori  i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Adnan Xhaferovski, thotë se është e nevojshme që çdo komunë të ketë njësinë e saj të zjarrfikësve, por rregullativa ligjore …

Lexo më Shumë

Alsat-M 2019-07-08T16:41:27+02:00 Arrestime në Kumanovë policia ushtron dhunë, shqelma e grushte (VIDEO) Policia ka kryer disa arrestime në Kumanovë, nga video që ka siguruar Alsat, shihet që është përdorur dhunë nga ana e policisë, gjatë arrestimeve është përdorur dhunë si grushte dhe shqelma. I dyshuari dyshohet se nuk i ndaluar policisë së Likovës dhe është ndjekur nga parullat policore në Kumanovë./Alsat Loading… https://youtu.be/qnNHSTxWFG4

Lexo më Shumë