Alsat 2019-07-09T12:45:52+02:00
Kryeministri Zoran Zaev në një pres-konferencë ka thënë se ai nuk është i vetëm që ka rënë pre e mashtrimeve telefonike. Ai thotë se kjo ngjarja me mashtrimet telefonike ju ka ndodhur edhe shumë kryetarëve dhe kryeministrave të vendeve tjera po edhe funksionarëve publik, por se i vjen edhe keq për atë çfarë ka ndodhur. Sipas Zaev-it lista e të përfshirëve është shumë e gjatë. Ai thotë se propagandat e tilla nuk janë në favor të vendit dhe se po shpërndahen nga mediume nga anti-NATO. Zaevi tha se në bisedën e përgjuar është dëgjuar duke thënë se është kundër ndryshimit të kufijve dhe ka shfaqur besimin për zgjidhjen e Marrëveshjes së Prespës.
Loading…



