Alsat-M 2019-07-08T13:19:45+02:00 Prokuroria Themelore në Shkup pasi ka mbledhur të gjitha dëshmitë materiale he verbale, sot ka ngritur Aktakuzë kundër një personi, ish-kryetar i gjyqit Themelor – Shkupi për veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Në periudhë prej 23 janarit të vitit 2013 deri më 14 shtator të 2016, i akuzuari i punësuar si zyrtarë i lartë në gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup, me qëllim ka kryer në më shumë raste veprime të paligjshme që përbëjnë veprë penale. Ai akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare deri sa ka qenë kryetar në gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup/Alsat Loading…
Author: almakos
Alsat-M 2019-07-08T13:04:33+02:00 Në magjistralen Kërçovë-Ohër është rrokullisur një maune, nuk dihet ende nëse shoferi ka pësuar plagë pasi i njëjti nuk është vërejtur brenda. Qytetarët e brengosur kanë dal për ndihmë, autoritet për momentin kanë dal në vend ngjarje dhe po hetojnë rastin. Më vonë priten më shumë detaje pasi që policia të hetojë rastin dhe të dalin me kumtesë zyrtare. Loading…
Alsat-M 2019-07-08T12:46:43+02:00 Paradite është grabitur filiali i bankës NLB Tutunska në Saraj. Siç kumtojnë nga banka, grabitien e kanë kryer persona të armatosur derisa brenda objektit kishte klient dhe të punësuar. Nuk dihen detaje për autorët e mundshëm ndërsa policia është në vendngjarje./Alsat Loading…
Alsat-M 2019-07-08T10:19:01+02:00 Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë. LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Lidhja e kamerave të vendkalimit kufitarë për të dalë nga Maqedonia e Veriut: https://roads.mk/315/video-kameri Lidhja e kamerave të vendkalimit kufitarë për të hyrë në Maqedoninë e Veriut: https://kamere.amss.org.rs/ Loading…
Alsat-M 2019-07-08T08:58:57+02:00 Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për ndjekjen e kundërligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa” të PSP-së. Në seancën paraprake u dëgjuan dëshmitarët. Lënda gjendet në procedurë dëshmuese dhe e drejton gjykatësja Zheneta Begftoviq, ndërsa përfaqësues i akuzës është PSP-ja. Në lëndën Target-Fortesa të PSP-së akuzohen ish-shefi i Drejtorisë së pestë në MPB Goran Grujevski, Nikolla Boshkovski, ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska ish-drejtori i DSK Sasho Mijallkov, Toni Jakimovski, Vladimir Varelov nga DSK edhe pesë persona të tjerë nga Drejtoria. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve të DSK-së, në periudhën prej vitit 2008…
Alsat-M 2019-07-08T07:22:15+02:00 Moti do të jetë me vranësira dhe me frymë mesatare. Në pjesët malore të vendit do të ketë edhe reshje të borës. Temperaturat gjatë mëngjesit do të jenë nga 20 deri 27 gradë celsius, ndërsa temperatura gjatë ditës pritet të jetë rreth 31 gradë celsius. Gjatë ditëve në vijim pritet që temperaturat të stabilizohen. Loading…
Alsat-M 2019-07-07T15:47:43+02:00 Qesharake është mënyra e shmangies së përgjegjësisë, porositën nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, pasi dje kryeministri Zoran Zaev tha se nuk e ka dëgjuar bombën e re të publikuar për blerjen e pajisjeve për radarët e M-Nav. Nga opozita apelojnë se opinioni meriton të dëgjojë përgjigje, nëse sekretari i përgjithshëm Dragi Rashkovski është përfshirë në aktivitete jolegale. Vallë në audio materialin më të ri, Rashkovski pranon se blerja është në mënyrë kriminale apo ndoshta lëndë hetimi? Prokuroria patjetër të lirohet nga presionet e Qeverisë, nga presionet e Zoran Zaevit, presionet e Rashkovskit dhe patjetër të interesohet për këtë rast me…
Alsat-M 2019-07-07T15:34:58+02:00 Mos marrja e datës për bisedime nuk cenon Marrëveshjen e Prespës. Ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie në intervistën javore për radion “Evropa e lirë” thotë se Greqia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë alternativë tjetër, pos zbatimit të kësaj marrëveshje. “Jo aspak nuk ndikon sepse marrëveshja është çështje shpirtërorë, por edhe interes të cilin e kuptuan popujt e dyja vendeve dhe për këtë arsye marrëveshja do të zbatohet deri ne fund. Ajo marrëveshja nuk ka të ardhme tjetër. Mos marrja e datës nuk ndikon në mos zbatimin e marrëveshjes sepse neve jemi nënshkrues të asaj marrëveshje,…
Alsat-M 2019-07-07T15:26:12+02:00 Thuajse çdo ditë e korrikut pritet të na shoqëroj me temperatura mbi 30 gradë celsiuz. Për tu përballë me këtë të nxehtë qytetarët kanë gjetur forma të ndryshme. Dikush duke u rrezitur, dikush duke pushuar nën hije ndërsa më të vegjlit duke u freskuar në shatërvanët e parqeve. Qytetarët e anketuar thonë se mundohen të respektojnë rekomandimet e mjekëve për mos ekspozim në diell nga ora 11 deri në atë 17. [embedded content] Shumë mirë po e përballojë, merrem me sport, jam në lëvizje, nuk kam asnjë problem. Nuk ekspozohem nga ora 12 deri në 5 pasdite. Përveç…
Alsat-M 2019-07-07T15:16:33+02:00 Pavarësisht obligimit ligjor që brenda 6 muajve të gjitha institucionet të fillojnë me zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve, drejtori i Agjencisë Ylber Sela thekson se një pjesë e institucioneve tabelat, vulat e memorandumet nuk i kanë bërë ende në dy gjuhë. Në një intervistë për Alsat, Sela thotë se disa institucione nuk kanë vullnet që të zbatojnë shqipen. Ndërkaq për sa i përket gabimeve që bëjnë institucionet gjatë përdorimit të shqipes, Sela tha se së shpejti do të fillojë trajnimi i përkthyesve. Ai i bëri thirrje qeverisë që të përshpejtojë procedurat për themelimin e Inspektoratit i…
Alsat-M 2019-07-07T15:13:08+02:00 Në krahasim me tre mujorin e parë të vitit të kaluar, në vitin 2019 Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të mallrave të eksportuar, për 15.9% dhe njëkohësisht rritje të importit prej 14.2%. Megjithatë, vendi importon mallra më shumë se sa eksporton, ndërsa vetëm 75% e importit mbulohet me eksport. Sipas ekspertëve të ekonomisë, rritja e eksportit shkon në vijë të drejtë proporcionale me përmirësimin e standardit, përmirësimin e mënyrës së jetesës dhe rritjen e pagave. Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev thotë se Qeveria ka ndarë mbi 70 milion euro fonde për tu ndihmuar kompanive që eksportojnë…
Alsat-M 2019-07-07T15:09:03+02:00 Kumanova dhe Likova, rajoni i pesë ministrave në kabinetin qeveritar. Arbër Ademi, ministër i Arsimit, Sadulla Duraku ish ministër i Ekologjisë aktualisht i Sistemit Politik, Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm, Trajan Dimkovski ministër i Bujqësisë dhe Zorica Apostolskas, ministre për Investime të huaja. Por sa qytetarët e rajonit të Likovës dhe Kumanovës kanë parë të mira nga bashkëvendësit e tyre? Likova e cila për 2 vite kishte ministër Ekologjie, përveç papastërtisë nuk ka ujë për pije. Edhe pse penda furnizon me ujë të pijshëm rajonin e Kumanovës, fshatrat e Komunës së Likovës ujin për pijë e sigurojnë nga…

